Kështu e kërkon edhe skenari: Marrëdhëniet mes Erdoganit, Gylenit dhe SHBA-ve ne nje serial te shumendjekur amerikan

20 Nëntor 2017, 18:06Bota TEMA

Në pjesën e fundit të serialit të shumëndjekur në mbarë botën, “Designated Survivor”, paraqitet një lider fetar në Turqi, i cili për nga ngjashmëria me ngjarjet e kohëve të fundit në Turqi, aludon për liderin e Lëvizjes “Gylen”.

Skenari e kërkon që presidenti i SHBA në film ta cilësojë klerikun turk si një mendimtar, por jo si një qasje e veçantë e skenarit apo producentëve të serialit në emër të Gylenit, por sepse kështu e kërkon skenari nëse Presidenti turk do të shfaqet aq paradoksal në kërkesat e tij ndaj Shtëpisë së Bardhë.

Gjatë kësaj skene i jepet vend një bisede që zhvillojnë me njëri-tjetrin presidenti i SHBA dhe i atij turk, të cilët takohen në Shtëpinë e Bardhë, lidhur me tentativën për grusht shteti në 15 korrik të vitit të shkuar. Ja cilat janë fjalët që presidenti turk i drejton homologut të tij:

“Ju jeni duke shkelur marrëdhënien e mirë të partneritetit strategjik që ekziston mes dy shteteve, duke mos na e dorëzuar neve terroristin me emër Nuri Shahin, i cili u përpoq të rrëzonte qeverinë e zgjedhur me votë në vendin tonë.”

Ndërkohë që presidenti i Shteteve të Bashkuara ia kthen se “ai është një mendimtar dhe njeri që ia ka dedikuar jetën edukimit,” Nga këto fjali është më se e lehtë të kuptohet se për kë bëhet fjalë dhe analogjia u ngjan shumë e njohur për opinionin publik ndërkombëtar.

Ja se si vijon ky dialog mes dy presidentëve përgjatë këtij takimi:

– Juve duhet t’ju vijë turp që nuk e deportoni Shahinin. Ai duhet të përballet me drejtësinë për armiqësinë karshi shtetit tonë.

– Por për këtë nuk ka asnjë provë të mjaftueshme që ta bëjë fajtor.

– Në vendin tuaj është kështu… Por në vendin tim ai është një vrasje. Ishte një grusht shteti nga i cili humbën jetën plot 97 njerëz të pafajshëm.

– Sipas shërbimeve tona inteligjente grushtin e shtetit e ndërmori një grup brenda ushtrisë turke dhe nuk del asnjë lidhje me Shahinin në këtë mes.

– Keni të dhëna të gabuara! Ju nuk i meritoni më bazat në vendin tonë. Ndoshta duhet menduar që Rusia është një vend më i prirur për bashkëpunim me ne.

Mirëpo, a do të jetë ajo që vijon edhe e ardhmja e klerikut turk, Fethullah Gylen, në Shtetet e Bashkuara? Pas disa minutash, presidenti i Amerikës e fton klerikun turk në Shtëpinë e Bardhë dhe i deklaron se ata janë shpresëplotë se me të ata janë më shpresëplotë lidhur me të ardhmen demokratike të Turqisë, mirëpo alegoria e Gylenit në film i përgjigjet se ai është një aktivist dhe vetëm kaq, ndërsa Presidenti i SHBA i përgjigjet se shteti amerikan e vlerëson figurën e tij, kështu që mund të jetojë i sigurt atje.

Presidenti turk i shqetësuar jashtëzakonisht shumë prej përgjigjeve të marra prej zyrtarëve amerikanë, i thotë Presidentit amerikan se atëherë ai do të mendojë deri edhe tërheqjen e Turqisë nga NATO. Megjithatë, reagimi i ardhur nga ana e homologut amerikan, i cili i thotë se “atëherë ai do ta ftojë Nuri Shahinin në Shtëpinë e Bardhë dhe në praninë e tij do të ftojë edhe mediet dhe do të deklarojë se Shtetet e Bashkuara e mbështesin atë dhe besojnë fort se ai është shpresa e vetme për një Turqi

demokratike,” e bëjnë atë që të hedhë një hap pas e të tërhiqet nga kërkesat e tij.(TemA)

1 komente në “Kështu e kërkon edhe skenari: Marrëdhëniet mes Erdoganit, Gylenit dhe SHBA-ve ne nje serial te shumendjekur amerikan”

  1. .... says:

    sa te pabese jane keta amerikanet,e kthejne bythen nga ku kan interesin e tyre dhe nuk duan tja dine per askend shtet tjeter,sa per turqine as qe e llogarisin fare,por bejne kote sikur i intereson turqia,kur greqia bleu bashk me qipron raketa tek ruset S300 askush nuk u ndi nga keta amerikanet,kurse tani qe turqia po ben pazar per rraketa S400 qe njihen si rraketat me te avacuara te momentit amerikanet u hodhen ne sulm duke e gjykuar turqine qe mos te bej pazare te tilla me ruset,mbrapa amerikaneve leh edhe konia greke,politike hipokrite nga te gjitha shtetet sidomos nga djallet amerikane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje