Akademik Rexhep Qosja me rastin e shënimit të 105-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, ka folur për Shqipërinë dhe Kosovën.
Qosja në një intervistë për gazetën “Epoka e re” ka thënë se Shqipëria, parë historikisht, ka ecur përpara, është zhvilluar e po zhvillohet, kurse për Kosovën thotë se ka humbur shumë kohë në tri marrëveshjet e gabuara; pranimi i Marrëveshjes së vijës kufitare me Malin e Zi, siç e kërkonte Mali i Zi, krijimi i Bashkësisë së Komunave Serbe, siç e kërkonin serbët e Kosovës dhe Qeveria e Serbisë, dhe krijimi i Gjykatës Speciale.
Akademiku thote se paria e PD-së po bën tek të huajt propagandë antishqiptare.
“Gjatë këtyre viteve, prej se është krijuar shteti shqiptar, Shqipëria, i ka provuar gati të gjitha trajtat politiko-shtetërore dhe kushtetutare-juridike: despotinë, tiraninë, diktaturën, demokracinë, pseudodemokracinë.
Ka provuar rendin njëpartiak dhe rendin shumëpartiak.
Ka provuar totalitarizmin, populizmin, anarkizmin, autoritarizmin!
Tani po përjeton qeverisjen e ligjshme, të përfaqësuar prej të zgjedhurve në zgjedhje të lira e demokratike, dhe përpjekjet mjaft të egra të opozitës për pushtet paralel.
Gjatë këtyre 105 vjetëve Shqipëria ka provuar rënie dhe ngritje, atdhetarizmin më të përkushtuar të predikuar e të sendërtuar edhe me mjete totalitariste si në kohën e komunizmit dhe atdhetarizmin e komprometuar prej propagandave që fyejnë shtetin, që fyejnë mentalitetin, që deshën s’deshën autorët e kësaj propagande, ua krijojnë të huajve bindjen se shqiptarët – popull i njohur me traditë vlerash të larta, na qenkan popull pa vlera etike!
Dhe, kjo po ngjet sot në Shqipëri – po e bën paria e PD-së.
Megjithatë, Shqipëria, shikuar historikisht, ka ecur përpara, është zhvilluar e po zhvillohet, është bërë edhe me shtetin e dytë shqiptar, me Kosovën shtet i lirë e i pavarur, po zhvillohet dukshëm urbanizmi i saj, po bëhen përpjekje gjithnjë e më të dukshme për mirërritjen e brezit të ri dhe për mirëjetesën e popullit”, thekson Qosja.
“Gjendjen tonë politike e shoqërore në këtë kohë e shënojnë shumë të këqija, prandaj ndjej nevojë që t’ia bëj popullit një lutje: Hidhërohu popull!”, ka thënë Qosja.
Mire e keni Zoti Qose por çfar te bëjme. Ju si akademik dhe shum te tjere si ju duhet të ngrini zerin per kta anti Shqiptare. Jo vetem të shkruani artikuj, por duhet të mblidheni akademiket, historianet, profesoret e gjith ajka e kombit per të diskredituar kto anti Shqiptar.
Ku ishe ti kur Rama dhe konet e tije benin telendi Shqiperine neper kancelerite e Europes?
Ti shegert i Rames?!
Profesor i nderuar mendoj se duhet te shkruash me shume qe Albini te mos rrije mbrapa hekurave duke ditur se zeri juaj è i ndritur dhe i fuqishem!Ai djale i duhet Shqiperise dhe Shqiptareve!Te kesh jete…!
Mos e ngatërroni Prof. Qosen me grindjet shqipëtare. Qose është shqipëtari më i madh sot. Ai duhet dëgjuar nga të gjithë të majtë dhe te djathtë, në Shqipëri dhe në Kosovë. Qose është atdhetar dhe patriot dhe jo partiak. Është turp për ne që më shumë dëgjojmë një alabak nëse është jashtë shqipërie se sa vëllaun tonë. Është turp kur nxijmë shqipërinë për inat të vllaut tonë. Është turp që për pak pushtet nxijmë shqipërinë dhe kjo ndodh dhe te e djathta dhe te e majta. Kjo klas politike e pas 1990 ka mbushur kupën.