VIDEO/ “Në e bëfsh këtë të bëjmë lapidar”, Rama drekon te familja nga Bulqiza (batutat)

11 Nëntor 2017, 14:58Politika TEMA
VIDEO/ “Në e bëfsh këtë të bëjmë

Kryeministri Edi Rama ka drekuar dje me Ilir Beqajn në familjen e Shaqir Toskës në Bulqizë.

Familja i kërkoi Ramës rregullimin e kanalit ujitës, një projekt që kushton 28 milion lekë. Kryeministri i dha besën përpara kamerave dhe shtrëngoi duart me kryefamiljarin me të cilin nuk munguan as batutat.

Lexojini si më poshtë:

Fshatari: Vetëm ti dhe Skënderbeu ke ardh në këtë vend,ta them me burrni.

Rama: Aman mos…

Fshatari: : S’ka bërë vaki në fshat, hallall ta bëftë zoti

Rama: Ky është djathë i egër?

Fshatari: Po. Kemi një kërkesë për ujin, se morën vesh të gjithë  që do vije këtu e na thanë të bënim një kërkesë…

Rama: Do i bëjmë ne gjithë kanalet.

Fshatari: Ne bëfsh atë, do të bëjmë lapidar

Rama: Lapidari është për heronjtë, unë s’jam hero

Fshatari: Ne jemi simas traditës, ne duam një kokë derri këtu por nuk më la kjo (për gruan)

Rama: Tani mos më ngarko më ler ta shijoj këtë djathin e dhisë.

Fshatari: Po si shenjë ta vemë.

Rama: Si shenjë vere. S’më pëlqen që gocat i lini në këmbë meqë po flasim për traditë. Pa këtë ti do ishe i marum.

Fshatari: Jo jo pa këtë mos më lëntë zoti.

Rama: Një shëndet për grunë, për gocën që këtu e dy gocat e tjera.

Rama: Sa kushton ky kanali, i keni bërë llogaritë?

Fshatari: Nja 20 milion.

Rama: Do e bëjmë, më jep dorën këtu.

(Shikon projektin, dikush nga stafi i thotë se kushton 28 milion)

Rama: Epo mirë, 28 milion, i vështirë i pavështirë, s’ka gjë që s’bëhet. Nuk e bëj për merita.

16 komente në “VIDEO/ “Në e bëfsh këtë të bëjmë lapidar”, Rama drekon te familja nga Bulqiza (batutat)”

  1. Qoka bo nomi says:

    Ali baba me vete hajdute…bravo shteti narkotik albanizstones..keshtu fitohet dashuria ne popull me joshje….

    vetingun, po presim, apo ske kohe se je ne Facebook ?

    1. Jaho Gjoliku says:

      Sali, ti je mo? Apo ke nxjerre dhenderrin per komente?
      Koqe ishe koqe mbete.

      1. mateo says:

        Ko9t jhe lodhur deri atje,zoti Rama,por hajde nje here ne Yzberish qe e ke 3 km larg zyres tende se prej 27 vjetesh shteti nuk ka bere asnje qindarke investim!
        Jemi 50 mije banore qe nuk kemi asnje cerdge e kopesht shteteror,asnje lulishte,kend lojrash apo vend per pensionistet!
        Rruget jane pa shtruar si ne sektoret e fermave te dikursghme,plehrat mbushin lagjen,qente e rruges shgetisin te lire,trotruaret i ka dhene kryebashki8aku jot me qera sikjur t’i kete nga malli i babes etj.
        Gropa,erresire,pluhur e balte,keto i gjen me shumice ne Yzberish!
        Hajde shikoje vetre nje here se ti as letrat e popullit nuk i lexon se ia ke lene ne dore ca militanteve qe nuk dine cfare te bejne me ankesat e popullit,ndersa ti merr rruget neper malesi per show mediatik!
        Vere ne pune administraten kryeminister se ti dhe Veliaj mbetet neper tv e gazeta me keq se Berisha!

    2. antonio says:

      Tamam si Rrapush Xhaferri!
      Boll dole ne media,zoti kryeminister,por futi njerezit e administrates ne pune se ndryshe ben ti e ndryshe ata!
      Nuk kemi ku i qajme hallet se nuk ta var njeri torben dhe ti ben sikur zgjidh hallet e fshatareve maje maleve!

  2. AZ... says:

    Ate dit qe erdh haberi dilni se erdhi edveri ndriten

    portat sheshet lagjet qeshin dhite pjerdhin mollaqet
    Kete here do flas pa karte thote udheheqsi i partise se do hame speca djeges do provojme dhe djathin e dhise!!!!!!! Mire se erdhe edvin djali se me ty po qesh gomari (gomeret)

    1. Bishti says:

      HAHAHAH
      Ti je gomari, apo jo?

      1. Jaho Gjoliku says:

        Jo Jo, ky eshte ai trapi nga Tirana qe shoqeron Saliun ne mitingje dhe I thote “O yll bote”. Shikoje se Ka video per kete. Nje video eshte bere ne Vlore. E kush flet be Vlore me dialekt tiranas? Ja, ky gomari.

      2. AZ... says:

        O bishti Kete koment e bera per te gjetur gomeret qe shkojne mbrapa edvinit dhe ti qenke kryegomari se fillove te qeshesh me te madhe rofte shqiperia PA gomere

  3. Fatmiri says:

    E po c’ti thuash kesaj !? Ti i thua shendet , ata thone plac!

  4. sajme qorri says:

    ben mire qe takon njerezit zoti rama, ta shikoje publiku qe fshati qendron ne kembe ne saje te tradites dhe duhet perkrahur me investime konkrete te te gjitha formave, te vola dhe te medhaja.
    mbani larg politiken e opozites nga njerezit ne komunitete dhe do kete vetem pune dhe harmoni.
    kjo eshte baza e jetes.

  5. Petrit Prengu says:

    O Bishti..

    Po ti shkruan HAHAHAHA (po qesh)
    Di gje ti mo se kush eshte gomari, ke pasqyre me vehte

  6. emer says:

    Investimi mbi ujerat e zeza ne fshat, duhet t’i kish kerkuar nje projekt komunes se higjiena. Bravo Beqja e kapi problemin.
    Me shume informacion mbi fshatin. Problemet i ka te shumta dhe shperndare, jo si qyteti
    Video reportazh i mire plus na hapi oreksin

  7. Dajti says:

    Dibranet jane njerzit me ndershem me te resepktuar dhe me te patriote te shqiperise se veriut

  8. joel shkodra says:

    Kur e pashe-o syve t’mija nuk ju zuna bese
    O Edvin-o trim mbi trimat, zemra seç mu ndeze
    Hej trim i motit
    gjak i Kastriotit,
    paj mirse na erdhe n’kto ane.

  9. joel shkodra says:

    Kur e pash-o syve t’mija
    nuk ju zuna bese
    shtatin div-o trim mbi trimat
    zemra seç m’u ndeze,
    Hej trim i motit,
    gjak i Kastriotit,
    paj mirse na erdhe n’kto ane.
    T’gjithve peshe ne kamb na çove
    po shperthen hareja,
    ti perpara ne mbas teje
    shkojm-o nder beteja.
    nder tallaze ti s’u theve
    ne çdo çast ti je me neve
    o E… Edvin, o trim i jone.
    Prisa tjer’ me ardh’ n’kto ksolla
    me na dhanun shprese
    me na pyt per halle tona
    s’kishin-o per bese.
    Tundet kuvendi,
    ndihet nji loder
    ushton mal e koder, o hej.

  10. joel shkodra says:

    Duhet edhe hyrja, fillimi i kenges:
    Erdh E… Edvini-o kah malsia,
    Me na pa-e, me na pvete
    Me na gzue, hej, hej.

    Historia perseritet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje