Gazeta “Dita” në kryeartikullin e datës 10 nëntor, me autor Bedri Islamin, i jepte të drejtë kreut të qeverisë për kritikat lidhur me profesionalizimin e medias. Mes të tjerash, Bedri Islami përmend dhe publicistin Artur Zheji, si ish- mik të Edi Ramës dhe bën një aludim për të kaluarën e Artur Zhejit. “Duke hipotekuar, sipas kësaj tradite, të marr guximin e të them se, për shembull , ka zëra se Zheji ka qenë bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit dhe nuk e besoj se ka qenë, se ka qenë bashkëpunëtor i shërbimeve të huaja dhe nuk e besoj se ka qenë, se ka abuzuar rëndë me fondet kur ishte drejtor i Përgjithshëm i RTSH, dhe nuk e di nëse ka qenë e vërtetë…”,- shkruan Bedri Islami.
Sot publicistit Artur Zheji, në një shkrim në portalin 360grade.al, i përgjigjet Bedri Islamit, por edhe gazetarëve dhe publicistëve të tjerë që janë përfshirë në debatin pro dhe kundër kryeministrit duke hedhur baltë mbi njëri-tjetrin. “Nëse duhet për të provuar se media është një kazan, ashtu si thotë kryeministri, zoti Islami, bëre mirë që më përmende. Po ta shkruaj ty dhe përmes teje edhe mjaft shkronjësve me penë të hollë apo të trashë të këtij fshati, që unë nuk kam qemë asnjë orë të jetës sime, as në kontaktin më të largët me Sigurimin e Shtetit, përveçse nëpër filmat e realizmit socialist.
Dhe është shumë e thjeshtë prova dhe sprova Bedri, se ti merr vesh mirë nga këto punë. Është vetë kryeministri, që mund t’ju kënaqë kureshtjen dhe të nxjerrë ndonjë dosje. Mund të kem qenë në ndjekje, së bashku me prindërit e mi të ndjerë, por asnjëherë në kontakt, e aq më tepër në bashkëpunimin më të largët me ato fytyra të sikletshme”,- shkruan Zheji.
Ndërkohë qëndrimeve të shprehura nga Zheji u është përgjigjur sërish publicisti Bedri Islami.
Më poshtë mund të lexoni replikat e dy publicistëve.
Përse e përmenda Artur Zhejin
Nga Bedri Islami
Në shkrimin tim, botuar në DITA dhe përcjellë në disa portale të tjerë, mes tyre edhe “Koha Jonë”, kam përmendur njërin ndër gazetarët e njohur, Artur Zheji.
E kam përmendur jo pa u menduar , e po ashtu, jo rastësisht.
Kam patur disa arsye përse e kam bërë këtë. Megjithëse i gjithë shkrimi im, me idenë se gjithnjë e më tej media po bëhet e pabesuar, mund të qëndronte edhe pa shembullin që citova, përsëri, duke e marrë me mend se do të kishte një replikë, i qëndrova mendimit tim. Nuk kisha qenë i gabuar. Zheji bëri replikën e tij, e cila është e natyrshme, por edhe, mendoj, mirëdashëse, por jo për atë ide për të cilën kisha shkruar. Por, le të sqaroj përse e përmenda emrin e tij.
Së pari, Zheji është gazetari më i zgjuar dhe më i aftë mes gjithë atyre që, me arsye e pa arsye, janë rreshtuar ashpërsisht kundër qeverisjes së Ramës e më shumë kundër tij si figurë politike. Mendova se nëse duhej të merrja një shembull, duke e pasur të qartë për vete e ndoshta edhe duke mos e sqaruar mirë, do të ishte ai i Zhejit. Në fund të fundit ia vlen të merresh me majat. Për shumë kohë Zheji ka qenë ndër gazetarët e besuar të vendit. Si korrespondent, në ato vende ku ka shërbyer, ka qenë brilant. Këtë e pranoj, edhe pa më sjellë emrat e disa nga miqtë e mi të afërt, sepse nuk kam nevojë për vërtetimin e tyre. Ndoshta, në atë kohë ata as që e njihnin Zhejin.
Si pak të tjerë, i di punët që ka bërë Zheji në dobi të Kosovës. Edhe, nëse nuk do i përmendte, kjo është një vlerë në jetën e tij, por nuk më pengon që, sinqerisht, t’i them se, egërsia dhe mllefi nuk e bëjnë atë më të besuar, dhe kjo është tema për të cilën kam shkruar.
Çfarë po ndodh aktualisht me vetë atë, Zhejin. Ai po kthehet në një gazetar i “lexueshëm”, ende pa filluar të flasë. Tashmë në diskursin e tij nuk ka asgjë të papritur, asgjë ndryshe nga të tjerët. Ai, çka nuk e kam pritur, po kthehet si të tjerët. Kur kthehet ai, çfarë pret nga një tufë mediokre, të cilët nuk e kanë vendin në gazetari? Dhe solla shembullin e tij.
Së dyti, Zheji i takon rrethit të ngushtë të miqve të dikurshëm të Ramës. Një ditë të ardhshme mund të jenë përsëri miq. Jo rastësisht, shumë nga miqtë e dikurshëm, sot janë ndër kundërshtarët e vazhdueshëm të tij. Dhe, më vjen keq, bën pjesë në atë rreth medial, i cili, edhe kur nuk gjen shkak, mjafton të flitet për Ramën dhe e shohin gjithçka në të zezë. Duke formuar kështu një bashkësi, të cilat, edhe kur kanë të drejtë, e humbin besueshmërinë e tyre, pasi, më shumë se sa fakti i zbardhur, sillet hamendja dhe zemërimi, e herë pas here, vreri.
Unë nuk i takoj atij brumi që beson ende se Rama po bën mrekullira. Duhet të jesh naiv ose sylesh ta besosh këtë, por ende besoj se, ndër të tjerët që u vërvitën në garën e qershorit, ai ishte më i besueshëm se të tjerët, sidomos duke marrë parasysh se cilët kishte ballas tij. Dikush mund të hamendësojë se pas shkrimeve të mia qëndron interesi. Nuk i kam borxh qeverisë së Tiranës, por edhe të Prishtinës, asnjë cent të vetëm, dhe, megjithëse i emëruar si këshilltar politik i presidentit të Kosovës, Thaçi, nuk paguhem për këtë.
Së treti, shembulli i Zhejit, edhe jashtë asaj që jam i bindur, tregon se si media e kazanit, majtas e djathtas, mund të përlyejë një figurë dhe për kundërshtarët të jetë e besueshme se kështu ka ndodhur. Zhejin e kanë sulmuar shumë për atë që nuk ka bërë dhe nuk e kanë vlerësuar për atë që ka bërë. Në median kazaneske janë thënë të pavërteta për të dhe këtë e di fare mirë. Jam i bindur se nuk ka qenë bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit, ndryshe nuk do të kishte guximin të radhitej kundër tij që në krye të herës, dhe, nëse shkrimi im ka tingëlluar në një kah të kundërt, jam i gabuar, por kazani e bën të tillë. Babain e tij e kam takuar vetëm një herë në jetë, në shtëpinë e mbushur me libra, rrëmujshëm, kur shoqërova dajën e nënës sime, Arif Gjylin, që, me aq sa më tha për të dhe me aq sa lexova më pas në përkthimet e mrekullueshme, është e mjaftueshme ta nderoj gjithnjë. Zheji nuk ka nevojë të ia mbushë mendjen askujt se nuk ka qenë bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit dhe as që ka punuar për shërbimet e huaja. Sot, dhjetëra analistë mburren se janë në kontakt me këto shërbime, edhe kur nuk janë, dhe unë, i pandrequr, përsëri nuk e besoj se Zheji mund të mburret prej tyre. Ose, ai ka ndryshuar gjithandej.
Mirëpo , lexova disa nga shkrimet e fundit të tij. Më vjen keq ta them, por vendin e analizës së ftohtë, të menduar e, mbi të gjitha, të besuar, e zënë hamendjet, shfrimi i dufit dhe sjellja në rrethin vicioz të fjalës që nuk përcjell mendimin e dikurshëm real e të saktë të tij. Është e drejta e Zhejit të jetë kundërshtar i qeverisë Rama dhe i vetë Ramës personalisht, por askush nuk më heq të drejtën të kem mendimin tim se kjo, le të themi, çoroditje, e bën atë jo të besueshëm si më parë.
Dhe kjo më kthen në fillim:
tek ajo që është kryesore: përse media nuk është më e besuar. Përse njerëzit e dinë, ende pa e hapur gojën një analist, se çfarë ka në mendje dhe se çfarë do të thotë? Përse analistët, edhe në panele, ndahen majtas e djathtas, si ushtarë që do të sulmojnë njëri tjetrin? Përse njerëzit ndjekin me interes një emision të Dritan Hilës, edhe pse ai është i njohur si kundërshtar i Edi Ramës apo i rrënimit të shtetit, ndërsa shumë emisione të tjera po bëhen bajatë? Mua më vjen keq që një mendje si e Zhejit bëhet e lexueshme, sepse nuk ka qenë kështu. Dhe kjo duhet ta trazojë atë, mua, të tjerët, më shumë se një hamendje e shtypit apo një lapsus ende i pasqaruar si duhet nga unë.
Në këto vite nuk ka asnjë analist që nuk është sulmuar, nganjëherë edhe barbarisht. Edhe Rama, kur ishte si të tjerët, është sulmuar. Edhe vetë gazeta Koha Jonë është sulmuar, e përsëri sulmuar, djegur e përndjekur.
Por, kanë qenë të besuara deri në fund. Kanë qenë më të besuara edhe se qeveritë, edhe se vetë opozita, në fakt ata kanë qenë opozita e besuar.
Nëse Zheji , qoftë edhe një sekondë mendon se unë hamendesoj se ai ka qenë bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit, është i gabuar, ose unë nuk e kam thënë si duhet.
Por që , edhe ai po bëhet „ i lexueshëm“ ende pa shkruar dhe ende pa folur, kjo më trishton.
Sepse kam besuar tek fuqia e pavarur e fjalës së tij.
Së fundi, jo rrallë herë, ne, po e fus edhe veten tek analistët, ngutemi të agresojmë ndaj njerëzve,edhe pse faktet nuk i kemi. Pesë minuta pasi u shpallën prefektët e rinj të vendit, Basha i quajti banditë dhe media heshti.Disa u bashkuan me të. Shkuan edhe tej tij. Nuk mendojmë se pas një emëri është një jetë, një familje një fis, ndoshta një staturë politike e ndershme sa nuk ka më. Por kur,qoftë edhe pa u trajtuar si duhet, citohet emëri ynë, zemërohemi. Sepse , edhe ne, kemi një emër, një familje, një fis, një jetë.
Nëse do të mendonim , ashtu si e duam për vete emerin tonë, nuk do të nguteshim. Dhe mund të ishim më të besuar.
Për mua, kjo ka rëndësi. Nëse në shkrimin tim jam i keqkuptuar, atëherë nuk kam qenë i zoti të përcjell si duhet një mendim, që është i qartë në veten time.
Për Bedri Islamin dhe të tjerë: Pyesni Ramën për Sigurimin e Shtetit…
Nga Artur Zheji
Nëse duhet për të provuar se media është një kazan, ashtu si thotë kryeministri, zoti Islami, bëre mirë që më përmende. Po ta shkruaj ty dhe përmes teje edhe mjaft shkronjësve me penë të hollë apo të trashë të këtij fshati, që unë nuk kam qemë asnjë orë të jetës sime, as në kontaktin më të largët me Sigurimin e Shtetit, përveçse nëpër filmat e realizmit socialist.
Dhe është shumë e thjeshtë prova dhe sprova Bedri, se ti merr vesh mirë nga këto punë. është vetë kryeministri, që mund tju kënaqë kureshtjen dhe të nxjerrë ndonjë dosje. Mund të kem qenë në ndjekje, sëbashku me prindërit e mi të ndjerë, por asnjëherë në kontakt, e aq më tepër në bashkëpunimin më të largët me ato fytyra të sikletëshme.
Kanë shkruar edhe të tjerë aludime të tilla të poshtra, por kur e shkruajte edhe ti o Bedri, thashë se qënka trashur puna, pamvarsisht se shton “që nuk e beson”.
Sepse ndoshta duhet të shkruaje që po të ishte e vërtetë, do ta dije. Le t’ja falim Kaç Myftarit këto fantazira letrare dhe këtë humor të zi, pa të cilat ai nuk jeton dot, por një burrë racional si ty, e vetëfusin në “kazan” këto rreshta. Nëse ishte kjo ajo që ti doje, ja mbrrite, por mua më vjen keq, nuk e di pse për këtë.
Sepse ti, ashtu sikundër dhe unë, e di mirë se kush janë në mes tonë “bashkëpuntorët”, ata që njihen dhe ata që nuk njihen, sepse jemi ruajtur prej tyre.
Por duke përzier të njomin me të thatin, sapo i bëre një shërbim ish sigurimsave, le të shpresojmë pa dashje, ashtu sikundër dhe unë e besoj, jo në mënyrë të rrejshme.
Kam jetuar 11 vite në Itali dhe përmes pasionit dhe aftësive të mia, vura në “shërbim” të Kosovës, editorialin e Radio Radicales në Romë, asokohe, Radioja politike kombëtare, më e madhja në Itali, me mbi 3.000.000 ndjekës.
Nëse këto janë “shërbimet e huaja”, ti e di. Arkivat e Radios janë aty, madje dixhitale tashmë.
Shndërrova në vitet 1992, nga një mik të ish jugosllavëve, në një mik të madh të shqiptarëve, të madhin Marco Pannella dhe Emma Boninon dhe mjaft të tjerë, duke diskretituar figurën e ish ministrit të jashtëm Italian Lamberto Dini dhe aferat e tija me Telekom Serbia etj. Dhe duke mbajtur nën presion ish kryeministrin Italian të asaj kohe Massimo D’Alema, për Çështjen e shenjtë të Kosovës, si e mbiquaja unë atëhere…
“Rekrutova” gazetarë që, si shef departamenti që isha, i dërgoja në Kosovën e pushtuar, për të rrëfyer për Europën tmerret që ndodhnin aty.
Kam qenë korespondent lufte në Zagreb, në periudhën e luftës së shkurtër kroato-serbe. E kam gdhirë me Arben Xhaferrin në Tetovë, kur donin ta arrestonin si kryetar të Pdsh.
Më bëre të kaloj parasyve gjëra të mrekullueshme, për të cilat skam folur dhe shkruar asnjëherë, nën trysninë e modestisë. Por dëshmimtarët janë gjallë dhe në postet më të larta, të Shqipërisë dhe Kosovës apo të Shkupit.
Po ke të drejtë duhet të shkruaj për atë eksperiencë. Po mund të pyesësh edhe presidentin Hashim Thaçi për këtë, Baton Haxhiun, edhe Ali Ahmetin apo Menduh Thaçin, pasi të kesh pyetur edhe lartësinë e tij, Ramën. Por edhe Fatos Nanon, që ishte një dëgjues i rregullt i Radios nga burgu. Nejse Bedri, e kuptoj se Rama sot është në vështirësi dhe jo prej meje dhe as prej mediave, por prej vetëvetes dhe zgjedhje të tija personale dhe me vetëdije të plotë. Kishte nevojë për një dorë. Jepja. është e drejta jote, por mos u shty deri këtu, se nuk kemi moshë, as ti dhe as unë, që të merremi me pallavra.
Dhe po ta shkruaj paraprakisht që nëse më kthen përgjigje, duhet të kërkosh të falur, në një formë ose tjetër.
Pasi të informohesh edhe pranë kryeminsitrit që ka akses kudo nëpër dosjet e të gjitha llojeve. Tung.
Pse kercen kaq ky zotnia? nuk ka asnje cep te artikullit ku po i vene gishtin si spiun, thjesht nje hamendesi “po sikur” pikerisht te marre borxh enkas nga Arturo Ui i thene ndryshe Zheji, qe jo pa qellim Bedrija nuk ja heq atesine e “po sikur”,” ka zera qe” e tje.Me sa duket ja paska vene gishtin ne plage Arturo Ui-se te medias shqiptare.
Pse te djeg o Tur Zheji shkrimi i Bedri Islamit?
E kupton edhe vete kontekstin e fjaleve te permendjes se emrit tend,por dicka te djeg qe hidhesh perpjete si pleshti ne zjarr!
Pse nuk thua qe ti qenke heroi i clirimit te Kosoves e jo NATO?
Ti je nje delirant i paskrupullt,Zheji qe i sherben vetem vetes e jo Shqiperise!
Do besh mire te shporresh nga media bashke me Bushatin,Babaramon,Fevziun etj se jeni bere kamikazet e Berishes dhe antishqiptareve!
Keni 27 vjet qe na cani trapin neper tv me lojra fjalesh sikur jeni koka e Zeusit per te gjitha problemet!
Ju derdellitni per politike,per ekonomi,per ushtri,per bujqesi,per art e letersi etj,por vetem per drejtesi nuk flitni!
Fakti qe jeni ndare ne dy llogore ne analiste te djathte e te majte veteteton se jeni te mbaruar,pra mashtrues!
Jeni bere kalemxhinj oborri!
He se spiun ke qene. Mos e thuaj, po per te qene ke qene.
Z. Islami, keni plotesisht te drejte. Ky, i ashtuquajtur gazetar, gaztor, apo cfardo, pervecse se nje servil, kurvar dhe bixhosci, ka qene edhe spiun i sigurimit te shtetit. Problemi eshte se kjo nuk vertetohet mbasi dosjen e tij e ka Sali Berisha ne shtepi, pra ne kartoteken qe ky ka ne shtepi, kuptohet se edhe nje kopje e kesaj dosjeje, ndodhet edhe ne arkivin e UDB-s serbe. Kuptohet, UDB-ja nuk ka vetem dosjen e ketij kurvari, ka te gjitha dosjet e ish-spiuneve te sigurimit, te vetmen pune qe sali Berisha ka bere mire persa kohe ka qene president dhe kryeminister.
Te tjerat i di populli shqiptar.
Shiko se sa me elokuence dhe temperament shkruan Bedriu dhe pastaj lexo Zhejin qe me theniet e tij deri ne fund, tregon se Bedriu paska shume te drejte. Po edhe une e di tani se Zhejin e lexoj qe kur hyne ne emision pa filluar per te folur. Dhe kete e ka trajtuar shume bukur Bedriu, si rralle kush.
Une jam lexues dhe shikues i te dyve . Zhej me ka pelqyer ne kohen kur dihej se Rama do te merrte pushtetin . Fliste me simpati ose nenkuptohej qe i pelqenin vendimet e Rames .Ne periudhen e koalicjonit Rama -Meta ishte gjithmone ne krah te tyre .U dilte ne mbrojtje dhe kuptohej qe i simpatizonte .Pse u prish kjo miqsi qe per mua ka rendesi .Diku jane prishur interesat . Nuk besoje se eshte parimore . Rama ka qen ai qe eshte cfaqur qysh kur mori drejtimin e Ps .Eshte shume luftarak ne kuptimin e mire dhe i prer per ato qe zotohet .Ka gabime qe nuk mund ti faturohen atij drejt per se drejti. Cfaqet disi jashte natyres se nje politikani por dhe kjo nuk demton popullin , Zhejin apo kundershtaret.Nuk ruan gjakftohtesin kur e kritikojne por kjo i takon politikanve ku perplaset tja bejne rrup sup .Gazetari apo analisti kane nje kufi tjeter nga klasa e politikanve . Nuk duhet te kaperxej kufirin mbasi eshte i cveshur nga shume imunitete qe ka politikani .
Zheji nuk kupton nje gje se cpo ndodh realishte ne politiken shqiptare .Jo vetem Zheji por dhe disa qe e mbajne veten si koka te ceshtjeve politike rreshqasin me dashje apo pa dashje ne nje vorbull politike qe i ngjan me shume shereve ose qejfmbetjeve .Kush je ti e kush jam une. Mendoj se Zheji eshte pjese e nje grupi , jo ish sigurimsash se sa krahinor . Si gjakovar vihet ne dyshim me ekstemizmin e tij pikerishte kur ne kete lufte eshte hedhur per jete a vdekje Pd . Them qe se kupton se ka kohe qe politiken shqiptare nuk e bejne ne . Vet gjendja ku jemi futur ,qe eshte jashte llogjikes, kur nje opozite eshte armiqsore, me veprime konkrete, sa detyrohen Aleatet ti kercenojne ,del qarte se kush i ka frenat e politikes sone. Ne pam se kush e nxorri Bashen dhe Pd nga Cadra .E nxori Rama .Jo.Kete se kupton Zheji dhe ata qe i mbajne ison ne studjot Tv. Zhej e kalon cakun .Hodhi dyshimet per deklaraten e Amasadorit Lu. Bile shkoje me shume kur po analizohej gjendja e kanbisit . Kur u be pyetja. Po Alatet tane kane gjishte ne kete situate prej 8 viteve . Dolen me iden se e kane mbyllur nje sy e nje vesh .Pra ka ndodhur dhe me pelqimin e tyre .Atehere themi ne nga fshati i jugut . Cfare mu… do ti qe ankohesh kur “Ai” bene sikur sna kupton .As 2Bb nuk i akuzoje per kete fenomen, por jo tani ,qe po vjen fundi i kesaj komedi, Zheji te behet dirigjenti i nje lufte teper agresive ndaj K/M sic eshte Pd . Pd ka te derejte se lufton per mbijetese ne keto situata qe Vettingu po troket .Zhejin ce djege ne kete mersele ? I dhimset populli apo imazhi i keq ne sy te botes!!!!!!!.
Jo Zheji . Per keto ceshtje duhet te jesh parimor . Ti thua qe je partiot por nuk di ta tregosh patriotizmin . Patrioti bene vepra qe i duartroket populli .Une degjoje shume kohet e fundit per ty qe ke ikur nga ajo detyre teper e rendesishme per te ushqyer e orjentuar popullin me ato qe i interesojne . Ne nje kohe qe populli e duartroket Ramen ti spo le dite e jave ne sulm kunder tij . Ketu Bedriu ka te drejte por nuk mundte te te akuzoje si spiun i sigurimit te shtetit. Po te kete fakte ,une si koleg ,do te vija e te ti thoshja . Nuk te pelqejne ato eshte tjeter gje .
Bedriu apo Mero jane me te permbajtur per mua ne kete pune te medjave .Edhe pse kane qendrime me te buta me Ramen nuk rijne ta thone ate qe nuk shkon mire . Keta nuk e kalojne etiketen edhe kur e kalon Rama .Pushteti i Rames eshte me i rendesishem se ai i medjave . Populli syte ne radhe te pare i ka tek pushteti i Rames dhe me pas vlerson dhe pushtetin e pavarur te medjave .Populli e di e eshte i bindur se peshat nuk jane njesoj .Po e teproje Rama, ai mund ta korigjoje qendrimin, por po gaboje ose e teproj medja asnje ska per ta ndjekur me .
Medjat kane detyre te sensibilizojne opinjonin nepermjet kronikave apo debateve qe ti shebejne interesave te vendit e te popullit me profesjonalizem real .Kur kane fakte konkrete te mos rreshtin deri sa ato te marrin rruge zgjidhje por jo te beje detyren e organeve qe jane kopetente per ato ceshtje qe ngrihen .Pushteti i medjave nuk eshte as polic, gjukates ,prokuror , pushtetar i administrates specialiste i fushes por avokat i popullit .Une do te mbroje interesat e vendit tim deri atje ku me lejon statusi si gazetar apo analiste .Une skam degjuar ne asnje vend te botes demokratike qe nje gazeta ti thot K/M se je psikopat, narkoman, hajdut , ta trajtoj si te akuzuar e ti beje pyetje c’tivije ne koke . Kete e ka bere Rakipi po e bene tani me force te madhe Zheji. Keto jane kapexim kopetensash .Gazetari apo kushdo tjeter i medjave nuk del dot jashte kornizes se tij. Motivet mund te jene te ndryshme por ato nuk duhet te krijojne nje precedent konfliktual .Ky konflikt del ne pah dhe merr karakter agresiv kur ka ngjarje te renda e te pa falshme per fatet e vendit . Dhe une pershendes medjat ne skandalet madhore qe kemi kaluar gjat udheheqjesse se Pd . Per gabimet e Berishes e grupit te tij pushtetar. Kam duartrokitur e perkrahur Gazeten Koha Jone qe dha nje konrtibut te vecante per denoncimin e ngjarjet e 97 e me pas . Por dhe kjo gazete e kaloj cakun e me pas drejtusi i saj u be aleate me te .Keto nuk duhet te ndodhin me medjat dhe ata qe i drejtojne ato .
Zoti Shpatari te admiroj per shkrimin tuaj ndaj Artur Zheit ku e sqaroni shume mire qendrimin e tij si gazetar qe flet me urrejtje e jo me llogjike e fakte duke mohuar cdo gje sado te vogel te qeverise Rama e duke mburrur shume gjera a veprime te tjera te kundershtareve te Rames pa asnje te vertete.Ju uroj shendet
360 Gradë! kur rrotullohesh mbetesh perseri ne te njejtin drejtim! Ne shumicen derrmuese te shkrimeve te ky portal bejne buje titujt, dhe askush nuk i lexon artikujt se po ti lexosh, brendia eshte e kunderta e titullit ose nuk ka asnje lidhje me titullin! Pale sikur te flasesh per faktet, te gjithe artikujt fillojne me: nga burime te sigurta mesohet se, ka te dhena te sigurta se…. nga burime brenda prokurorise mesojme se…
Sido qofte me kete lloj media Trumpi erdhi ne pushtet! Per hajer i dalte popullit shqiptar!
Gazetar i mire se ben llam llam?
Kush e paguan?
Ku qendron e keqia ka qene apo jo ” sigurims”…puntor shteti me pak fjale.
Si gazetar mund te them qe ishte kokrra e kurves.
” tema” kur shkruaj- komentoj tek gazeta juaj…me thote se: komentet e mia nuk jane te mbrojtura dhe se nje i dyte ka akses?
Është një super i POSHTËR si njeri ky mulla Omari.
Në fakt, ka qene spiun sepse agjentë rektutoheshin pikerisht ata qe kishin nje kleçke familjare. Arturi ka qene i biri i Petro Zhejit qe ishte pothuaj dissident.
Nje kusheriri im, i biri i nje oficeri të kohes, kur e pyeti parà disa vitesh të atin nese kish qene agjent i sigurimit, ai ju pergjigj: “budalla, po pse të isha agjent ?? Unë isha komunist me teser partie !! Unë e denoncoja hapur armikun e klases, s’kisha pse të isha agjent I fshehte”.
Keshtu dhe puna e Artur Zhejit: ai ka qene familje me kleçke, ndaj ishte e natyrshme qe Sigurimi ta rekrutonte, ndaj dhe zerat nuk duhet të jene pa gje.
Se sa ka spiunuar, kjo eshte tjeter pune. Por Arturi s’ka pse kercen perpjete. Fati i keq é kish bere të mos ishte djale oficeri, por djale disidenti.
Dmth spiun.
Po te gjitheve u paska dhene Ramsesi droge juve? Ah more popull qe nga skllav u bere edhe I droguar. Tani s’ka me shprese qe drita e se vertetes te hyje ne shpirtin tuaj. Po kendoni si zhabat ne mocalin e ndyre te krimit dhe mashtrimit. Kendoni derisa krokodi rama t’ju gelltise te tereve me ca kokaine si per lezet! E ka thene Noli I madh “Skllever bij sklleverish…” Ne nje moment qe duhet te sulmoni dhe t’i zhdukni drogaxhinjte, hajdutet dhe politikanet e korruptuar, sulmoni gazetaret. Qelbesirllek deri ne gryke.
Bedri Islami…….organ i jashteqitjes i Edi Rames.Hermodhathe ose majasell ne kanalin e jashteqitjes te Kryeministrit.E habitshme eshte qe ndjehet krenar.????.I dhjere por krenar…..komunist palaco Bedri Islami.
..parate e TVSH i paska vjedhur…nuk reagon per parate..nuk ka nevoje te hapen dosje per kete pune.Gazetar qe ka vjedhur nuk ka surrat te na bej moral…por te denohet.
Mos e ekzagjeroni tani. Zheji kurre nuk ka qene kurvar, vetem bixhozi i ka pelqyer pak.
Bedri te pergezoj,gjithmon shkrimet e tua me kane terhequr je realist dhe menyra e te argumentuarit te shqetesimeve e problemeve aktuale politike eshte fantastike.Edhe nje here bravo.
ore Bedri Islami,shkrimi yt eshte i matur dhe i pa merituar per Rracen Bastarde si Zheji……nuk kam interes se ka qene apo jo spijun Arturo(sepse shumica e Shqiptareve kane qene spijune dhe te perndjekur.)…….por di vetem te them qe Rakija e ben skandaloz njeriun……
Medet, medet, cfare po na degjojne veshet!
Bedriu me bojna ,na akuzon Zhejin se paska qene bashkpuntor i Sigurimit!…
Po ty Bedro, kush te dergoi ne Kosove, nuk te dergoi Sigurimi i Ramirez Alis?…
Ky Bedriu yne hiqet me katolik se Papua!
Ky qerrata harron , hiqet sikur nuk ka jetuar ne Shqiperi , por ne Hene APO ne Mars!…
O Bedro, pse u perjashtove nga Histori Filologjiku me ceremoni?…
Po Kolonelin e UDB-se , I.Z., i porositur si Kosovar, e ke njohur ti Bedri?…E ke patur shok Fakulteti, APO klase, grupi, tek gjuhe-letersia?…
Bedri, ti je perjashtuar nga Fakulteti per nje veprim te ulte, si Hajdut xhepash!
Dhe jo thjesht Hajdut xhepash, por ke vjedhur ne gjume shokun tend te Kursit A. Ll.
Ti e ke pranuar edhe vet kete o Bedri dhe te 28 shoket dhe shoqet e grupit, n j e z e r i, duke perfshire edhe shkodranet qe te njihnin me pare, e denuan vesin tend te ulte…
Pastaj e vazhdove shkollen ne Shkoder, u fute tej ” Jeta e re” e me pas ne Zeri i Popullit, kur Zeri t te Popullit kish filluar tei kendonte Qyqja!…
Deri ketu une jam gati te ballafaqohem sy per sy me ty Bedri, por ma merr mendja edhe ata qe te njohin si te tille.
Bedri, rruga jote me pas, duke u infilteruar ne Levizjen Kosovare le shume per te dyshuar!…
Po ti kisha mundesite do ta shkoja ne filter gjithe aktivitetin tend ne Kosove!…
Bedri, jane vrare shume bij Nenash te Kosoves Martire nga spiunazhi serb!
Si e hodhe ti Bedri ne dore gjithe arshiven e aktivisteve te Kosove?!…
Dapjo rol ke lozur?!
Une te kam pyetur nje here per kete:
CILI JENI JU ZOTI SORGE….?!
Eshte metode e njohur Bedri qe te hiqesh me Katolik se Papa…ti hiqesh si Atdhetar, bile shkon deri atje sa nuk le Gazete pa shkruar se gjoja je i biri Zenelit, qe pershkruan Migjeni i Madh…Po i biri Zenelit je por jo i Zenelit personazh tipik i Migjenit, , por i atij Zenelit qe ja futi Vehtes, APO e vrane te tjeret, si te implikuar ne faje qe cojne nje njeri deri ne Vetvrasje!…
Bedri, mos na u hiq si mbrojtes i Rames dhe mik i Thacit, Ali Ahmetit se ndoshta kur te urdheroje Ustai, ti i fut Thiken edhe Rames, edhe Thacit, edhe te tjereve qe u pergjerohesh se i ke shoke per koke!…
Bedri , ti ju ngjite DITA-s si M…pas Kepuce!
Ti je pa Talent Bedri, me shume je nje kopjac qe shkruan me gjera te thena e te sterthena. qe i ka shkruar Merua dhe shoket e tij me dhjetra here!…
Bedri, vjen nje Dite dhe hiqen Maskat!
Prandaj une po te pyes perseri:
CILI JEN I JU ZOTI SORGE?!…
Edhe dicka:
Edhe une nuk e besoj qe ti Bedri me Bojna, te kesh qene ne Dopjo rol, D O P I O S P I U N,
por mire eshte qe F I L T R I, te te kaloje edhe ty Bedri, se do vije nje dite dhe do hapen Letrat, do dale e Verteta!
E Verteta eshte si Mali i Dajtit qe i rri prane Tiranes!…
Nuk e kuptoj arsyen dhe kurajon qe ka dikush,kur nje dite dimri shkruan nje artikull te tere per nje person te caktuar,qe ne fund te fundit nuk paguhet nga taksat tona.Arrin deri atje sa te shesi dhe moral.Perse?
Sado sofizma te tjerrin, qofte Bedriu (i Islamit) apo Turi (i Zhejit), te dy jane pjese kembimi e kazaneve te medias sepse ne Shqiperi e ka marre ferra uraten. Pra te gjithe jane ne sherbim te dikujt dhe jo te popullit. Perndryshe nuk mbijetojne, ose me shkoqur nuk mund te grumbullojne pasuri te mjaftueshme per te qene pjese e parise apo per tu avitur sa me prane padroneve te tyre. Shikoni se si vetem dallkauket, servilet dhe sidomos mercenaret jane specie qe zhvillohen me shpejtesi ne token e Arbrit. Disa prej tyre jane sigurisht me te zgjuar apo me dinake se te tjeret. Ketu ben dallim Zheji nga Islami, prandaj ky i fundit rreket ti beje qejfin edhe duke e kundershtuar. Nuk mund te harrohet percaktimi i Fatos Nanos, kur e pyeten se pse zgjodhi Artur Zhejin: “Sepse ai di te genjeje me bukur se te tjeret”.
Ha, Ha, Ha!
Tenxherja i tha tiganit “Ti je i zi.”
Ose e thene ndryshe ne gjuhen popullore, “Shau mu.i ka.en.”
Ne komisaret dhe sekretaret e partise jemi ne gatishmeri te mbrojme komandantin tone Bole Palla,mos u futni ne gojen tone se ne ju nxjerrim tradhetor dhe spiune ,hajdute dhe te koruptuar,Lere me pastaj te bini ne goje te kryekomisareve Mero Avdalli dhe Bedri Prapanica,skeni me shpetim ne jemi ORK.