FAKSIMILE/ Përshkallëzohet skandali, ja si PD nxin Shqipërinë para ndërkombëtarëve duke paguar kompanitë e lobimit

26 Nëntor 2017, 17:39Politika TEMA
FAKSIMILE/ Përshkallëzohet skandali, ja si PD nxin

Dokumente të tjera dalin në skenë nga skandali që ka përfshirë Partinë Demokratike me kompanitë e lobimit ku janë shpenzuar shuma të majme parash për t’i dhënë vëmendje ndërkombëtare kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Këtë herë, “TemA” zbulon një dokument të datës 28 prill 2017 ku lideri i opozitës në atë kohë Basha dhe kreu i PR-së Fatmir Mediu kanë kërkuar një takim me këshilltarin e sigurisë kombëtare Herbert Raymond McMaster për t’i treguar gjykimin e tyre mbi qeverisjen “Rama” në mënyrë që SHBA të reagojë.

Teksa në Tiranë protestohej përpara kryeministrisë, opozita paguante për të zhvilluar një takim 30 minutësh midis datës 30 prill dhe 5 maj.

Në dokumentacion, janë përpiluar me hollësi të gjitha deklaratat dhe akuzat e kreut të PD-së Basha në adresë të kryeministrit Edi Rama dhe kabinetit të tij qeveritar.

Ajo që bje më tepër në sy në kërkesën e Partisë Demokratike dhe dy iniciatorëve Basha dhe Mediu, janë deklaratat anti-SOROS dhe përpjekjen për të kanalizuar qeverisjen në shoqëritë e drejtuara prej biznesmenit amerikan George Soros.

” Z. Basha vlerësoi fitoren e Presidentit Donald Trump si një akt dashurie për lirinë dhe bëri një përpjekje për të inaguruar një rrugë me emrin e presidentit amerikan në periferi të kryeqytetit. PDSH kërkon të mposhtë në zgjedhjet e 18 qershorit qeverinë e udhëhequr nga Partia Socialiste dhe e drejtuar nga Edi Rama. Nën udhëheqjen e PS-së qeveria dhe institucionet e Shqipërisë janë degraduar nga njerëz të korruptuar dhe negativë pasi janë aleatë me George Sores dhe fondacionin e tij  “Shoqëria e Hapur”,” shkruhet në dokumentacion, përcjell “TemA”.

Ndërkohë, dyshja Basha-Mediu i kujtojnë SHBA-ve edhe deklaratat e Edi Ramës gjatë zgjedhjeve presidenciale për kandidaturën e Donald Trump, duke u përpjekur që ai dhe Shqipëria të humbasë mbështetjen e ndërkombëtarëve në mënyrë që Partia Demokratike të vijë në pushtet dhe të forcojë marrëdheniet.

“Nëse është Partia Demokratike rezulton fitimtare, ne do të zhvillojmë lidhje të forta me administratën “Trump”. Kryeministri i tanishëm Edi Rama kundërshtoi publikisht në CNN Presidentin aktual kur ishte kandidat, duke deklaruar se “Trump” përbën kërcenim për Amerikën dhe pa dyshim një kërcënim për lidhjet shqiptaro-amerikane. ” shkruhet ndër të tjera.

Mësohet se Partia Demokratike ka shpenzuar rreth 1 milionë dollarë për lobing në SHBA ku të paktën 500 mijë euro i ka përdorur veç për të siguruar “mbështetje false” nga Washington-i gjatë kohës që qëndronte në çadrën para Kryeministrisë për të rrëzuar Edi Ramën.

Duke ndjekur me kujdes formën dhe strategjinë e përpilimit të këtij dokumentacioni, natyrshëm vjen në mendje shprehja e publicistit Faik Konica i cili shprehej në vitin 1897 se: “Armiqtë e Shqipërisë janë shqiptarët, ndaj edhe vazhdojmë të renditemi ndër kombet e fundit në Evropë”.(TemA)

20 komente në “FAKSIMILE/ Përshkallëzohet skandali, ja si PD nxin Shqipërinë para ndërkombëtarëve duke paguar kompanitë e lobimit”

  1. kozmo says:

    SKANDALET NUK KANE TE SOSUR NE KETE VEND !!!

    1. Arjani says:

      Partia e derrave te tropojes ka vdekur dhe eshte ne ferr.

  2. Iliri says:

    Nuk kuptoj dhe mbeshtetesit e pd qe ju shkojne akoma mbrapa ketyre bastardeve .Ata nuk shajne dhe kriminalizojne vetem shqiperine e te majteve por te te gjitheve dhe nga kjo te gjith jemi te humbur.Ata ksn te drejt qe veprojn keshtu se mbi ata nuk vepron ligji njelloj si per qytetarin e thjeshte cfare nuk kan bere deri tani dhe do bejne nese nuk ju tregohet vendi ku e kan per ckan bere pasi nuk kane bere pak

  3. a says:

    Politikanucet tane vecanrisht demokratet mburrin vendin kur jane ne pushtet , dhe shajne e perbuzin ate me te gjithe forcen e fjalorit vulgare qe shqipja permbnan kur dalin ne opozit..Shqipetaret duhet te reagojne forte kunder ketij denigrimi te qellimshem te ketyre mostrave qe per hire te pushtetit jo vetem qe denigrojne shqiperine te nderkombetaret por kane djegur vendin disa here ne emer te marrjes se pushtetit.Ne nuk mund te lejohim me gjate qe keta derra te luajne me fatin tone..Poshte kriminelet dhe tradhetaret e shqiperise..

  4. Ndoc Rroku prej Patoku says:

    NE FOTO BANDA E KATERSHES SE MARESHALLIT TE BEOGRADIT !

    Kater kamikazet e Sali Karaxhicit !

  5. Alban Dega says:

    From: Alban Dega
    Date: October 19, 2017 at 04:08:13 EDT

    Pak mendime me shume fakte

    ATDHESHITES DHE ATDHERRENUES

    … apo kur kryehajduti therret kapeni hajdutin !

