FOTOT/ Kim nuk dorëzohet para asgjëje, kjo është arma shkatërrimtare e Koresë së Veriut që mbahej sekret

19 Nëntor 2017, 22:15Bota TEMA
FOTOT/ Kim nuk dorëzohet para asgjëje, kjo është arma

Koreja e Veriut po nxiton që të ndërtojë dhe dislokojë nëndetësen e saj të parë me raketa balistike.

Ekspertët thonë se analizimi i vëmendshëm i imazheve satelitore konfirmon se Koreja e Veriut po rrit kapacitetin e impianteve të saj, gjë që sugjeron se mund të jetë duke ndërtuar një nëndetëse tjetër.

Ekspertët mendojnë se pas testeve të shumta që ka kryer në nëndetësen prototip, Koreja e Veriut mund të ndihet e gatshme që të ndërtojë tashmë një tjetër për përdorim ushtarak

 

Vetëm nga imazhet satelitore, pa burime të tjera informacioni, është e vështirë të përcaktohet progresi i programit për nëndetëset me raketa balistike, por ekspertët paralajmërojnë se Koreja qartësisht po përpiqet të arrijë një aftësi të dytë për të lëshuar raketa, këtë herë nga deti.

Analistët thonë se deri tani, Koreja e Veriut jo pak herë ka habitur komunitetin ndërkombëtar, pasi ka kaluar pritshmëritë në zhvillimin e raketave.

Një mesazh i qartë se ndërsa bota flet dhe thjesht bën presion, Koreja e Veriut vazhdon të nxitojë për të ndërtuar armët e saj të reja dhe nuk ka ndërmend të heqë dorë nga qëllimi i saj për t’u shndërruar në fuqi bërthamore./TCH/

2 komente në “FOTOT/ Kim nuk dorëzohet para asgjëje, kjo është arma shkatërrimtare e Koresë së Veriut që mbahej sekret”

  1. LAJME TE VERTETA says:

    bravo Tema qe “zbuluat” armen sekrete te Kores se Veriut ashtu si u “zbulua” edhe topi “gjigand” i Sadamit
    Gazete dhe sherbim sekret nen drejtimin e Mero Bazes qe do ju kishte “zili” CIA & FBI

  2. Kozi says:

    Ja fusni kot dhe ju, ate nendetese po e ha ndryshku

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje