FOTOT/ Vdekja tragjike e gazetares së “Klan”, televizioni fsheh ngjarjen e rëndë (rasti i dytë pas 21 janarit)

12 Nëntor 2017, 15:14Politika TEMA
FOTOT/ Vdekja tragjike e gazetares së “Klan”, televizioni fsheh

Televizioni “Klan” ka fshehur ngjarjen e rëndë të ndarjes nga jeta të gazetares Erinolda Isufaj.

24 vjeçarja që shërbyente si reportere në këtë kompani mediatike, është spostuar me shpejtësi nga drejtuesit e televizionit për të eleminuar lajmin e vdekjes së saj.

Isufaj ndërroi jetë ditën e djeshme teksa po udhëtonte me makinë bashkë me familjarët në Jug të vendit.

Sipas policisë gjatë rrugës në afërsi të fshatit Çiflig në Lushnje, disa gurë mermeri që transportoheshin nga një kamion, janë shkëputur dhe kanë zënë poshtë automjetin tip Peugeot.

Në kronikën e ngjarjes, televizioni në asnjë moment nuk ka përmendur që 24 vjeçarja punonte si gazetare pranë redaksive të tyre informative.

Ky televizion kombëtar që pretendon se informon publikun në mënyrë transparente, për të disatën herë fsheh ngjarjet e brendshme.

Kujtojmë se më 21 janar 2011, garda e republikës qëlloi me armë në krye të detyrës gazetarin Fatos Mahmutaj duke e lënë atë të plagosur.

Drejtuesit e televizionit Klan ushtruan presion mbi të duke e kërcenuar që të heshtë për ngjarjen dhe qeverisjen “Berisha” pavarësisht se Mahmutaj në çastet e plagosjes raportonte në llogari të këtij televizioni.

Më vonë, pronarët vendosën ta pushojnë atë nga puna duke e hedhur në rrugë pa e mbrojtur kurrësesi.

Kjo ngjarje dëshmon edhe njëherë mënyrën tejet të ulët, jo korrekte dhe aspak dinjitoze që ky televizion trajton punonjësit e tij.

2 komente në “FOTOT/ Vdekja tragjike e gazetares së “Klan”, televizioni fsheh ngjarjen e rëndë (rasti i dytë pas 21 janarit)”

  1. emer says:

    nga fotografia duket goce e zgjuar
    aksident fatkeq.

    sa per klanin nuk kam bere ndermend ta ndjek ndonjeher dhe ta kish thene te verteten
    kur do ia bejme vettingun frangajt, se sikur s’po ndihen

  2. kepucari says:

    Ca jo korrekte e jo dinjitoze thoni ju mo?
    Ajo qe beri klani me gazetarin e 21 janarit eshte veper penale, bashkepunim ne fshehjen e krimit. O rrypa, verini emrin gjerave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje