Donald Trump, mesazh Metës

27 Nëntor 2017, 18:15Politika TEMA

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka marrë një mesazh urimi nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump:

“I dashur zoti president,

 Ndërsa ju festoni 105-vjetorin e Pavarësisë më 28 Nëntor, populli i Shteteve të Bashkuara më bashkohet në urimin për popullin shqiptar. Në këtë ditë ne konfirmojmë miqësinë tonë të fortë dhe përkushtimin ndaj Shqipërisë si dhe presim që ta fuqizojmë edhe më tej këtë marrëdhënie gjatë viteve të ardhshme.

 Dy kombet tona kanë zhvilluar një bashkëpunim të thellë që na ka lejuar të punojmë së bashku për të trajtuar çështje me rëndësi globale. Ju falënderojmë për rolin tuaj si partner vendimtar në promovimin e qëndrueshmërisë rajonale dhe luftën kundër ekstremizmit si dhe mbështetjen tuaj anembanë botës si një Aleat i NATO-s dhe vend anëtar i kolacionit për Shkatërrimin e ISIS-it.

 Këtë vit mirëpritëm zbatimin nga ana e Shqipërisë të reformave kyçe të drejtësisë, të cilat e kanë sjellë vendin më afër qëllimit për të hyrë në Bashkimin Evropian dhe bashkëpunimit më të madh rajonal. Ne e lavdërojmë përparimin që ka shënuar Shqipëria në drejtim të integrimit euro-atlantik dhe të sigurimit të paqes e begatisë për të gjithë shqiptarët.

 Jemi bashkë me ju teksa festoni këtë ditë të veçantë dhe iu uroj Ju dhe popullit shqiptar gjithë të mirat gjatë vitit të ardhshëm!” – shkruhet në mesazhin e urimit të presidentit Trump.

4 komente në “Donald Trump, mesazh Metës”

  1. luani u.s.a. says:

    Me kete falenderojme presidentin e SHBA,Donald Trupm, ne urim per popullin shqiptare ne 105 vjetorin e Pavaresise me 28 Nentor,por ndoshta nuk eshte ne dijeni presidenti amerikan Trump se nuk eshte ne dijeni qe presidenti i Shqiperise Ilir Meta eshte i akuzuar per korrupsion dhe ne Janar nga ekpertet e FBI,gjermane dhe angleze presidenti i Shqiperise Ilir Meta do te hetohet per pasuri marramendes ilegale i cili ne baze te sherbimeve inteligjence te huaj z. Ilir Meta posedon te hapur xhiro-llogari bankare ne Londer(Angli) ne milione Paunde..!

  2. Reforma ne drejtesi do te behet sepse ka Celua Bicak. Mos kujton se shpetove Like Floriri? Jo, or jo. Ty per pak kohe je ne burg, prapa hekurave.

  3. Lisi says:

    Vetë Trampi , ae di ku ndodhet Shqipëria ?!
    CIA e di , por unë pyes për Trampin !

  4. Woodrow Wilson says:

    Falenderimet per kombin AMERIKAN, i cili eshte me i merituari qe SHQIPERIA u pavaresua ne vitin 1920, me vendim te presidentit WOODROW WILSON.

    P.S.
    Asnje lider musliman ne SHQIPERI APO KOSOVE, nukmenuron kuuuuuuuuurrrrrrrr diten e FLAMURIT apo DITEN E PAVARESISE………..sepse jane Musliman.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje