Kryebashkiaku i Barit në Itali Antonio Decaro ka bërë një apel të pazakontë ndaj qytetarëve.
Ai është shfaqur përmes një video ku denoncon një banor të qytetit se nuk është kujdesur për qenin duke dëmtuar komunitetin ku jeton.
Fill pas publikimit të pamjeve ku shihej një qytetar duke shëtitur me qenin e tij dhe më pas i zoti nuk mblidhte papastërtitë e qenit, qytetari i parë i Barit ka vendosur të japë këshillën e tij personale.
Ai fton të afërmit e këtij qytetari që mos e marrin në shtëpi.
“Ne nuk mund ta gjobisim sepse nuk e njohim, por ju që e keni identifikuar, thotë Decaro- sepse i shpifuri ndoshta është një prej atyre që ngjit sekrecione poshtë tavolinës, ndoshta bën p*** në ashensor, ose shkon në banjë dhe nuk lan duart e më pas ju prek: ju që mundeni, mos e ftoni”, deklaroi kryebashkiaku i Barit. (TemA)
po nuk eshte pak si i denuar per korrupsion nja 10000 Eur nga nje shqiptare atje.
dhe ka goj me fol?