FOTOT/ Shkëmbi e zë poshtë, fermeri mbijeton për 5 ditë rresht pa bukë dhe ujë

24 Nëntor 2017, 15:15Lifestyle TEMA
FOTOT/ Shkëmbi e zë poshtë, fermeri mbijeton për 5 ditë

Një fermer i cili rezultonte i zhdukur për pesë ditë me rradhë është gjetur i gjallë nën një shkëmb.

Fermeri Louis Strydom u zbulua nën një gur të madh në tokën afër fermës së tij Omdraai, pranë qytetit të Bethlehem, i cili ndodhet në Afrikën e Jugut.

Ekipet e shpëtimit mendonin se ai kishte vdekur, por pas një inspektimi ata zbuluan që ai ishte ende gjallë.

38 vjeçari mbijetoi për 5 ditë rreth pa ushqim dhe pa pirë ujë. Një nga pjestarët e ekipit të shpëtimit tha se trupi i Louis Strydom ishte dehidratuar pothuaj plotësisht.

“Është një mrekulli se ai është ende gjallë “- tha ai.

Operacioni për ta shpëtuar burrin e ngecur në shkëmb zgjati tri orë. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje