Mediat britanike për këngëtaret shqiptare: Erdhën nga një vend i vogël, u kthyen në yje popi

15 Nëntor 2017, 17:02Lifestyle TEMA

Këngëtaret shqiptare Dua Lipa, Rita Ora dhe Era Istrefi janë të njohura në të gjithë botën për hitet e tyre në muzikë, duke treguar hapur që janë nga Kosova.

Mediat britanike kanë shkruajtur për këtë rast duke treguar se si një vend kaq i vogël ka arritur të nxjerrë artiste të mëdha.

Shkrimi i The Times:

 “Shteti i Kosovës që ndodhet në julindje të Europës mund të jetë i vogël por është kthyer në një vatër të promovimit të yjeve. Është sa tre herë Londra dhe ka vetëm 1.8 milionë banorë, më pak se cereku i qytetit të Nju Jorkut. Një ndër më të njohurat është Rita Ora që ka lindur në Prishtinë dhe kur ishte 1 vjece u largua për cështje politike. Prindërit i vendosën nofkën Ora, që do të nënkupton kohën.

21-vjecarja, këngëtarja Dua Lipa është vajza e një ylli roku nga Kosova, vend ku kaloi 4 vite të adoleshencës. Kënga e saj ‘Be The One’ u rendit në vend të parë në 15 shtete dhe tashmë numëron 250 milionë klikime në Spotify. 

Suksesi i Era Istrefit u be virale pas këngës ‘Bon Bon’. Video ka arritur 180 milionë klikime në Youtube dhe ka firmosur për kompaninë Sony.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje