VIDEO/ Ndërtohet ura në Komsi të Matit, Rama: Më vjen mirë që i kemi çliruar banorët nga gjithë ky ankth i madh që...

12 Nëntor 2017, 16:39Politika TEMA

Kryministri Edi Rama ka publikuar një video në facebook përmes së cilës tregoi urën e re të ndërtuar në fshatin Komsi, Mat.

Teksa poston videon Rama shkrun gjithashtu se nga kjo urë do përfitojnë  300 fëmijë të cilët do të kenë më lehtë të aksesojnë shkollën.

“Mua më vjen shumë mirë që i kemi çliruar nga gjithë ky ankth i madh gjithë ato familje dhe prindër që i kanë sjellë fëmijët për në shkollë duke bërë cirk këtu dhe është një shembull i shkëlqyer që kur në terrenin e vështirësive të problemeve, halleve, shqetësimeve, të shpresave dhe nevojave të njerëzve të jemi bashkë, të majtë dhe të djathtë të bëjmë ura. Kur pastaj jemi në parlament i japim kazanit zjarr. Unë jam me urat s’jam me kazanin”,- shprehet kryeministri në momentin e inaugurimit të urës në prani edhe të ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka.

2 komente në “VIDEO/ Ndërtohet ura në Komsi të Matit, Rama: Më vjen mirë që i kemi çliruar banorët nga gjithë ky ankth i madh që…”

  1. Fredi says:

    Ure eshte kjo?!!! Po ato qe u bene te rruga e kombit si quhen?

  2. Bardhi Tolabi says:

    O Fredi!
    A ben dot dallimin midis nje rruge fshati,me nje rruge nderkombetare?Kur te Jesh i zoti ta besh kete dallim,atehere ke te drejte’ te besh dhe nderyrje “sqaruese”…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje