CDU do koalicion me socialdemokratët

27 Nëntor 2017, 16:29Bota TEMA

Kryesia e partisë konservatore, CDU pas dështimit të koalicionit me liberalët e Të Gjelbrit kërkon njëzëri bisedime me socialdemokratët për të krijuar koalicionin e madh.

Kryesia e CDU-së, sipas të dhënave të kryeministrit, Shlesvig-Holshtajn, Daniel Günther, është shprehur qartësisht për një koalicion me bazë të gjerë me socialdemokratët, dhe kundër një qeverie të pakicës.

“Ne kemi synimin e qartë, që të krijojmë një qeveri të aftë për veprim”, u shpreh Günther pas konsultimeve në Berlin.” Sipas bindjes sonë, një qeveri të tillë nuk e mundëson qeveria e pakicës, por një aleancë që bazohet në një shumicë parlamentare, tha Günther.

Krerë të CDU-së u takuan të dielën me kancelaren Angela Merkel për t’u konsultuar për strategjinë e ardhshme.

Por CDU do të presë kongresin e Partisë Socialdemokrate, SPD, i cili do të përcaktohet për strategjinë e tyre dhe mundësinë e fillimit të bisedimeve të koalicionit me CDU. Socialdemokratët do të mblidhen më 7-9 dhjetor në Berlin për të marrë vendimet e ardhshme.

CDU -SPD – Rritje në sondazhe

Kryeministri i landit të Renani Veriore-Vestfalisë, Armin Laschet (CDU) u shpreh se konsultimet me CDU nuk do të fillojnë mbi bazën e kompromiseve për koalicionin Xhamajka, por mbi programin zgjedhor të CDU-së.

Edhe Laschet u shpreh kundër një qeverie të pakicës përballë vendimeve që duhen marrë për Europën.

Mundësia e një koalicioni mes CDU-së dhe SPD-së ka rritur vlerat në sondazhe të të dyja partive.

Në një sondazh të publikuar nga Emnid për “Bild am Sonntag”, Unioni CDU/CSU shton dy pikë në vlerësimin e zgjedhësve duke kaluar në 33%, ndërsa SPD një pikë, duka arritur kuotën e 22%.

Humbësit e sondazhit janë Të Gjelbrit dhe Liberalët, që zbresin një pikë në preferencat e zgjedhësve duke rënë respektivisht në 10 dhe 9%.(DW)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje