Numri dy i PAA, apel Dukës: Braktis Bashën, drejto lëvizjen për pastrimin e politikës

12 Nëntor 2017, 23:15Politika TEMA

Numri dy i Partisë Agrare Ambientaliste, ish deputeti Uran Metko, i ka bërë një apel kreut të partise, Agron Duka, i cili mbeti jashte kuvendit pas zgjedhjeve të 25 qershorit.

Permes një postimi në rrjetet sociale, Metko shprehet, se Agron Duka duhet të largohet nga e majta dhe e djathta për të drejtuar lëvizjen për pastrimin e politikës.

Sipas tij, kjo është një kërkesë emergjente e qytetarëve të zhgënjyer.

“Zhgenjimi i elektoratit shqiptar majtas dhe djathtas! Kerkon shprese kerkon pastrim te politikes!Ne takim me banore te lushnjes i behet thirje kryetarit te PAA Z.Agron Duka te distancohet nga e djathta dhe e majta dhe te drejtoje levizjen per pastrimin e politikes!

Vetem nje njeri i tille me burreri dhe perkushtim mund ta kryeje kete mision!Fryma e krijuar prej tij nuk duhet te ndalet shprehet nje nga fermeret e zones!”, shprehet Metko.

2 komente në “Numri dy i PAA, apel Dukës: Braktis Bashën, drejto lëvizjen për pastrimin e politikës”

  1. "BOHOTINA" says:

    Si Agroni do ta pastroje politiken? Nje tip pelivani sa majtas djathtas e paska kete tager? Te pastroje veten njehere, pastaj te tjeret.

  2. Sali says:

    Politika te spastrohet nga Duka , me kujton shprehjen “e perjashtuan prostituten nga bordello per imoralitet”!
    Kaq budalla paske ngelur o Uran Metko?! Kaq keq qenke shitur o Uran Metko?!
    Zgjidh e merr nje nga te dyja…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje