Nga Ronald Qafoku
Njëra 23 dhe tjetra vetëm 20 vjeçe. Ajo që ndodhi të dielën e 25 prillit 1948 në Tarazh të Mirditës është një nga krimet më të rënda ndaj femrës në Shqipëri.
Të lidhura me litar, dy vajza të reja, Marta 23 vjeçe dhe Prenda Tarazhi 20 vjeçe, u ekzekutuan pas torturave duke ngjallur habi, duke i bërë heroina për sistemin komunist e, po ashtu, shembull për atë sistem se njerëzit e Komitetit të Maleve ishin kriminelë.
SKENA E KRIMIT
Janë me dhjetëra shkrimet, komentet dhe librat e shkruar gjatë sistemit komunist për vrasjen e dy vajzave nga Mirdita, por ai i Luçie Doçit është më i ploti. Studiuesja ka arritur të mbledhë dëshmi dhe t’i botojë, natyrisht nën ndikimin e ideologjisë, por edhe të versionit zyrtar të asaj kohe. Gjithsesi, nga ato që botohen për dëshmi, mënyra e vrasjes është makabre.
Studiuesja Doçi ka arritur të bisedojë vetë me një dëshmitare okulare, nënën Marë, siç e quan ajo, dhe përcjell në libër fjalët e saj. Skena është aq e rëndë, sa dëshmia duket gati-gati e pabesueshme. “Njëra ishte pa sy, pa një pjesë të kafkës. Tjetra ishte pa buzë, pa mollëza të faqeve, pa… ishin një tmerr. I dalluan nga rrobat. Bjeruni më fort. Thikat nguleshin egërsisht në trupin e tyre. Vendimi ishte që të vdisnin me tortura. Në fytyrë, dëgjoi një britmë të egër. Copëtojani fytyrën”. Për një krim të tillë, vrasësit duhet të kishin arsye shumë të fortë. Por cila ishte kjo arsye?
PËRSE I VRANË VAJZAT MIRDITORE?
Studiuesja Luçie Doçi jep versionin zyrtar të vrasjes së Marta dhe Prenda Tarazhit: “Nënë Mara dëgjoi një zë të egër “Marta Tarazhi e Prenda Tarazhi! Për shkelje të zakoneve të vendit, për ndjekjen e rrugëve të komunistëve, ju dënojmë me vdekje me tortura”. Por mënyrën e vrasjes dhe, sidomos arsyet e saj, i jep më qartë Kryeministri i asaj kohe dhe diktatori Enver Hoxha.
“Nga gjiri i këtij populli, të edukuar me mësimet e Partisë, dolën katër vajzat trimëresha të Mirditës, katër heroinat: Mrikë Lokja, Shkurte Cara, Marta Tarazhi dhe Prenda Tarazhi, që u ngritën në luftë kundër reaksionit, hodhën poshtë zakonet e vjetra, shkuan vullnetare për ndërtimin e hekurudhës, u kthyen përsëri pranë familjeve, kësaj radhe më të forta e më të kalitura, prandaj, si burrnesha, me mësimet e Partisë në zemër, filluan të punojnë për zbatimin e vijës së drejtë të saj. Pikërisht për këtë arsye reaksionarët i kapën, i torturuan dhe na i vranë me 25 prill 1948… Por ato u bënë pishtarë dhe lëshuan dritë mbi gjithë Shqipërinë…”
Dile Guri ishte një bashkëkohëse, por edhe shoqe me Marta dhe Prenda Tarazhin. Madje, mund të ishte vrarë edhe ajo si ato. Dilja jep edhe arsyet e vrasjes. “Unë i kam pasur shoqe Marta dhe Prena Tarazhin, por edhe Mrikë Lokjen dhe Shkurte Carën. Edhe mua Komiteti i Maleve më kishte dënuar me vdekje, por të afërmit e mi e morën vesh dhe morën masa që unë të mos bija në duart e tyre. Ato u ngritën mbi zakonet që poshtëronin gruan dhe e linin në padije. Ato luftuan për zhdukjen e analfabetizmit, hapjen e shkollave, arsimimin e masave.
Kjo punë e verbonte Komitetin e Maleve. Prandaj i vranë, duke i akuzuar se kanë shkelur kanunin. Por kanunin e shkelën vetë kriminelët, duke vrarë gratë e pambrojtura”. Ndërsa Gjergj Ndoja shkon edhe më tej kur citon edhe vrasësin. “Vrasja e heroinave ka qenë vrasje politike. Edhe heqja e monumentit të tyre ishte politike, është vazhdim i asaj lufte të errësirës dhe dritës… Ndue P. Gjonmarku vjen nga Kanadaja dhe thotë me mburrje “I kam vrarë unë”, duke e konsideruar vrasjen e tyre si një akt burrëror.
Por këtu nuk ka vend për burrëri, sepse kanuni e ndalon vrasjen e femrës. Edhe sikur të kishin bërë ndonjë turp, nuk ishte e drejta e tij t’i vriste, por e njerëzve të vet”.
CUCAT E MALEVE
Në vitin 1960, në gazetën “Zëri i Rinisë”, një gazetar i ri me emrin Loni Papa botoi një shkrim lidhur me dy vajzat Marta dhe Prenda Tarzhi. 6 vjet më vonë, Loni Papa shkrimin e ktheu në dramë dhe më 8 mars të vitit 1967 ajo u dha premierë në teatrin “Migjeni” nga regjisori Mihal Luarasi me titullin “Cuca e maleve”, e cila më vonë u vu edhe në Teatrin e Operës dhe Baletit në Tiranë.
Ishte si një betejë mes sistemit komunist që përçonte të renë dhe zakoneve të vjetra që përfaqësoheshin nga personazhe, që më së shumti ishin armiq të pushtetit të asaj kohe. Natyrisht që ky është viti kur u vendos ndalimi i fesë dhe përzierja e historisë së dy vajzave që u vranë me fenë ishte një gjetje, por me ideologjizimin që iu bë historisë ishte për kohën më se normale.
Mjafton të lexojmë motivacionin e dhënies së titullit heroina të popullit më 23 tetor 1967, për të kuptuar më shumë se në çfarë niveli u ideologjizua kjo ngjarje. “Është ndër gratë dhe vajzat e para që me fjalën e Partisë në zemër çau me guxim rrugën e të resë e të përparimit, rrugën e çlirimit të gruas nga zakonet e egra të kanunit dhe të fesë.
Ajo luftoi me vetëmohim kundër reaksionarëve dhe elementëve konservatorë, punoi në mënyrë shembullore në aksionet e ndërtimit të vendit, për ngritjen arsimore e kulturore, përvetësoi me etje e zgjuarsi mësimet e Partisë dhe u bë agjitatore, luftëtare e flaktë për emancipimin e gruas shqiptare. E kapur tradhtisht nga bandat e armatosura të reaksionit, ajo u masakrua egërsisht, por qëndroi e papërkulur e ballëlart.” I bënë heroina, i kthyen në model të femrës që mbronte të renë çka, sipas tyre, vetëm komunizmi mund ta sillte. Vetëm një gjë nuk e ndryshonin dot për dy vajzat e thjeshta: as Marta e as Prenda Tarazhi nuk e mësuan kurrë që ishin heroina.
Shume interesante tema por te hapte dhe nje per shitjen e detit, per te dyten here, nga Edvin Rama e Bushatllinjte e Shkodres loke.
Shko mor hajvan me zile. Po te mos ishte per “Edvinin” sic e quan ti dhe ai hajvani plak I PD-se do kishte ikur deti me kohe. Pse nuk thua se kush e dha detin ke fqinjet tane jugore, por ha mut kot duke u marre me llafe boshe.
O Qafok idiot. O pjelle e gomarizmit dhe BQ-rizmit. Po si o hale, nga do e mesonin ato qe u bene heroina? Ato u masakruan e u vrane nga kriminelet te cilet ti gjithmone i mbron ne shkrimet e tua, here terthorazi e here hapur. O mi gjirizesh, doemos qe vrasje e ketyre ishte politike. Sepse bastardet e Komitetit te Maleve ishin terroriste qe luftonin per mos-humbjen e privilegjeve shekullore. Ca pune ka bere nena jote a motra jote, o Qafok? Na e thuaj qe ta dime, a ishte ne listen e puneve te ndaluara nga Komiteti i Maleve?
Moisi Golemi! Nuk kuptohet komenti yt.Pse je kundra? Ato u vran nga kriminelet e komtetit te maleve.Puna e tyre ishte vertete heroike,se luftonin te vjetren shekullore,dhe te sillnin te ren perparimtare,por fatkeqesisht ato u shpallen heroina pas vdekjes,per te cilen do ishte mire qe ato te ishin gjall te mesonin shpalljen heroine.Fatkeqesisht ato nuk e mesuan dot se shkuan ne boten tjeter nga kriminelet.Ketu nuk ka ndonje te keqe per Qafokun.
Doemos qe ka, o Spartak. Sepse Qafok pushti ne analizen e vet qe mund ta lexosh aty lart, thote qe keto vajza “u vrane nga nje grup burrash e djemsh”, duke iu shmangur keshtu faktit qe ato i vrau Komiteti i Maleve. Pastaj me poshte thote se “kjo ngjafje u cilesua si veper e Komitetig te Maleve dhe rregjimi e shfrytezoi per t’i paraqitur ata si kriminele”. Pra, prape mban anen e tyre, sepse gjoja ata i ka paraqitur komunizmi si kriminele. Dhe tjetra, idiotesia gjeter me te cilen habitesh edhe ti, eshte se nuknka asnje hero qe e ditka se eshte bere hero pas vdekjes. Ato nuk u nisen per t’u bere heroina. Ato thjesht punuan si gjithe vajzat e tjera. Nuk e dinin qe qenka krim te punosh, qe do vriteshin e do beheshin heroina. Kush ka dy grame tru ne koke (jo Qafoku, se ai ka kashte) e kupton kaq gje.
Kto i vrau baba dhe axha e intelektualit per tmirn e ktij veni. Per demokracine qe ne fitume sot.
Krimenelé, bastard, te shitur per 5 lek. Keta jane paraardhesit e Sali kriminelit qe vazhdon akoma t’i beje te zeza vendit. Lereni aresyetimet se ishin komuniste!!! Po edhe nese ishin cfar te keqe bene..?!!! Perkundtazi , ato dolen kunder zakoneve mesjetare qe kishin zen vend ne trutin dhe shpirtin e malesoreve. Prandaj u vrane ato ne lule te rinise. “Zakonoret” nuk pelqenin te rene, ata nuk mund te pranonin qe vajzat e tyre te dilnin jashte kullave mesjetare…! Prandaj i masakruan. Tek keta kriminel , shtetet shoviniste qe kishim perreth, gjeten veglat e pershtatshme per t’a giditur shtetin e sapolindur. Prandaj edhe sot vazhdon e njejta, gje por me mjete me te sofistikuara goditja, nga perfaqesuesi me tipik i reaksionit Sali Krimineli…!
AI kapedani i maleve qe mburret se i vrau,besoj se e beri si vrasje politike si propagande qe te friksonte popullin.Pa dashur te marr anen e komunisteve nje gje eshte ama e vertete/;emancipimi i shoqerise dhe vecanerisht i gruas qe ishte edhe me e shtypur.Shikoni tani.U be per 50 vjet gjithe ajo pune,dhe tani gruan e kthejne tek shamija qe te mbulohet biles edhe gjoja ne emer te kanunit te ngujohet.Ato nuk bene asgje te keqe .Heqja e permendores eshte e ulet dhe ai qe i vrau te mos pranohet te vije ne Shqiperi dhe te krekoset si gjeli mbi pleh,sepse ai , eshte nje pleh i historine,nje funderrine,.,nje kriminel ordiner shume me i lig se nazistet,ISIS-t e cdo kallepi kriminelesh te marre se bashku
Nje histori vertete, dhe interesante , dhe behet me interesante qe per hir te pseudodemokracise se Sali Berishes , te gjithe ata kriminela te maleve , na i beri deshmore dhe heronj te kombit , me buste dhe lapidare .Keta vasha malsore dhane jeten , dhe lane me gjak trojet e malsise , ato troje qe hipen Saliu dhe kakaris si gjel , dhe vendos lapidare neper malet qe u lane me gjak . Keta jemi ne shqiptaret , jemi te keqinjte e vetes tone , prandaj na shikojne ne mes te rruges te huajt , dhe ndryshojne rrugen ………..
Ore ju comentues,dicka nuk shkon tek juve ! Kini lexuar sa vrasje bene komunistet ,kini lexuar per Marije Tucin qe PAPA e shpalli martire. Kini lexuar sa femra komuniste u muarren neper kembe po nga komunistet ( jane rastet e Kadri Hazbiut,Mehmet Shehut,Beqir Ballikut,Koco Theodhosit etj grupe gjasme antiparti. sa femra komuniste ose familje komuniste jane denuar ne gjithe historine 45 vjecare te komunizmit po nga komunistet..Kjo ishte situata. Tani vini ne peshore te gjitha. Pastaj cfare pune ka Saliu,kini ngelur vend numero! JUa them me bindje po te pyetni per ato “diversantet” si ambasadorin amerikan si ambasadorin anglez si kryeministrin Edi Rama do merrni nje pergjigje-ato ishin luftetare te lirise-………tung
KOZi , nuk ke te drejte plotesisht , para disa koheve i eshte vene busti ne veri njerit prej kriminelave te luftes se dyte boterore , quhej Halil Alia , ky hero per disa si p.sh Sali Berisha , perpara syve te tim eti ne pazarin e Vlores, ne fillim te prillit te 1944, vrau nje heroine vlonjate dhe nje aktiviste dhe luftetare . Deri ketu nuk ka asgje te komplikuar , me beri shume pershtypje me tegon tim et , menyra se si u pushkatua ajo dhe grupi partizan qe ajo drejtonte , i kishin vene ne mur ushtaret gjermane dhe prisnin urdherin , ne ate kohe vjen Halil Alia , qe Saliu i beri bustin dhe e dekoroi si martir lufte , i mer mitrolozin ushtarit gjerman dhe me nje kapadai te pashembellt i vret qe te gjithe , dhe me vone i godet ne koke per tu siguruar , e pikerisht ketij personi Sali Berisha i dedikon nje monument , nje bust ….. nxiri perfundimet vete dhe nuk thash gjekund qe diktatura komuniste kish te drejte , prandaj paralelizmi juaj ishte i padrejte , sigurisht qe kendveshtrimi i historise te jep te drejten te komentosh ndryshe , asnje problem , por te dekorosh kriminela lufte ndodh vetem ne Shqiperi .Dhe mos thuaj cpune ka Saliu ?? ka faje dhe gabime tragjike dhe shume te rezikshme , ne radhe te pare erdhi ne fuqi me qellim te sillte shqiptareve demokracine e shumpritur , ti si thua ?? solli demokraci ??? e dyta erdhi ne fuqi te crenjoste te gjitha ato qe permende me lart ( krimet e diktatures ) dhe beri krime me te tmershme , 21 janari gerdeci , 97-ta , vrasje kundershtaresh , pervetesim pasurie shteterore , dhenie kufijsh detare fqinjeve , te gjitha keto deponojne se Saliu vrau Shqiperine per here te dyte …….. dhe e fundit , te me falesh po te lodha … une historine e vendit tim do ta lexoj e mesoj nga historianet tane , dhe jo nga ambasadoret e amerikes dhe anglise dhe as nga Edi Rama ………. tung
Ok. per Halil Aline dij vetem qe ne Vlore ka qene ne dhjetor 1942 dhe vrau Komisarin e qeverise fashiste Qazim Koculi dhe Prefektin e Vlores Lele Koci. Kryeministri Mustafa Kruja kur pau qe urdherat per arrestim te tij nuk i zbatonin as italianet dha doreheqje si qeveri. Njoftova qe nje ish ushtarak Xhafer Martini ka botuar nje monografi per Halil Aline. Do perpiqem ta lexoj megjithese nuk jam nga ato ane. ……tung
Sali Berisha e kapter Nishani keta kriminele gjakatare i beri heronj te popullit per krimet qe kishin kryer.Eshte ne nderin e parlamentit shqiptar qe urgjentisht ta beje te pa vlefshem kete vendim e te demaskoje perpjekjet anti kombetare te ketyre banditeve.Sistemet politike i vendos populli me vullnetin e tij te lire dhe askund ne boten demokratike nuk eshte e pranushme rrezimi me anen e dhunes te cdo lloj sistemi .Te gjithe ata qe vrasin duke u justifikuar se po vrasin ne emer te popullit konsiderohen terroriste e denimi i tyre eshte i pameshirshem.Shikoni se si po reagon gjithe bota demokratike ndaj akteve te tilla kriminale e do te kuptoni se te gjithe ata bandite e kriminele qe gjakosen popullin e tyre pas 1945 edhe sot e kesaj dite per te gjithe ne nuk jane gje tjeter vecse terrorite qe meritojne denimin kapital.
“Diversantet” nuk ishin armiq,ishin te zotet e tokes qePARTIA u dha brekegrisurve.Dhe po ashtu u be pas 1990.Supozohet se jemi demokraci e shtet ligjor,por asgje.
Ndyresira roland qafoku rren veten se mund te zhvleresoje si krime kunder femres ato te banditeve diversante, qe masakruan vajzat e shquara mirditore Marta e Prenda Tarazhi ,Mrike Lokja e Shkurte Cara,,,kur ato ishin krime te perbindeshme ,te kalkuluara per terror kunder nje krahine te tere qe sapo kishte zgjedhur rrugen e progresit dhe te ndricimit te mendjes dhe jeteve te tyre ,perkunder erresires se qemotshme te burracakeve bandite, ish-bajraktare dhe ish sundues te kesaj zone.
Nese rrota e jarit,,,,ai ish-presidenti gerdalle morale,mendore dhe fizike I dekoroi kete takem kriminelesh,bash kur po thyente qafen prej fronit presidencial,,,,,kjo eshte vecse deshmia me e thekshme se lufta e drites me erresiren nuk ka sosur ,,,se sakrifica sublime e vajzave mirditore ne mbrojtje te progresit duhet te jete edhe sot nje kumt per njerzit ,qe duhet te jene vigjilente te perditshem ne mbrojteje te drites dhe ndricimit te pashtershem te mendjes dhe jetes se shqiptareve,,,,te rrezikuar nga pasardhesit bastarde te krimineleve-diversante dhe antishqiptare te perbetuar.
Emrat e Kater Heroinave mirditore,jane e dote mbeteten pishtar I pashuar ne udhen e gjate te progresit,,,,,nuk ka bir kurve ,e jo me xhuxhi r.qafoku, te shkule nga mendjet e shumices se shqiptareve kete kujtese te arte historike,,,,,sepse kujtesen nuk e bejne bustet e monumenetet ,,,kujtesen e mbajne njerzit ,ne breza,si mjet imuniteti per te mos u kthyer pas,si mjet imuniteti per dije,drite dhe progres te pandalur.
Progresi qe nga 46-48 u mbajt me ndima te Jugosllavis, nga 49-61 me donacjone te Bashkimit Sovjetik edhe nga 65-70 me ndimat e Mao ce dunit. Pastaj 20 vjet kolaps total pa anje lloj zhvillimi ne vend, vetem dhune shteterore pafund me vrasje burgosje edhe internime. Kte regjim e quan ti progres moj zonje. Duket nga shkrimi juaj qe jeni nje produkt bio i ati sistemi me mendimet e kalbura ne njeriut te ri, njerez si puna jote duhet ta kishin psuar me keq mbas 92ish edhe kjo esht e gafa e anti komunistave
Ky palo Qaf(mal)oku gati gati i ben nje apologji Kanunit dhe vrasjes makabre qe s’kishte lidhje fare me antikomunizmin. Ketij mbase nuk ia mban, por jam i sigurte qe K. Myftaraj do te kishte shkuar akoma me larg duke paraqitur versionin e vrasjes te kryer qellimisht prej vete Regjimit, per te ”diskredituar” Komitetin e Haleve.
Doemos qe ka, o Spartak. Sepse Qafok pushti ne analizen e vet qe mund ta lexosh aty lart, thote qe keto vajza “u vrane nga nje grup burrash e djemsh”, duke iu shmangur keshtu faktit qe ato i vrau Komiteti i Maleve. Pastaj me poshte thote se “kjo ngjafje u cilesua si veper e Komitetig te Maleve dhe rregjimi e shfrytezoi per t’i paraqitur ata si kriminele”. Pra, prape mban anen e tyre, sepse gjoja ata i ka paraqitur komunizmi si kriminele. Dhe tjetra, idiotesia gjeter me te cilen habitesh edhe ti, eshte se nuknka asnje hero qe e ditka se eshte bere hero pas vdekjes. Ato nuk u nisen per t’u bere heroina. Ato thjesht punuan si gjithe vajzat e tjera. Nuk e dinin qe qenka krim te punosh, qe do vriteshin e do beheshin heroina. Kush ka dy grame tru ne koke (jo Qafoku, se ai ka kashte) e kupton kaq gje.