    – Nga Alban Dega , Nju Jork

    Dje Sali Berisha bekoi Aleancen e re te kusari- Mafise. Aleance e re me rrenje te vjetra ne … Gerdec, ne Otranto, ne Bulevardin ” Deshmoret e Kombit”… kudo ne Shqiperi, nga Jugu deri ne Veri.
    Bekimi eshte nje akt i shenjte… Por ky bekim tingellon teper ogurzi. Teper ogurzi sepse vjen nga ai qe ishte dhe mbetet oguri me i zi per shqiptaret e Shqiperinene keto me shume se 25 vjetet e fundit.
    Cdo e keqe ka edhe te miren e vet. Cila eshte e mira?
    Duket se eshte nje bekim para kercitjes se prangave ne kycet e ogurzinjve dhe faqezinjeve te Shqiperise dhe shqiptarise.
    I pari ne liste Berisha I… I dyti Berisha 2- Xeni, i treti Berisha 3 Fatmir Mehdi Gerdeci, adjutanti i Berishes 2. I Katerti Lulezim Bashe Autostrada e Kusarise, Otranto +, I pesti Flamur Noka Stanishici…. I teti Like Floriri… I nenti ne tunxh Adriatik Palla….
    Mafia shqiptare dhe ajo nderkombetare me ne krye ate Italo- Serbo- Greke eshte ne panik total.
    Denoncimi shpetimtar per Shqiperine e shqiptaret i Ambasadorit te nderuar amerikan Z. Donald Lu per kater bandat dhe 20 familjet mafioze, njoftimi i kryeministrit shqiptar Edi Rama per ardhjen e eksperteve te FBI-se dhe DEA-s amerikane per hetimin dhe luften kunder krimit te organizuar, narko e human trafikut dhe Mafias jo vetem shqiptare, vetingu ne drejtesi qe eshte ne hapat e fundit te organizimit dhe fillimin e veprimit konkret ndaj folese se grenxave te Korporates se krimit te Organizuar ka shkaktuar panik, hutim dhe alarm ne kupolen e saj jo vetem ne Shqiperi por edhe ne Rome, Athine e Beograd.
    Aq panik sa para se te shkoje para Gjykates se Ligjit, dosja mbi 400 faqeshe e hetimeve te Antimafias dhe Antidroges italiane u denkonspirua se pari nga Sali Berisha dhe mediat ne sherbim te tij.
    A ka alarm me te madh dhe panik lemerites se ky skandal i pashoq i publikimit te nje dosjeje hetimore pa filluar akoma gjykimi i saj nga Gjykata ligjore Italiane !?
    Edhe me alarmante kete situate e bejne thirrjet ala enveriste te Sali Berishes dhe shpures se tij politike dhe mediatike per burgosjen e Saimir Tahirit vetem sepse kusheriri i tij i dhjete apo edhe i pare qofte ai permendte emrin e tij ne biseda ndergangsteresh, narkotrafikantesh e kriminelesh , kur jo mbi koken e kusheririt, por te djalit te tij biologjik Shkelzen Berishes dhe se pari te vete atij rendojne akuza te perbindhsme deri edhe per krime kunder njerezimit si urdherat e tij per goditjen me aviacion e napalm te popullsise civile shqiptare ne Jugun e vendit, masakrat e perbindshme qe vrane e sakatuan mbi 10 000 shqiptare te pafajshem ne pranvere- veren 97, mbi 175 bashkevendas te vrare ne vendlindjen e tij Tropoje ne 98-99-en, qe masakruan 26 e sakatuan qindra te tjere ne Gerdec, qe urdheroi ekzekutimin e 4, plagosjen , rrembimin e torturimin e qindra protestuesve krejt paqesore me 11 janar 2011 ne Bulevardin ” Deshmoret e Kombit ”
    Jo vetem kaq, por lincoi, levizi e syrgjynosi edhe prokuroret qe po hetonin Hiroshimen shqiptare Gerdecin . Fshiu servrat e Kryeministrise duke zhdukur provat e urdherave te tij vrastare , ” lavirosi” Kryeprokuroren e Pergjithshme te Shqiperise, duke e zevendesuar me nje Bude te krimit si Adriatik Palla gjysmagjelin e tij 50-50 me Ilir Meten ne sherbim et tyre, ne sherbim te Mafias dhe Korporates te krimit te organizuar. kembe e koke nga vete ai , qe edhe sot pas doreheqjes hipokrite e mashtruese komandon jo vetem PD-ne, por edhe strukturat paralele te krimit Mafias qe vrasin e presin, sic vepruan me Trebicken e Olddashin, Artan Santon … e cilindo qe rrezikon ” shtetin paralel” te krimit Mafias se vet.
    E Adriatik Palla merr guximin edhe te kerkoje takim special me ambasadorin amerikan ne Tirane Z. Donald Lu qe nuk la shpifje e sulm pa bere kunder tij dhe Reformes ne Drejtesi !!!
    Cfare do ti raportonte dudumi Palla Washingtonit!?
    Ato qe bosi i tij Berisha e mediat ne sherbim te tij kishin botuar dy a tri dite perpara!?
    E kujt ambasadorit te superfuqise boterore qe di per Sali Berishen e co, per cdo politikan e jo vetem politikan jo vetem shqiptar por ne mbare Boten shume me teper se ata dine per veteveten.
    Dine cka jo vetem ata dine por edhe cka te tjeret dine e thone per ta , perfshi edhe Mafian jo vetems hqiptare por edhe nderkombetare !
    Jane sot ne hapesire mbi 7 000 satelite jo vetem por mbi te gjithe amerikane dhe qindra mijera syshqiponja amerikane qe po te duan numerojne edhe sa here merr fryme jo vetem Sali Berisha e Edi Rama , Ilir Meta e Saimir Tahiri, Visho Ajazi e Adriatik Palla….
    Hajde kryeprokuhor ne sherbim te kryehorave e kaponbandave, kryemafiozeve qe ka pese vjet qe gerhin si derr i majmur mbi dosjet e krimit, qe nuk coi para drejtesise e ligjit asnjerin prej tyre !
    Pse ?! Sepse ata qe e vune ne ate post e vune qe tu sherbeje atyre dhe klanit te vet e jo shtetit ligjor dhe drejtesise, Mafise e jo Shqiperise! Lanet !?
    Edhe shperthimi i tollovise politike te opozites , zhurma e gjurulldia politike e mediatike e diteve te fundit eshte nje loje e ndyre dhe djallezoree kesaj Mafia shqiptare e nderkombetare periijj te krijuar tension dhe rremujen e rastit per te vonuar dhe sabotuar Vetingun ne Drejtesi, ne Polici dhe Politike e integrimin ne BE..
    A mendoni se eshte rastesi qe me shume zhurme politike e mediatike u be keto kater ditet e fundit per 3-4 permendje te emrit te Saimir Tahirit nga nje bande narkosh, per dy byzlyke qe ata gjoja i kishin dhuruar, per 30 000 euro apo 5 milione dollare apo euro fushate elektorale, gjysma e parave qe perfitoi kreu i PD-se Lulezim Basha dhe familja e tij zhvati nga kandidatet per deputete per ti futur ne lista, apo sa 1/7 e perftimeve qe Sali e Shkelzen Berisha, Ilir Meta kane perfituar vetem nga afera mafioze e antishqiptare e CEZ-it, e denoncuar ligjerisht me fakte, prova dhe deshmi nga nje avokat ligjor i saj.
    Per politiken kobzeze e mediat ne sherbim te saj kane me rendesi thashethemet e disa banditeve e narkotrafikanteve se provat e faktet e nje mbrotjesi te ligjit qe implikon kreret e politikes shqiptare Berisha, Meta e co. Pse !? Sepse krahas parase e pasurive te popullit e shtetit te vet, Mafia blen e udhezon edhe median e korruptuar shqiptare krejt ne sherbim te saj.
    Nuk ve doren ne zjarr per asnje politikan shqiptar. Aq me pak dua te beje avokatin e Tahirit. Por themeli i drejtesise e shtetit ligjor ne mbare boten e demokratike eshte se cdo njeri eshte dhe supozohet i pafajshem para se fajesia e tij te provohet nga gjykata ligjore !
    Te dalesh mbi kete parim universal te drejtesise bashkekohore e te besh thirrje e kushtrime ala enveriste e ala Gardistesh te Kuq ” Armiqte ne Litar” apo ” te sulmojme shtabet e kunderrevolucionit” eshte sic vepron Sali Berisha duke bere thirrje per arrestimin e burgosjen e Saimir Tahirit apo kujtdo qytetari te Shqiperise eshte sirene alarmi per rrezikun shoqeror qe kane despote te tille ala Luigji i 14-te. Eshte pikerisht kjo mendesi stalinisto- enveriste, eshte politika e impunitetit qe e ka cuar ne kalbezim e degjenerim te plote, ne kolaps te mirefillte drejtesine e shtetin ligjor shqiptar.
    Po aq antidemokratike e ala kastriste jane thirrjet e Lulezim Bashes e Monika Kryemadhit, te Flamur Stanishic Nokes e Fatos Lubonjes, te Blendi Fevziut e Ervin Salianjit, te Klodiana Lales e Adriatik Palles e co. per cadra e pushtime sheshesh, per gjurulldi e trazira qytetare qe kane synime te njejta si ato te Sali Berishes e co. te zgjasin sa me shume jeten impunitetit dhe antishtetit.
    Cdo thirrje per trazira e destabilitet eshte nje kushtrim per mbare shqiptaret per te mos rene viktime te atyre hienave politike, eshte nje thirrje per zbatimin sa me pare te Vetingut.
    Veting ne drejtesi !
    Veting ne polici !
    Veting ne politike !
    Veting pa meshire e pa dallim e pa asnje perjashtim te askujt as ne pozite e as ne opozite !
    Kemi lindur dhe jemi te barabarte para Zotit dhe para Ligjit !
    Veting !
    Perndryshe Shqiperia kurre nuk do te behet shtet, shtet i demosit te vet!
    Perndryshe Vetingu do te deshtoje pa filluar akoma !
    Perndryshe Vetingu do te quhet u mbars mali e polli nje mi !

    1. AZ... says:

      Si perhere foli spiunsigurimsi Alban dega

  6. Ismeti says:

    Shih photon me keto te katert dhe e kupton se ne cfare derexheje ka perfundu PD-ja.

  7. Zzzzzzzzxxxxxxxxxxxxxxxxx says:

    PISHTË KRERËT AKTUAL TË PD-së!
    POSHTË TRADHËTARËT E NDYRË!
    POSHTË ATA QË SHITËN DHE SHESIN SHQIPËRINË,
    PËR INTERESA TË NDYRA PERSONALE!
    JASHTË SHQIPËRISË, LULZIM BASHA!????
    Ç’I KA BËRË AI VENDIT ,AS GREKU , NË VITE , S’JA KA
    BËRË!
    DEMOKRAT TË VËRTET, ËSHTË ORA JUAJ!!!
    ????????????????????????????????

  8. Frrok says:

    Na mbyten sigirimsat e laprakes me komente…..

  9. Terri Verri says:

    Z.Mero,
    Kuptoj qe je diku duke kaluar festat e nentorit,por shpresoj te ta percjellin komentin.
    Para pak ditesh kishe editoriak me temen” Ata nuk jane antishqiptar por idote”
    Shpresoj te kesh kuptuar ” gabimin”… dhe te siguroj qe jane me keq se antishqiptaret,me keq se cdo njeri apo qarqe antishqiptare.

  10. says:

    PD-ja dhe PS janë të bindura në suksesin e ideve të tyre.Do ishte mirë për vëndin të kishin qeveri të përbashkët. (Si në Gjermani).Për të mirën e vëndit.

  11. kombi says:

    KET JANE KATER MUSKETIERET !

  12. E ku qendron mashtrimi apo abuzimi ketu ? Ashtu sikurse Rama u shpreh publikisht se nuk simpatizonte Trumpin krahasuar me dollaret e Sorrosit dhe keta trimat shprehen shqetesimin e tyre plus dhe ate punen e kanabisit. Ku qendron e keqja ketu ? Jeni bere si zyre avokatie ju te Temes por kujdes se nuk ju ka dhene Maks Haxhia akoma license per te mbrojtur krimsat ???

  13. Kellira says:

    E kane kot. Kete politike anti-Soros beri edhe Hungaria dhe shkoi deri ne goditjen e Universitetit Amerikan ne Hungari.
    Gezim i madh se fitoi Trump!
    Cfare ka ndodhur gjate ketij viti? Personeli i Ambasades Amerikane ne Budapest eshte rikonfirmuar; po ashtu edhe politika amerikane ne Hungari. Pr me teper SHBA po mbeshtet financiarisht media te lira kunder kryeministrit hungarez.
    Kur ne Hungari nuk levizi gje imagjino se sa mund te ndryshoje politika amerikane ne kete katundin tone me 3 milione gjallesa.

  14. Psikologu Dixhital says:

    Mbreme ndoqa nje film mbi jeten e Al Kapones dhe ftoja qe ilustron lajmin me kujtoi menjehere persoazhet e filmit, Kaponen me shoket e tij.

    1. AZ... says:

      Ti do jesh psikopati dixhital e Jo psikollogu dixhital

  15. koli says:

    parazite me dur ne xhepa

  16. AZ... says:

    Ti do jesh psikopati dixhital e Jo psikollogu dixhital

  17. @ says:

    Mut PD-ja dhe kake PS-ja, bashke me te tjerat (LSI, PR, PDIU, etj.)
    Mos u lodhni kot me komente pa bereqet. Sidomos ai Alban Dega me carcafet e tij..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje