Na e shkatërruan edhe Valbonën

14 Nëntor 2017, 19:26Sociale TEMA
Na e shkatërruan edhe Valbonën

Nga Gjergj Bojaxhi

Për ata që mbase u gënjyen nga fjalët e bukura të kryeministrit Rama kur tha që “në Valbonë do ndërtojmë hidrocentrale me standartet e Europës veriore” fotot bashkangjitur, tetor 2017, tregojnë mjaftueshëm se cfarë po ndodh në lumin dhe në Parkun Kombëtar të Valbonës.

Sigurisht hidrocentralet do të shoqërohen edhe me shtylla të tensionit të lartë në një luginë ku vende vende gjerësia është më pak se 100 metra.

E gjitha kjo e shoqëruar me:

-Manipulim të dokumentacionit të “konsultimeve” me publikun;

– Presion deri në arrestim të banorëve që u organizuan per të kundërshtuar këtë projekt;

-Blerjen e heshtjes nga të tjerët duke i lejuar të ndërtojnë pa leje hotele e bujtina brënda parkut apo rrini urtë nqs doni të mbani ndërtimet e mëparshme pa leje që keni berë;

Kjo qeveri duket gjithmonë e më shume si një bandë shantazhuese sesa një qeveri e ligjit dhe e së drejtës.

3 komente në “Na e shkatërruan edhe Valbonën”

  1. #a#=°°° says:

    A robqira tê ndyrê,mbase u zê mallkimi I tokës.

  2. betixho says:

    Për këto gabime të forcës politike në pushtet,duhet të kundërshtojë me forcë opozita në momentin para miratimit të projekteve respektive.Ky është momenti që opozita duhet të ngrejë masat në protestë,sidomos banorët e territorit përkatës ku ato do ngrihen.Dhe ky është momenti kur pushteti duhet të dëgjojë me vëmëndje vrejtjet dhe protestat e popullit dhe kundërshtitë e opozitës,sepse ky është rasti ku opozita ndihmon qeverisjen në fuqi për të tejkaluar gabimet e saj në pushtet..
    Ç’vlerë kanë vrejtjet nga popull tani, pas projektimit dhe miratimit të kontratës për zbatim i?
    Media t’i paraqesë publikut sot,qëndrimin e opozitës dhe popullit të zonës në atë kohë kur këto ideoheshin,projektoheshin dhe vendoseshin për zbatim.Nëse është e njejta forcë politike që u ka dhënë rrugë të gjitha fazave ajo të marrë përgjegjësinë para popullit.Por nëse tjetër është forca politike që i ka hyrë kësaj pune kur ka qënë në pushtet,dhe tani ndodhet në opozitë,qeveria e sotme nuk mund të marri përgjegjësitë e saj.Qeverisja e sotme nuk mund të shkelë të drejtat ligjore në fushën e marëdhënieve me biznesin,sidomos atyre me kontraktuesit e huaj mbasi dëmet janë të mëdha edhe nga ana financiare edhe nga pikëpamja ligjore por sidomos ato që lidhen me detyrimet tona për tu integruar në Bashkimin Evropian.
    Zoti Bojaxhiu nuk është se s’ka të drejtë lidhur me Valbonën,por besoj se di pak më shumë se sa thotë dhe ka detyrimin që ti thotë të gjitha.
    Ky është rasti që media,bile të gjitha TV-të ta paraqesin problemin nga A-ja tek Zh-ja dhe të analizohen kush gaboi dhe kush diçka ndreqi apo gaboi akoma më shumë.
    Popullit i duhet bërë e qartë ligji dhe zbatimi i tij.Mësoheni popullin me ligjet dhe kini çuar disa detyra tuajat deri në fund.Megjithse këjo punë ëhtë me vonesë dhe pa përfitim,ama një përfitim indirekt e ka,se palët politike dalin para pasqyrës dhe shikojnë veten e tyre dhe ndihmohet populli ti shikojë të zgjedhurit e tyre me fytyrën që kanë.
    Dhe vetë media do përmirësonte pak imazhin e saj,se më duket se KM foli,por tani pas tij, po flet edhe Bojaxhiu duke e lënë as mish as peshk.

  3. mirel says:

    Jemi shkaterruar ne si komb dhe si popull, prandaj shkaterrojne Valbonen.
    Protesta sbehet me nje grup njerezish.
    Akoma nuk eshte kuptuar se duke i trajtuar menjane Vjosen nga jugoret dhe menjane Valbonen nga verioret, kriminelet do mbarojne pune shpejt e shpejt e te qete.
    Duhet te kete nje ze te perbashket, nga te gjithe per Valbonen dhe per Vjosen.
    Lumenjve duhet ti shtojme dhe malet tona te mrekullueshme qe po na i shqyejne nen hundet tona dhe po jua shkepusin zemren pak nga pak dhe po i degdisin neper bote si copa mermeri.
    Dhe Lajmi i Tomorrit perben nje skandal te perbashket me koncesionet qe jep qeveria. Ajo shet pa piken e frikes gjithe pasurite kombetare.
    Po ne jemi mesuar si koketrashe: Verioret akuzojne vetem veprat e PS..jugoret akuzojne vetem krimet e PD..dhe te gjithe se bashku akuzojme Shqiperine qe nuk ia cna ben me
    Veten nuk e shikojme me ne pasqyre dhe te kuptojme qe kemi nje te keqe, dhe e kemi te perbashket.
    Populli nuk ka pune me krimin e asnhe partie.
    Populli duhet te dali mbi partite per veten dhe per te gjithe. Cdo gje tjeter eshte vetvrasje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje