Pasuria e kryebashkiakëve nga Qazim Sejdini tek Xhelal Mziu

12 Nëntor 2017, 09:18Politika TEMA

Ata quhen ndryshe ‘pashallarët vendorë’, jo vetëm për mandatet e përsëritura në krye të bashkive më të rëndësishme, por edhe shkak të pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme që posedojnë. Duke iu referuar Open Data, rubrikës ‘Para dhe Pushtet’, Shqiptarja.com publikon pasuritë për vitin 2016, të disa prej kryebashkiakëve që drejtojnë njësitë më të mëdha vendore.

Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini, për vitin që lamë pas, deklaron lëvizje në 31 llogari bankare dhe karta krediti. Gjithashtu, Sejdini, në emrin e tij, të dy vajzave, të djalit dhe të bashkëshortes deklaron 18 burime të ardhurash kryesisht nga pagat dhe bizneset.

Për vitin 2016, Sejdini nuk deklaron pasuri të reja të paluajtshme, por më parë Sejdini ka deklaruar shtëpi banimi me sipërfaqe 478 m2, shtëpi banimi me sipërfaqe 120 m2 në Fier, shtëpi banimi 130 m2, zyrë 60 m2, zyrë 34.5 m2, magazinë me sipërfaqe 840 m2, dy vetura, disa kredi, dy sipërfaqe me ullinj 870 m2 dhe 1630 m2, shtëpi banimi 122.5 m2, apartamenti 102.5 m2, një ndërtesë 831.6 m2 etj. Kryetari i Bashkisë Kamëz, Xhelal Mziu, për vitin 2016, përpos pagës dhe ç’regjistrimit të një makine, deklaron se i ka marrë borxh vëllait 900 000 lekë.

Në deklarata të mëparshme, Mziu ka deklaruar shtëpi banimi me sipërfaqe 92 m2, Mercedes Benz në vlerën 500 000 lekë, ndërtimin e katit të dytë të shtëpisë, 9 000 euro kredi bankare për blerje veture tip Peugeot etj. Ndërkaq, kryetari i Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo, si pasuri të paluajtshme, për të gjitha vitet, deklaron një shtëpi banimi me sipërfaqe trualli 352 m2 dhe sipërfaqe ndërtese 100.5 m2, në Korçë, me vlerë 12 792 250 lekë, me pjesë 50%. Për vitin 2016, Filo deklaron pagën e tij, të bashkëshortes dhe lëvizje në 16 llogari bankare.

Fiqiri Ismaili
Kryetari i Bashkisë së Vorës, Fiqiri Ismaili, deklaron dhjetëra mijëra dollarë të ardhura vjetore, kryesisht nga bizneset dhe pagat e familjarëve. Për vitin 2016, kryebashkiaku demokrat deklaron pagën si kryebashkiak 808 668 lekë, 1 270 000 lekë nga qiraja e dyqanit, 6 000 000 lekë tërheqja e divident tek Agroblend nga bashkëshortja, 8 457 381 lekë të ardhura nga shit-blerjet online nga bashkëshortja, 1 418 400 lekë paga e bashkëshortes Hava Ismaili, 10 000 euro paga e djalit tek Agroblend, 501 600 lekë paga e djalit tjetër, 3 737 656 lekë të ardhura nga shitje pasurie etj.

Për vitin 2016, Fiqiri Ismaili nuk deklaron të ardhura të reja të paluajtshme, por në deklaratat e mëparshme ai ka deklaruar tokë arë 5 632 m2 në Prezë, tokë arë 5 000 m2 në Prezë, serë për prodhim fidanësh 3 000 m2, në Prezë, truall ndërtimi 1 600 m2, tokë arë me sipërfaqe 3 000 m2, 5 000 m2, 4 000 m2, ndërtese dykatëshe 829.4 m2, truall ndërtimi 2 457 m2, vreshtë 2 000 m2, tokë arë 3 004 m2, apartament 177.73 m2, apartament 106.86 m2, apartament 145.35 m2, dyqan 170 m2, bodrum 120 m2, apartament 88 m2, apartament 40 m2 etj./shqiptarja.com/

6 komente në “Pasuria e kryebashkiakëve nga Qazim Sejdini tek Xhelal Mziu”

  1. ylli says:

    Po ky e late kryehaidutin vangjush dako qe bene kerdi ne Durres,ose e keni ortak dhe nuk e permendni.

  2. qazim sejdini mbetet njeriu me briland , kryetari dinjitoz, qe ka bere per ate qytet. te gjitha akuzat jane idiote, te fabrikuara, nga njeres te menderosur. sejdinin e do qytetari dhe fshatari, meriton medalje dhe jo pergojim. me teper i kane rritur vlerat me keto idiotesi.

    1. Edi NYC/USA says:

      Sa herë i duhet Sejdinit prish e rregullo një rrugë (bevardi para kalasë)?
      Sa letra ankesë/kërkesë duhet qytetari Elbasanas ti dërgojë administratës “Sejdini” për të zbatuar ligjet në fuqi?
      Sa manipulime pronash me hipotekë duhet të zhvedosë administrata “Sejdini” për interes të tijë familjarë?
      Sa para duhet të paguaj qytetari Elbasanas për të marrë dokumentin ligjor që i takon në bazë të ligjit exzistues?
      Sa herë i duhet qytetarit Elbasanas të mbushi makinën e policisë Bashkiake me kuti alkolike për llogari të madhit “Sejdin” pa pagesë nga rafti i dyqanit?…
      Oh, Ilir demokrati! Ti ose je “Sejdini” vetë. Ose je njëri që nuk të shkon për shtat ligji, dhe drejtësia, dhe lulëzon e shkëlqen sepse pikërisht që admistrata “Sejdini” është korruptuese. E sa për qytetarin/fshatarin e duan Sejdinin këtë nuk është e vështirë për ta provuar: pyet cilindo të duash edhe të afërmit tuaj se sa shumë e duan. Po të jap një shëmbull për qerijtë e Sejdinit: Për tu shitur qerijtë e Sejdinit qytetarit Elbasanas ju nderprenë dritat. Për ty Ilir demokrati “Sejdini” në këtë rast është i zoti i biznist. Ndërsa për mua “Sejdini” kryevi krimin, e nuk u ndëshkua nga Ligji!
      Ilir demokrati ty nuk të pëlqen e të shkon për shtat Drejtësia! ???

  3. wickedgame says:

    Gjynah ky lala i Elbasanit ja paskan ngatarruar deklarimin e pasurise ,me dhendrin ,

  4. perkthyesi says:

    Ne se nuk justifikojne pasurine me pagen, sigurisht qe ka korrupsion. Ne kete rast, ka ligje, konfiskim te pasurise, dhe drejt e ne biruce! Problemi qendron ne ate se, kush do e beje, te vdekurit?

  5. #a#=°°° says:

    Duhet bërê me ligj që kêta robqirat kryebashkiakê mos tê kenê apo hapin biznese se dhe me njê berberanê pastrojnê miliona euro nga vjedhjet, korrupsoni, gjobevênia dhe tenderat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje