Gjermania bëhet strehë për fëmijët e luftëtarëve të ISIS

24 Nëntor 2017, 08:45Bota TEMA

Fëmijët e luftëtarëve të ISIS duket së do të kenë një shtëpi të re për të jetuar.

Qeveria gjermane është duke planifikuar që të sjellë në nga Iraku fëmijët e terroristëve të Shtetit Islamik për t’i shpëtuar ata nga vatra e luftës.

Mësohet se ministria e Jashtme e RFGJ i është lutur qeverisë në Bagdad që të japë një leje udhëtimi për të miturit që mbahen në qendrat e marrjes në pyetje dhe në burgjet e vendit.

Ka qenë gazeta e njohur Süddeutsche Zeitung, NDR dhe ËDR. Por deri tani këto leje udhëtimi nuk janë dhënë.

Më tej ministria e Jashtme justifikoi iniciativën e saj me motive humanitare si edhe me detyrimin për të mbrojtur shtetasit gjermanë.

Por veç kësaj, te të afërmit në Gjermani, kujdesi për fëmijët do të jetë më i mirë. Ministrisë së Jashtme Gjermane iu drejtuan për këtë nënat e fëmijëve. Konkretisht bëhet fjalë për fëmijët e gjashtë nënave, të cilët janë diktuar në zonën e luftës dhe janë arrestuar atje.

Ndërkohë janë femra, të cilat qenë bashkuar me Shtetin Islamik. Por besohet se numri i fëmijëve të tillë në Irak është më i madh. Para vendimit për t’i kthyer fëmijët, do të diskutohen çështje sigurie. Gratë i presin në Irak dënime, për shkak të aktivitetit të tyre për IS. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje