Nga Artan Lame
Kete fundjave rasti me hodhi ne Liqenas, a Pustec si i thone tani. Gjendem rastesisht prane oxhakut ne klub me nje grup djem te fshatit. Pasi zeme muhabet, une:
-Ore, a s’me thoni c’kombesi keni tamam-tamam juve ketu?
-Ne? Maqedonas.
-Ore lere se c’thoni juve tani, po pleqte c’thone?
-Nga pleqte e kemi pra, maqedonas.
-Po c’ne maqedonas, kur ne kohen e pleqve s’kishte fare Maqedoni!?
Stepen pak, por pastaj ngulin kembe:
-E kemi edhe nga pleqte, jemi maqedonas.
-Ndoshta eshte me e sakte te thoni thjesht “sllave”, se kjo e pleqve te qemotshem sikur s’ka kuptim, por nejse. Po ne censusin e fundit si u rregjistruat?
-Maqedonas me te shumtit, po na e futen.
-Pse? Se na thane qe do na jepnin pashaporta per gjithe Evropen, pensione per pleqte, pune, etj.
-Po Maqedonia s’eshte vete ne Evrope, si do ju jepte juve pasaporta per Evrope?
-Eee, kshu na thane, po asgje.
-Po me mire te kishit kerkuar te beheshit greke se ata te pakten jane ne BE- bera shaka une.
-E kane provuar ca prej ketyre qe jane ne Greqi per pune, po aha, greket s’na pranuan.
Duke ditur qe ketu ne Shqiperi sapo eshte njohur edhe pakica bullgare, i ngacmoj per shaka:
-Po pse nuk e provoni nje here te thoni qe jeni bullgare?
-Ate do bejme tani. E kemi folur dhe do deklarohemi te gjithe bullgare.
-Po censusit si do ja beni?
-Ehuuu, ai shkoj e vate. Kur te behet i riu, te gjithe bullgare. Ca nga ne kane marre pasaporte bullgare dhe tani gjezdinsin ngado neper Evrope dhe si nget njeri.
Dhe une, qe e kisha nisur per shaka kete punen e bullgarllekut!
-Po si do ja beni, do i dorezoni pasaportat maqedonase?
-Po c’ti duam? Ca qe marrin vesh nga kartat kane bere edhe pasaporte maqedonase edhe bullgare.
-Dy pasaporta?! Po shqiptaren.
-Ca e kane edhe ate, po ato do i leme te gjithe, se s’duhen fare.
Nuk ma mbushi mendjen ky arsyetim i fundit, se nuk e di se sa eshte i mundur nga ana ligjore, pra qe te jetojne ne Shqiperi me pasaporta BG dhe MK pa qene fare shtetas AL.
-Po ambasadori maqedonas ka ardhur ketu?
-Ehu ka ardhur plot here. Dhe me pershkruanin ceremonite.
-Por po filluat qe ca te behen bullgare, do vije edhe ambasadori bullgar?
-Po, edhe ai na ka thene qe do vije.
-Po s’keni hall se do ju dalin rrena dhe do perplasen me njeri-tjetrin?
-Eee, se mos do i therresim te dy ne nje dite! Dhe qeshnin pa te keq.
Vazhduan edhe ca me arsyetimet e tyre naive, ku mund te gjeje gjithshka, interesa, nevoja, halle, llogari, por asnje gjurme nacionalizmi apo qofte edhe patriotizmi, per cilindo prej vendeve qe ju kish dhene sidoqofte dicka: Shqiperia token e lindjes, Maqedonia gjakun e te pareve, apo Bullgaria mundesine per ne Evrope.
Kur po cohesha te ndahesha me ta, u thashe:
-Epo atehere, po qe keshtu, ju nuk jeni as bullgare e as maqedonas, jeni thjesht shqiptare, sepse vetem shqipot per hall behen c’tu dale perpara.
Qeshem te gjithe dhe u ndame miqesisht.
Duke marre neper shi te perpjeten e qafes se Prespes, bluaja me vete se sa rehat e ne paqe do ishin tribute ballkanase nese do i kishin lene rehat te mbillnin e korrnin neper luginat e malet e tyre mijevjecare, pa i ngaterruar e bere lemsh neper fijet e karagjozllekut te nacionalizmave mikroskopike.
Z.Lame n.q.s e lexon do te doja te dija kaq e lehte eshte te ndryshosh kombesi, nuk ka ndonje baze dokumentacioni per ta bere nje gje te tille.
Se me duket e pakuptimte te ndryshosh kombesi kaq lehte.
Faleminderit
Tribute ballkanase “rehat” ishin, por erdhi nje tribu islamo-aziatike qe jua prishi “rehatin”! Dhe fatkeqesia eshte se e vetmja tribu ballkanase, me sakt gjysma e saj, jo per hall, por per mall (cifliqe), u shndrua ne tribu islamo-aziatike. Gjysma tjeter u largua nga “luginat e malet e tyre mijevjecare” duke vazhduar te ngelet “tribu ballkanase”!
Dhe koha kalonte, vitet e shekujt kalonin, dhe kur “tribute ballkanase” i dhane ultimatum dhe e ndoqen tribune aziatike, atehere u kujtuan edhe ata qe u shndruan, jo per hall, por per mall (cifliqe) ne tribu islamo-aziateke, se kishin ngelur jetim!
Harruan qe humben besen, harruan qe shtypen e vodhen per shekuj me radhe “tibute ballkanase” dhe si jetimer pa baba filluan te lozin rolin e viktimes. Vendosen te quhen shqiptare, vendosen te bejne edhe nje alfabet, vendosen te ngrene edhe flamurin e armikut te babait te tyre, vendosen te quhen komb, vendosen te shkruajne historine e “lavdishme” e te behen karagjosat ballkanas sepse vetem shqipot behen ctu dale perpara, sepse vetem shqipot i luten Zotit qe te behen jo se gjitonet, por gjitonet te shkaterrohen e te behen si ata!
O Lame, o njeri i ndershem,
Kushdo, shqiptare e italiane, do benin keshtu, nqs skane shtet, e kane ministra hajdute, e drejtora hajdute e te ndyre si puna jote.
Mos bej moral o vemje, se te njohin te gjithe
Ja dhe filozofi i madh i rilindjes shqiptare!Sa mirë do ishte sikur të kishim edhe nja dy a tre të tjerë tamam tamam si puna e këtij lames!Po mirë mor lame trapi; kur po merrje të përpjetën e qafës së prespës nuk të shkoi mëndja të pyesje veten përse këta djem të rinj duan t’ja mbathin e të ikin nga ky vënd një orë e më parë?Mirë i bëhet këtij populli debil që ushqen debila si puna jote.
Po i bie shkur dhe qarte,sic eshte dhe shkrimi jot ne fakt.
Vraponi te hapen negociatat e bashke me to dhe kengulia e levizjes se lire.
Bullgaret,Rumunet,Polaket kishin te drejte te punonin vetem 6muaj ne BE…kur moren te drejten e punesimit sa te donin…ndodhi e kunderta…u kthyen ne atedheun e tyre.
Kaq e thjeshte asht!
Akoma drejtor je?Tullumbace e çpuar në majë të fikut.Sot jam në pension por për shumë fjalë që duhej tua beja me dije i dine gjithë shqiptarët sot.Lëri shkrimet se ti je I perdorur.Këtë bën edhe ti me vartësit dhe miqtë e tu.Mire pushtetin por edhe partinë e keni bërë njësoj.Nuk i kam me të dëgjuar por kam qënë aty kur ti shpërndaje trëndafila të kuq në institucion!
Faqezinje,njerez pa ndere e pa ftyre,langoje te rruges ,kah fryne era ,ku rafsha mos u vrfsha etj etj.Te gjitha keto por njerez jo se bashku me autorin-fatkeqesisht…
Jemi njerez lakmitar per pushtet e para prandaj skemi bere hajr e skemi qene te zote te vetqeverisemi.Secili ka pare afer tek kembet e veta e jo te shohin larg.E keni menduar pse turku na qeverisi 500vjet,se kishte shtet,pse Enveri qeverisi 50 vjet,se kishte shtet,pra shqiptaret e duan shtetin,e duan ligjin qe punon per shumicen e popullit.