Partia Demokratike po kalon sot problematikën më të madhe që ka pasur në historinë e saj, atë të përçarjes dhe gati ndarjes në jo vetëm një grup politik.
Palët janë shumë larg nga Lulzim Basha dhe mjafton ti shohësh ata për të kuptuar situatën që po kalon PD-ja.
Mesazhet dhe apelet e bëra nga Berisha janë sinjal që tregojnë situatën që po kalon PD-ja. Jozefina Topalli, ka jo pak mbështetës. Ajo prej kohësh ka një qëndrim shumë të ashpër ndaj Lulzim Bashës dhe gjendjes që po kalon PD-ja.
Një grup i madh kritikësh janë bashkuar dhe kanë çuar tek Basha një platformë bashkimi me propozime konkrete. Topalli nuk duket të jetë firmëtare, po në shumë raste është më e ashpër se ta.
Mjaftojnë komentet dhe shkrimet brilante të Astrit Patozit për të kuptuar rrugën pa krye të Bashës dhe ortakërinë e tij me Ramën. Ironitë dhe sulmet e Patozit ndaj Kryeministrit nxjerrin në pah dhe paaftësinë epike të Lulzim Bashës.
Të tjerë kritikë janë përballë Bashës në forma dhe mënyra nga më të ndryshmet, të gjithë kanë një të përbashkët dhe theksojnë: problemi i PD është Lulzim Basha.
Ata i ndan vetëm mënyra se si duhet ta heqin kryetarin e PD-së: për zhelesh, me platformë apo duke garantuar ndryshime statutore.
Të gjithë bashkë dhe të gjithë në mënyrën e tyre, por pa ata Lulzim Basha nuk vjen kurrë në pushtet, sado të puthet me Monikën.
Luli si përçarës
Lulzim Basha është në dijeni të të gjitha këtyre qëndrimeve. Askush të mos kujtojë se ai nuk e di, që në rast se Berisha lëshon pak pe, Lulin nuk e grinë dhe nuk e shqyejnë, thjesht e nxjerrin për b… nga PD-ja.
Pra Luli është në krye të PD nga mbështetja e doktorit, jo sepse ka shumicën, pasi shumica atë e kundërshton.
Doktori i dha një zgjidhje të udhëhiqte bashkimin, drejtimin e partisë, por Luli me intriga dhe mashtrime vazhdon të thellojë përçarjen dhe të nxit konflikte të brendëshme thjesht dhe vetëm me një qëllim, të ruajë karrigen e kryetarit të PD-së.
Atij i intereson më shumë “dashuria” e Kryemadhit sesa bashkimi i PD-së. Në fakt Luli me Kryemadhin mendon se fiton zgjedhjet, por PD-ja e përçarë rrezikon të katandiset me mandate sa LSI-ja.
Kryetari i zgjedhur me vota të vjedhura dhe të manipuluara në krye të PD-së, është gati ta rrënojë fare partinë e cila shembi diktaturën në Shqipëri. Mjafton ai të ketë karrigën e tij edhe sikur ti ngelen mandate deputetësh sa gishtat e dorës.
Kjo është arsyeja pse Basha nuk e bashkon PD-në. Ai do karrigen e tij nuk do të ketë njerëz me parime, kritikë me ide dhe aksion të fortë politik brenda PD-së.
Luli nuk do një PD të fortë dhe fituese. Ai mendon se një ditë do të vijë në pushtet nga aleanca me LSI-në, dhe dobësimi e konsumimi i Ramës, por ende nuk e kupton se është pikërisht kjo aleancë dhe përçarja në ekstrem që po i zgjat jetën Edi Ramës në pushtet, dhe kjo si meritë e Lulzim Bashës e si fryt kryesor i marrëveshjes së 18 majit. /CityNews
Ec perpara Luli i vocer, se e ke katandis PD ne nje shoqate por pa anetare…
Perseri me unitetin?!Artikullshkruesi duket qe vuan nga deliri madheshtise.
Detyra e medias duhet te jete,qe te beje me dije politiken dhe te ndergjegjesoje shoqerine,
per difektet qe kan hallkat qeverisese nga poshte,me kritike dhe investigim.Por,fatkeqsisht,
prej 27 vitesh lexojm dhe degjojm vetem,Berisha,Nano,Meta,Rama,Basha,Veliaj…….!
Rendom degjon edhe kur pin nje kafe,qe tjetri te flasi jo vetem per hallet e tjerve,por edhe
per te tuat qe je prezent,kur vete nuk ka zgjidhur asgje!Kjo nuk eshte vetem mungese etike,
por edhe humbje realiteti.Luli,Luli leshi!Permbysja e Lulit eshte rrevolucin,mutacion,dhune,
largimi i tij nga deshtimi,eshte evolucion politik qe ndergjegjeson politiken per nevojen e reformimit.
Nga garda e vjeter e PD-s,nuk eshte asnje i denje qe ta zevendesoje Bashen,te rinjte ju i sulmoni
ne menyren me ordinere!Ore,militantet nuk mjaftohen qe kan blere dipllomen,nuk mjaftohen
qe kan zene nje vend pune,por duan edhe pozicione drejtuese,dhe keto jan me mijera,sepse
Partia eshte mbi Shtetin!Nuk ju vret syte ky realitet?Si do tu pergjigjeni femijeve tuaj,qe i edukoni
se shkollimi eshte garancia per nje jete te sigurte,kur shohin se si injorantet jan ne pozicionet me
te rendesishme te Shtetit,kur gangsterat jan me te pasurit?Prandaj,merruni me problemi reale,
te prekeshme,probleme qe ndihmojne sadopak ne permisimin e jetes se shoqerise shqiptare,
dhe mos u beni sherbetore te njeres apo tjetres force politike,por vetem te Shtetit.
PERSHENDETJE .CDO GJE NUK BEHET ASHTU SI DUAN DEMOKRATET SEPSE KUR ZBRET KAPO DUHET KOHE ME PERCAKTU GJERAT SE NUK BEHEN PUNET FET E FET PERPARESIA ESHTE VENDIMI PSIKOLOGJIK VENDOR , JO MENDIM PSIKOLOGJIK MENDIM
Duhet te ri lexojne dhe te kuptojne ligjin e “unitetit dhe luftes te te kundertave “.Te kunertat jan ne lufte me njera tjetren.Ato(te kundertat) nuk mund te egzistojn pa njeri tjetren,pra e duan njera tjetren,Kjo perben edhe zhvillimin.
Luli ka debuar nga PD-ja kritiket e tij dhe per kete PD-ja eshte kthyer ne apatike,e lidhur ,pa vizjon,pa alternativ.Debati I brendshem eshte I nevojshem brenda cdo Partie.
Po tregoj nje barcolet Shkodrane.Dikur ne kohen e komunizmit do te Benin nje person Drejtor.Shefi kuadrit kish ber nje karakteristik shume te mire , u diskuta nga shumica e forumit per cilsit shum te mira por me ne fund foli njeri qe beri ndryshoi vendimin.Personi qe foil perseri te te gjitha fjalet e Mira qe than para folesit duke shtuar shtuar edhe vet disa cilsi te tjera.Ne funde ai tha”per keto cilsi shume te Mira qe ka Une mund ti jap edhe vajzen per grua por per drejtor nuk ben”
Edhe Luli nuk eshte I keq por kete detyre nuk e ben dot prandaj mos e mer I ne qafe.