‘Viti i Skënderbeut’, Rama: Ja vendimi i durrsakëve në prag të pavarësisë

26 Nëntor 2017, 21:21Politika TEMA
‘Viti i Skënderbeut’, Rama: Ja vendimi i durrsakëve

Kryeministri Edi Rama i është rikthyer rubrikës “amarcord”, në profilin e tij në facebook. Një ngjarje të ndodhur më 26 nëntor të vitit 1912, është sjellë në vëmendje nga Rama, ngjarje ku paria e qytetit të Durrësit vendosi për të dërguar përfaqësuesit e saj në kuvendin e Vlorës.

Një dokument i cili ishte firmosur edhe nga stërgjyshi i kryeministrit, Kristaq Rama, element të cilin Rama e evidenton në fund të postimit. Postimi i Kryeministrit Rama: “AMARCORD  Viti i Skënderbeut.

Dëshiroj ta çel këtë Amarcord të Vitit të Skënderbeut me dërgesën fjalë për fjalë të një të pasionuari të kësaj kronike, të cilin e falenderoj përzemërsisht për mesazhin e tij: Me kërkesë të Ismail Qemal Vlorës dhe e gjetur para rrezikut të pushtimit të qytetit nga ushtria serbe, paria e Durrësit vendosi më 26 nëntor të vitit 1912 të nënshkruaj Aktin e Përfaqësimit dhe të delegoj përfaqësuesit e Durrësit në Kuvendin Kombëtar të Vlorës.

Fill më pas ata ngrejnë flamurin kombëtar në selinë e mytesarifit. Bashkëngjitur Akti i Përfaqësimit të Durrësit.

(Një nga firmëtarët e aktit është edhe Kristaq Rama i Vjetri:-)”, shkruan Rama.

3 komente në “‘Viti i Skënderbeut’, Rama: Ja vendimi i durrsakëve në prag të pavarësisë”

  1. cironka says:

    i vjetri I vjetri se I riu osht nga veriu

  2. Nina says:

    Kur u kujtove qè je nga Durresi ??!!??

  3. @ says:

    Doni me per Belulin???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje