DETAJET/ Zbulohet vendi sekret ku i kishte fshehur shumat marramendëse të parave gjyqtari Shkëlqim Miri

11 Nëntor 2017, 16:10Politika TEMA

Gjyqtari i Gjykatës së Apelit Tiranë, Shkëlqim Miri, ishte nën hetim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda prej të paktën 6 muajsh.

Ai dyshohet se ka marrë shumën e 30 mijë eurove për të lënë në fuqi vendimin e dënimit që favorizonte një të dënuar për vrasje, të cilit i ishte ndryshuar akuza në plagosje të rëndë me dashje.

Pas hetimeve dhe përgjimeve, prokuroria krijoi bindjen se gjyqtari e kishte marrë këtë shumë parash, pasi vendimi i dhënë prej tij ishte ai që pritej nga familjarët e të dënuarit.

Për të provuar këto dyshime, organi i akuzës kërkoi leje nga gjykata për kontrollin e banesës së gjyqtarit Shkëlqim Miri.

Dhe në fakt kontrolli rezultoi efikas, pasi gjyqtarit ju kapën rreth 300 milionë lekë në banesë.

Konkretisht atij iu sekuestruan 174 mijë e 810 euro, 1 milion e 149 mijë lekë dhe 1 mijë dollarë.

Burime nga grupi që ushtroi kontrollin në shtëpinë e gjyqtarit thonë për BWse paratë janë gjetur të fshehura në dhomën e gjumit të fëmijëve.

Mësohet se policët që u futën për kontroll në banesën e Shkëlqim Mirit kishin dijeni për ekzistencën e shumë së madhe të parave.

Ata e kanë kontrolluar dy herë shtëpinë dhe nuk kanë gjetur gjë. Familjarët e gjyqtarit kanë qenë në çdo moment duke kundërshtuar për kontrollin, por policët duke qenë se ishin të bindur se paratë ishin në shtëpi, kanë nisur serish kontroll të imtësishëm dhe i kanë gjetur paratë t2 futura si shtresë mes rrobave të fëmijëve.

7 komente në “DETAJET/ Zbulohet vendi sekret ku i kishte fshehur shumat marramendëse të parave gjyqtari Shkëlqim Miri”

  1. Moj shqipni e mjera shqipni says:

    Tani do ti lesh te gjitha ato qe i ka mare njerezve. Mor plera njerez. Paskrni qene mikrobi i shoqerise. Do zoti te rrasin brenda qe te ta çajne farfallen.

  2. kapitalisti says:

    tash kan fillu gjykatsim me I fut paret n byth,se s kan mo besim ne vend tjeter. por edhe atje do ja gjej hajdar polici. shkopi I gomes germon

  3. lora says:

    Po pse i kishte fshehur parate ne rroba po te ishin te tij? pastaj pse nuk i çonte ne banke qe ti kishte te sigurta, te merrte dhe perqindje?! Hajde gjyqtare , hajde! hajde prokurore , hajde! Ku jeni katandisur. Tu sekuestrohen parate, vilat, pronat, dyqanet.

  4. Une... ti... ne te gjithe... says:

    Shum bukur tani te kontrollohet dhoma e gjumit te monika krylopes per te gjetur floririn e likes

  5. cinapa1149 says:

    Shtetl duhet tu sekustroje me ligj gjthcka pervec shtepise nqs vlera eshte e justifikuar.
    Vetem keshtu do te vendoset ligji ne drejtesi

  6. lauri says:

    Lara
    ti qënke Biondinë

  7. H says:

    Ky është sulm politik i komunistave. Atij paratë ja ka dhuruar vjerri , kushëriri i dytë, një komshi i vjetët, një dhome e gruas dhe p…i i sëmës. Qeshim se nuk do na mjaftonin lotët sikur të qanim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje