“Idhulli im Toto Riina,” telashe për kunatin e Saimir Tahirit, i vjedhin telefonin dhe... fusin në kurth mediat

18 Nëntor 2017, 14:08Kronika TEMA

Mediat shpesh herë nxitojnë për të bërë “Scoop” dhe kjo tashmë është kthyer në modë jo veç në Shqipëri por kudo.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe sot me kunatin e Saimir Tahirit i cili ka qenë në vëmendje të medias gjatë orëve të para të mëngjesit.

Atij i kanë vjedhur celularin duke marrë në dorë gjithë privatësinë e tij, përfshirë dhe llogarinë në Facebook.

Personi që i ka vjedhur celularin, ka shkruar me paramendim për një status shokues sipas të cilit, Alban Berisha e cilëson Toto Rinën një idhull.

Menjëherë, ky statur është ribotuar me shpejtësi nga shumë portale shqiptare që pa verifikuar e kanë marrë për të mirëqenë.

Sakaq, Berisha  i ka bërë thirrje përmes një llogarie të mikut të tij, atij që ka në dorë telefonin të ndalë këtë lojë të rrezikshme.

“Ju lutemi kush e ka gjetur telefonin dhe po e përdor në mënyrë të pandershme dhe të pandërgjegjshme Facebookun tim, ju lutem ta dorëzoni sa më parë në rajonin e policisë më të afërt. Po më diskreditoni me këtë status që më keni bërë. Me respekt Alban Berisha”, thuhet në reagim.

Menjëherë pas denoncimit, efektivët blu kanë nisur hetimet për të zbardhur rastin. (TemA)

7 komente në ““Idhulli im Toto Riina,” telashe për kunatin e Saimir Tahirit, i vjedhin telefonin dhe… fusin në kurth mediat”

  1. adi says:

    Kush ka 200 leke te vjetra tja japi kunatit te saimir tahirit qe te shkoje ne nje qender interneti dhe te bllokoje fb e tij.
    Sepse kunati i saimirit eshte i varfer nuk ka comp ne shtepi, nuk ka leke te bleje nje celular tjeter dhe mbi te gjitha e kuptoi qe i vodhen celularin vetem kur u botua ne gazete statusi i tij.
    Njerez ndermerni nje fushate per te ndihmuar kunatin e saimir tahirit me moton
    200 leke per kunatin.
    Rilindja nga njera ane faleminderit qe egzistoni se me ke do tallnim trapin ne njerzit normale.

    1. Lolo says:

      Njerezit tallin trapin nonstop me Lul Bythen dhe Sali Psikopatin. Mjaftojne 2 lolo full time. Keta kunetrit duhet ti kesh te famshem qe te merren njerezit me ta

  2. Iliriani says:

    Si nuk ju vjen turp ju te Tema, po 140 deputete vetem ketij Tahirit I bien ne qafe ??? Kusheriri, shoku , lunatic??? Mjaft se na bete per te vjelle

  3. buj says:

    GJYNAF SI ECEN FARE QORRIT, I VJEDHIN CEL KUNATIT , KNEJ AMERIKONET , NGA KRAHU TJETER , ITALJONET SE PER 6 CANTA EURO NUK PO CA KOK NJERI

  4. Lloji says:

    Ç’paske pas njerëz idiotër rreth teje mor Sajmir..!

  5. Çakalli says:

    ..sa i pakujdesshem..dhe kur ?!!

  6. kasem gahinji says:

    PD ka mobilizuar dhe hajdutet e xhepave e te shtepive per te sajuar prova ndaj tahirit dhe te afermve te tij.po i bijen shpifjet me agese nje nga nje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje