Gjermania mbërthehet nga paniku, gjashtë terrorist po planifikonin sulme për Krishtlindje

21 Nëntor 2017, 17:39Bota TEMA

Gjashtë refugjatë në Gjermani janë arrestuar në katër qytete të ndryshme në Gjermanisë pasi po planifikonin një sulm terrorist për Krishtlindje.

Mësohet se sulmi ishte koordinuar që të kryhej në qytetin Hessen.

Lajmi u bë i ditur nga mediat gjermane, të cilat shkruajnë se të arrestuarit ishin pjesë e ISIS.

Agresorët kishin planifikuar që sulmi të kryhej me armë dhe me eksploziv.

Raportohet se gjashtë refugjatët kishin mbërritur në Gjermani me identite në rremë.

Prokurori i Frankfurtit shpjegoi se të arrestuarit kishin mbërritur disa në 2014 dhe disa të tjerë në 2015 dhe janë rreth moshës 20 deri 28 vjeç.

Gjatë bastisjes së policisë u kontrolluan tetë apartamente dhe të gjithë të arrestuarit ishin me nënshtetësi siriane.

Sipas Die Ëelt prej disa muajsh investigatorët po vëzhgonin lëvizjet e tyre nëpërpmjet gjurmëve të refugjatëve të tjerë. Më 19 dhjetorit të vitit të kaluar terroristët sulmuan tregun e Krishtlindjeve Breitscheidplatz në Berlin dhe lanë të vdekur 12 persona.(TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje