Nje nder te rikthyerit ne kupolen e PD dhe ne Kuvend, Enkelejd Alibejaj ne ndryshim nga Basha qe i cilesoi “shasha” ka tentuar te shpjegoje se ku jane shpenzuar 1 milione dollaret per lobim
Megjithese ka thene se jane derguara dokumentet n KQZ, vete ky institucion por dhe faqja e tij zyrtare e mohojne nje gje te tille.
Deputeti Enkelejd Alibeaj deklaroi sonte në Report Tv se kontratat lobuese që janë bërë në SHBA janë dorëzuar në KQZ dhe janë të njëjtat. Ai rrëzoi pretendimet e PS, ndërsa shtoi se është gati që të shkojë në prokurori për të sqaruar gjithçka.
Duke u ndalur të arsyeja se përse PD ka lobuar në SHBA, Enkelejd Alibeaj tha se gjithçka është bërë për të ndërgjegjësuar për situatën e kanabisit në Shqipëri dhe skandaleve të tjera qeveritare.
“Që kur dolën lajmet e Tahirit e Sotës, Rama e ka humbur qetësinë. Të gjitha skandalet ia humbën qetësinë Ramës dhe ka gjetur një lloj sjellje e nxjerrjes së gjasme skandaleve të PD. E filloi me CEZ, nuk funksioni, vijoi me kryebashkiakun e Mallkastrës nuk funksionoi edhe kjo.
PD ka depozituar në KQZ këto kontrata. Ato janë publike, kush do mund t’i shikojë. Ato i ka edhe DASH. E kemi bërë këtë gjë për të ndërgjegjësuar për kanabisin, për këto skandale, për kthimin e këtij vendi që po mbyt me drogë tët gjithë Europën.
Ne jemi transparent i kemi bërë të dituar shpenzimet. Kontratat janë të depozituara në KQZ, qartësisht. Këto janë pa vlerë, pasi është shpikje për të hequr vëmendjen nga skandalet e qeverisë. Prokuroria duhet të veprojnë dhe ne jemi gati që të paraqitemi“.
Por përse nga një kompani off shore? “Mos u merr me këtë. Ne jemi gati të shkojmë në prokurori për gjithçka. Dokumentet i ka DASH. Kemi kaluar në filtrin e DASH.
Ata kanë parë shumën dhe burimin e saj” tha Alibeaj. Por PS ka akuzuar opozitën se shumën prej 1 mln dollarë për lobim në SHBA e ka fshehur duke mos e deklaruar në KQZ.(TemA)
keshtu e kuptojne politiken keta te pd-se qe rama duhet ti fuse ne burge te gjithe ata qe ai permend te koruptuar
ta bej si sala
jo zoteri ps permend skandaslet dhe prekuroria duhet ta shqyrtoi dhe te beje drejtsi
Qajne per popullin e varfer dhe i japin miliona te pasurve per nje cop karrike.
Luftojne kanabisin dhe varferin duke i dhene milionat amerikaneve qe nuk din ku ti cojne dollaret.