Afera e lobimit/ Nenet që tregojnë se Basha rrezikon deri 15 vite burgim

27 Nëntor 2017, 13:49Politika TEMA
Afera e lobimit/ Nenet që tregojnë se Basha rrezikon deri 15 vite

Fshehja e 1 milionë dollarëvë, para të shpenzuara për të kontraktuar disa firma lobimi gjatë periudhës mars-qershor 2017, përbën një vepër penale e dënueshme deri në pesë vite heqje lirie për personin që ka firmosur ato transaksione, konkretisht vetë Lulzim Bashën.

Dokumentat e publikuara më parë gjatë muajit nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë vërtetuan këto transaksione, të cilat janë kryer nga llogari anonime, të vendosura në parajsa fiskale si Belize.

Ndërkohë, sipas deklaratës së paraqitur nga PD në KQZ, për shpenzimet e fushatës, demokratët deklarojnë vetëm 581 milionë lekë të vjetra shpenzime, duke fshehur një milionë dollarë.

Ironikisht, në deklaratën e paraqitur nga PD, shkruhet: “Duke qenë i/e vetëdijshëm për pasojat ligjore në rast të deklaratave të paplota, të pasakta ose të rreme, dhe në bazë të njohurive të mia më të mira dhe me përgjegjësi për përgatitjen e këtij raporti, unë konfirmoj vërtetësinë e të dhënave të paraqitura në këtë dokument”.

Me ose pa vetëdije, ajo që Basha ka bërë në fakt, duke paraqitur këtë deklaratë, është shkelje e nenit 180, pika a, e Kodit Penal, për “fshehjen e të ardhurave”, pjesë e krimeve të seksionit ekonomik. Kjo është një vepër penale e dënueshme deri në tetë vite burgim.

Ndërkohë, ky veprim e vendos Bashën në kundërshtim me nenin 326, për falsifikimin e materialeve zgjedhore. Dokumenti i paraqitur në KQZ është në fakt një material zgjedhor dhe shpallja fajtor për këtë krim është e dënueshme deri në 7 vite burgim./LEXO.AL 

2 komente në “Afera e lobimit/ Nenet që tregojnë se Basha rrezikon deri 15 vite burgim”

  1. kombi says:

    PO MORE IDIOTE ,POR KETO LIGJE NUK GJEJNE ZBATIM NE VENDN TONE TE CUDIRAVE . LULZIMEN NUK E KA GJETUR GJE DHE NUK DO TA GJEJ DHE PER 1MELEONE $ . PROKURORIA NUK BEN ASGJE , DO TA KALOI SI SHUME PISLLEQE TE TJERA .
    TE FALA BAFTJARIT .

  2. Kuq e zi says:

    Meqe rrezikon kaq shume lerjani organeve qe po vijne
    Mos i jepni pafajsi me kto palo gjykates si ndodhi me rrugen e kombit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje