FOTOT/ Bukuroshja nga Afrika e Jugut shpallet Miss Universi 2017

27 Nëntor 2017, 12:22Lifestyle TEMA
FOTOT/ Bukuroshja nga Afrika e Jugut shpallet Miss Universi 2017

Bukuroshja 22-vjecare nga Afrika e Jugut Demi-Leigh Nel-Peters është fituesja e titullit të Miss Univers 2017.

Ajo sapo është diplomuar për menaxhim biznesi dhe fitoi kurorën e më të bukurës në botë gjatë spektaklit, që u zhvillua në Planet Hollyëood në Las Vegas.

Në vendin e dytë doli bukuroshja nga Kolumbia, Laura Gonzalez dhe në vend të tretë Miss Xhamajka, Davina Bennett.

Përveç kurorës së bukurisë 22-vjecarja do të marrë dhe një pagë mujorë një vjeçare, një apartament luksoz në New York, të cilin do ta përdorë për aq kohë sa kohë do të mbajë kurorën dhe disa çmime të tjera. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje