HEC-i Moglicës, punimet për të cilin janë inspektuar sot nga Kryeministri Rama, duket se ka sjellë edhe gjallërimin e zonës përreth ndërtimit, përmes përmirësimit infrastrukturor dhe hapjes së vendeve të reja të punës.
Plot 1400 punëtorë, kryesisht nga komuniteti i zonës përreth, janë punësuar për ndërtimin e hidrocentralit dhe të rrugëve të zonës.
Në Moglicë dhe fshatrat rrotull është investuar në infrastrukturë, duke ndërtuar apo përmirësuar mbi 100 kilometër rrugë dhe ura – bëjnë me dije burimet zyrtare të kompanisë ndërtuese.
Është punuar në ndërtimin e rrugës së re zëvendësuese Banjë-Gramsh-Ura e Trashovicës, ndërsa projekti lidh Gramshin me Korçën, në zonën e Moglicës dhe më tutje.
Kështu projekti, e ka afruar me kryeqytetin zonën e Gramshit, falë rrugëve të bëra nga partneriteti publik-privat.
Me pak investime në të ardhmen mund të mundësohet që gjithë kjo trevë të ketë një lidhje të dyfishtë, pra edhe me Elbasanin.
Ndërkohë që shumë banorë kanë rikonstruktuar shtëpitë e tyre për t’i dhënë me qira. Një banesë me qira në Moglicë kushton sot 20 mijë lekë të reja.
Në këtë mënyrë, ndërtimi i HEC-it është një shembull pozitiv se si investimet e huaja vazhdojnë të progresojnë në Shqipëri.
Vepra unikale në Moglicë/ I pari central nëntokësor dhe diga e dytë më e lartë në botë
Kryeministri Rama inspektoi sot punimet për ndërtimin e HEC-it të Moglicës, që bashkë me HEC-in e Banjës, si pjesë e Kaskadës së Devollit, pritet të rrisin me 17% furnizimin me energji.
Gjatë inspektimit, një nga drejtuesit e punimeve zbuloi detajin që e bën këtë ndërtim një vepër unikale.
Për herë të parë në Shqipëri, një central prodhimi do të ndërtohet nëntokë. Diga e Moglicës do të lidhet me centralin e prodhimit nëpërmjet një tuneli 11 km të gjatë, i cili do të ndërtohet brenda në shkëmb.
“11 kilometra tunele nga këtu te centrali i prodhimit, i cili do të jetë nëntokë. Ky do të jetë centrali i parë i ndërtuar në Shqipëria nëntokë,” – shpjegoi një nga drejtuesit e punimeve.
“Po ashtu, me një lartësi prej 160 metrash, diga e Moglicës është një ndër digat më të larta në botë në llojin e saj. Është një ndër më të lartët në llojin e tij. Mendoj se është vetëm një në Kinë që është pak më e lartë, por është thuajse e njëjta. Është një ndërtim unikal dhe shumë i madh,” – theksoi një nga inxhinierët zbatues.
Bravo Sali Berisha do mbahesh mend oer rruge hece Tapin eti kurse Rama per drogen dhe kanabisin
Eshte hec lana bregas, hec i ndertuar nen toke. Nuk eshte ky i pari. I vecante eshte hec ulez qe e ka sallen e makinerive ne trupin e diges…
Per fat te keq Skavicen nuk do tjua japin ketyre qe bejne pune, por do te perfundoj te ndonje sekser qe do ta lere rrugeve
Sikur eshte nga koha e saliut kjo veper
Po te jete per projekt iodene kesaj kaskade te Devollit,nuk ka merrite as Sali Berisha eshte i kohes te Enverit…Interesohuni dhe gjenistudimet e kryera qe ne ate periudhe.Mund te ndodhen ne arkivat e ministrise te ekonomise Komunale…
Per dijeni : diga e FIERZES eshte 167 metra e larte. ( shkrim jo serioz)
Kjo video pune u shkakton dhimbje dembeleve dhe injoranteve; si ketyre komentuesve ketu.
Po mjafton te kerkoni 2 sekonda ne internet more derra injorante. Qe nga kryeministri, kush ia thote keto gomarlleqe e ke gazetaret qe nuk verifikojne asgje. ndonese rregulla e pare e gazetarise eshte verifikimi e jo publikimi i gjepurave taze qe deklarojne te tjeret.
Bota ka qindra diga me te larta se kjo qe arrijne deri 300 metra. Une kam frike se me hajvane te tille do kete dhe ne Shqiperi nje fatkeqesi si ajo e Vajontit, me kete korrupsion dhe mungese kontrolli qe ka Shqiperia
Per verifikim ja ku i keni 8 digat me te larta ne bote
Jinping-I Dam, 305 m.
Nurek Dam, 300 m.
Diga di Xiaowan, 292 m.
Xiluodu Dam, 285.5 m.
Grande Dixence, 285 m.
Diga di Inguri, 272 m.
Diga del Vajont, 261,6 m.
Diga Chicoasén, 261 m.