Kryeministri Edi Rama në një diskutim për ‘Bashkëqeverisjen’ në Mat tha se me këtë platformë nuk ka më burokraci për zgjedhjen e problemeve. Po ashtu nuk la pa kritikuar edhe punonjësit në administrata duke i cilësuar disa prej tyre si parazitë që nuk mendojnë për problemet e qytetarëve.
“Një nga hallet më të mëdha në këtë vend është se po c’e se nuk ndesh në njeriun e duhur në zyrën ku troket je në det të hapur. Ne po punojmë cdo ditë për ta luftuar dhe zmbrapsur, pasi kemi një fenomen të trashëguar të administratës, ku ka shumë parazitë, grabitqarë, njerëz që i shohin qytetarët nga xhepi dhe s’ua kërcet fare kush është përballë.
“Thotë tradita që të gjesh një mik, të gjesh një kushëri që ka mundësi ti thortë dikujt që k amë shumë influencë, të takohesh me x, të marrësh rrugën të takosh deputetin në Tiranë, pra gjëra që kushtojnë shumë ekonomikisht por edhe kohë. Duke pasur këtë platformë, që ne do ta shrijmë në të gjithë Shqipërinë, ky është një aplikacion për të zgjedhur probleme. Qeveria bëhet miku juaj më i afërm,” tha Rama.
“Ministri dhe ministrja janë përgjegjës për çdo ankesë të qytetarit. Është shumë e shkurtër si rrugë, mjafton të hysh të bësh me dije problemin, dhe një skuadër me vajza dhe djem që nuk vijnë nga rruga por që kanë pasur punuar më parë, vihen në lëvizje për 10 ditë për të zgjedhur problemin”, vijoi ai.
Kush e mbushi timonier ? Di gje ti kush na i ben peshqesh keta grabitqare?
Kjo qe thote ky me kujton ate perrallen e vjeter te Qytetit te Shllafarise, qe ishte i rrethuar me male me pilaf, nga te cilet rridhnin prroje me verë dhe birrë, kurse nga permet varreshin rrota te medha djathi kaçkavall dhe çatite ne vend te tjegullave kishin tepsi me bakllava.
He pra, si Shqiperia Lazarat…..ku e ke vetingun , or tej ?
Ne cfardo sistemi , administrata i sherben qeverise . Cdo mendim tjeter perligj perpjekjet e opozites per te vene administraten kunder qeverise , gjoja ne mbrojtje te punonjesve te administrates e specialisteve me pervoje , gje qe edhe vete opozita do ta beje vete kur te vije ne pushtet d.m.th.”pastrimin “e administrates nga te ” inkriminuarit” m ilitantetapo “
Ky eshte kaq i bindur se shqiptaret jane komplet rrota K..i , sa ka filluar te sillet sikur nuk ka qene ky kryeminister per 4 vjet.
Prisni kur te thote ndonje dite qe qeveria dhe kryeministri i kaluar e kane fajin.
Dhe nuk eshte as se eshte budalla as i cmendur eshte i sigurt qe po e tha 3 here qe qeveria rama nje e ka fajin per korupsionin cdo rilindas do hidhet e do bertase shikoni ca km kemi.
Eshte fat te qeverisesh nje popull idiot.
ALPINI.
Mjafte me reklama.Kam qe ne mes tr muajit gusht qe kam kerkuar takim me drejtorin e ISSH dhe edhe sot qe po shkruaj nuk kam date takimiNe fakt eshte i LSI se bashku me drejtorin e DRSSH Tirane.
Zgjidhja e problemit eshte vete problemi,
je ti,une,ne.
Te zgjidhesh nje problem kerkohet matematike,
jo,njgjyrosje flamemadhe gjithandej.