Deputetja socialiste tone të ashpra ndaj gazetarëve: Mos vazhdoni lojën e kazanit

24 Nëntor 2017, 11:26Politika TEMA

Deputetja e PS-së Elona Gjebrea ka folur me tone të ashpra para gazetarëve duke i këshilluar ata që të mos vijonin lojën.

E pyetur në lidhje me informacionet e publikuara se është thirrur nga prokuroria për t’u pyetur për çështjen “Habilaj”, ajo tha se është e gatshme për të dëshmuar.

“Përdorni etikën dhe mos vazhdoni lojën e kazanit. Të manipuloni, të përdorni shpifjen. Unë do shkoj në prokurori dhe do përgjigjem për çdo gjë. Nuk kam shkuar dhe jam e gatshme të shkoj në prokurori”, u shpreh Gjebrea.(TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje