“Një hajdut pulash që kërkon të bëhet deputet”. “Një oborr shtëpie i zbrazur nga njerëzit e i mbushur nga ferrat”.
“Një arkivol emigranti që qahet nga familja e gabuar”. Këto janë vetëm pak nga episodet e romanit “Lulet e skajbotës” që ish-deputeti Socialist, Namik Dokle sjell këtë nëntor për të përshkruar Shqipërinë e tranzicionit të zgjatur, ku emigracioni merr me vete dhe trurin dhe inteligjencën e kombit dhe lë hapësira për promovimin e njerëzve të pamoralshëm e të pa arsimuar.
“Jam përpjekur të përshkruaj një realitet dramatik të sotëm që është një realitet dramatik në të gjithë vendin. Ka edhe personazh në libër që, siç e kam thënë nga hajdut pulash bëhet biznesmen i madh dhe nga biznesmen i madh synon të bëhet deputet, edhe pse ka diplomën e universitetit dhe përgatitet për kandidat shkencash ndërkohë që nuk ka dëftesën e tetë-vjeçares.”, tregon Dokle
Dokle, i cili ka investuar dekada nga jeta e vetë në politikë, thotë se kjo e fundit i ka shkaktuar shumë plagë shoqërisë.
“Një personazh në libër thotë që: po ikin djemtë dhe oborret tona po i zë gjëma e ferrave. Tranzicioni është koha që ndanë njerëzit në fajtorë dhe në vuajtës dhe realisht ka pasur shumë ngjarje që mund të shmangeshin dhe duheshin shmangur pa tjetër që njerëzit e thjeshtë të mos vuanin siç kanë vuajtur. Më shumë i drejtohem këtyre njerëzve dhe nëpërmjet tyre dh institucioneve që bëjnë politika që të mos braktiset vendi! Le të lëvizim lirshëm por të mos braktisim atë çfarë na ka lënë natyra dhe perëndia! Sot, sipas mendimit tim, nuk ka të gjithë bashkëvujatës dhe bashkëfatorë, por ka fajtorë dhe vuajtjes dhe vuajtësit janë nga njëra anë dhe fajtorët nga ana tjetër”, tha Dokle
Në roman, Dokle i referohet disa herë me shpotitje dhe ironi Akademisë së Shkencave. Ai mbështet tërësisht qasjen e kryeministrit Rama për një reformë të thellë në këtë institucion.
“Çdo Akademi Shkencash duhet të meritojë emrin që ka dhe një shtet pa akademi nuk mund të jetë shtet që mund të përparojë dhe unë në këtë kontekst jam plotësisht dakord që Akademia duhet të reformohet dhe duhet të merret me çështje të rëndësishme të zhvillimit të shtetit tonë”, deklaron Dokle
Tashmë, jashtë parlamentit, Dokle është i vendosur t’i dedikohet tërësisht letërsisë, për të thënë ato që korridoret e politikës nuk ja kanë lejuar të thoshte.
“Letërisa dhe politika janë shumë xheloze ndaj njëra tjetrës”, shprehet Dokle.
Promovimi i Librit të Dokles do të bëhet në ditën e parë të Panairit të Librit në Pallatin e Kongreseve, të mërkurën në orën 18:00.
Poooo….,”korridoret e politikes” nuk lejojn qe te thuash,apo te kundershtosh emerimin
si Drejtor Shkolle te nje halabaku(qe nuk ka mbaruar Gjimanzin),vetem e vetem sepse ai
eshte militant,vetem e vetem sepse ai uleret dhe kerrcenon qe tja japesh voten Partise se tij.
Dhe ky fenomen,eshte realitet tani,ne keto momente,jo vetem ne Fshatra,por edhe ne Qytete.
Arsmi shqiptare eshte katastrofe,Afrike eshte pak te thuhet,dhe e gjitha kjo me vetedije nga
militantet partiake.Shqiptarit jepi dipllome,por jo dije,thone serbet.Kjo po ndodh tani tek ne.
nje nga plenat kriminele te rraces komuniste..shkrun dhe libra ptuuuuuuuuuuuuu rrace e poshter
Urime te nderuari Namik Dokle, qe si gjithnje-“Gur keshtjelle), per te miren e vendit.
Ajo qe ka bere ;terheqia nga pjesmaria direkte nga Politike e nderoj.
Po nuk e perjashtoj te thote cduhet thene.
Me rrespekt e konsiderate.
Guri Naimit D.
Ore Namik, nje nga ato qe kane ndihmuar” hajdutet e pulave ” te behen deputete ke qene edhe ti. Te kujtohet, gjate fushates ne Cerrik, kur ke telefonuar ne Tirane per te hequr nje drejtor duke thene se e ka zemren djathtas, pasi vendin e tij e synonte nje “hajdut pulash” qe e kishe ne krahe gjate fushate.Ishe kaq i prirur ta ndihmoje “hajdutin e pulave” , sa nuk u interesove te pyesje se cili ishte personi qe do te hiqje ( njeri puntor, me integritet , i ndershem, indiferent ndaj partive dhe per me teper shok i ngushte i vellait tend). Me vone , kur i more vesh te gjitha keto tentove te besh nje manover , por” hajdutet e pulave ” te vune ne bese : na ke dhene besen qe do ta besh dhe ti natyrisht je njeri i beses dhe e bere.
pis njeri ky namik dokle
Ti dokle karagjozi je per 27 vjet ne anen e fajtoreve,,,,kurrsesi te vujatesve,,,me zgjedhjen tende, jo te korridoreve te politikes.
E nise me ramiz rrugac boshnjakun,,,,e vazhdove me nano-kurvat ,,,e sose me cmendurite e anika dokles.Ne te tri etapat je nga gjellitesit e Shqiperise,me vetedije antishqiptari.Gjemat qe I keni shkaktuar njerezve ,pas nentedhjetes,,,,I pagofshi pa ikur nga kjo bote.
Ku eshte e keqia qe nje hajdut pulash te behet deputet ?? Po te shikojme qe nje hajdut ordiner floriri u be president i republikes , eshte teper e volitshme qe nje hajdut pulash te behet deputet. Si hajdut pulash , si hajdut floriri , si hajdut bankash , kane nje emerues te perbashket , hajdutllikun .Po ti neneshtrohemi ligjit te matamatikes , i takon plotesisht te behet deputet ……………….