"Selia blu" e shqetësuar për dhunën në familje, zbardhet përmbajtja e rezolutës

26 Nëntor 2017, 12:16Politika TEMA

Disa deputetë të Partisë Demokratike kanë hartuar dhe firmosur një rezolutë kundër dhunës në familje.

Mësohet se mes firmëtareve për marrjen e masave urgjente është edhe kryetari i PD-së Lulzim Basha i cili krahas të tjerëve duket mjaft i shqetësuar për dhunën.

 

Disa detaje rreth rezolutës i bën të ditura deputetja e PD-së Albana Vokshi:

STATUSI I ALBANA VOKSHIT

25 Nëntor – 10 dhjetor, janë Ditët Ndërkombëtare të‎ sensibilizimit Kundër Dhunës ndaj Grave dhe Vajzave‎.

Këto janë ditë‎t që duhet të‎ shërbejnë‎ për të ftuar cdo vajzë, cdo grua të ngrejë‎ zërin në mbrojtje të të drejtave të tyre!!

Këto, janë ditët kur ne nuk duhet të heshtim!!

Këto janë ditët për të reaguar njëzëri kundër dhunës qeveritare, që fillon nga Kryeministri edhe përhapet si epidemi në të gjitha format e saj në cdo institucion!!!

Varfëria e ulur këmbëkryq në gjysmën e popullsisë, papunësia e lartë, mungesa e aksesit në shërbime sociale, shëndetësore dhe arsim, mungesa e mundësive dhe shpresës, ka lënë si alternativa të vetme për gratë e vajzat shqiptare azilimin, trafikimin ose shfrytëzimin në landfillet e vdekjes…

Me propagandë, Qeveria po tenton të mbulojë dështimin spektakolar të saj për të mbrojtur gratë e fëmijët, pa kërkuar ndjesë se në 4 vite qeverisje nuk arritën të mbrojnë asnjë viktimë të dhunës në familje, një prej tyre edhe gjykatëse !

Zyra e Ndihmës Ligjore në Ministrinë e Drejtësisë po bën një dekadë nga krijimi, por në Qeverinë Rama, mbrojtje ligjore nuk ju sigurohet grave viktima të dhunës por abuzuesve me pushtetin, të korruptuarve, trafikantëve….

Qeveria ka dështuar të mbrojë fëmijët dhe gratë që trafikohen dhe shfrytëzohen prej 5 vitesh në fushat me kanabis dhe në landfillet e plehrave.

Qeveria ka dështuar të bëjë të funksionojë Mekanizmin për Mbrojtjen e grave nga dhuna, sepse Policinë dhe institucionet I vuri në shërbim të trafikut të drogës dhe bandave kriminale.

Kabinetet gjinore në qeveri janë propagandë dhe jo angazhim për të zbatuar konventat për të Drejtat e Grave.

Në kuadër të Ditëve Ndërkombëtare Kundër Dhunës ndaj grave, Lidhja Demokratike e Gruas së Shqipërisë I është bashkangjitur Axhendës Kundër Dhunës të Forumit të Grave të Partisë Populore Europiane (EPP Ëomen).

Partia Demokratike dhe LDGSH kanë hartuar një Rezolutë kundër Dhunës në Familje duke e depozituar atë zyrtarisht në Kuvend duke kërkuar mocion me debat.

Mes firmetareve per marrjen e masave urgjente edhe Kryetari i PD Lulzim Basha
Rezoluta shpreh shqetësimin:
Qeveria dhe pushteti vendor kanë dështuar të marrin masat e duhura dhe të nevojshme, për reduktimin dhe parandalimin e dhunës në familje, si dhe për bashkrendimin e punës midis tyre për mbrojtjen e viktimave të dhunës në familje. Qeveria s’ka ndertuar asnjë mekanizëm efikas për parandalimin e dhunës në familje.

Rezoluta PD kërkon:
– Mbikëqyrje e fortë parlamentare dhe trajtim të denoncimeve për dhunën në familje;
– Brenda 15 diteve Kuvendi krijon Komision te Posacëm për trajtimin ligjor të fenomenit;
– Brenda 60 ditëve qeveria të bëjë analizen, të paraqesë të dhënat, të krijojë rregjistrin kombëtar për dhunën në familje;
– Përcaktim me ligj të një strukture të vetme përgjegjëse me qëllim parandalimin e dhunës dhe garantimin e mbrojtjes së vimtimave;
– Përjashtim me ligj nga amnistia dhe nga rrethanat lehtësuese gjatë gjykimit për krimet në familje;
– Rishikim për masat mbrojtëse ndaj dhunës në familje për moslejimin e bashkëjetesës në një mjedis të dhunuesit dhe viktimës;
– ‎Rishikimin e mekanizmave për mbrojtjen e viktimës dhe vënien në dispozicion të mjeteve të nevojshme për rastet e rrezikut për jetën, duke mirëpërcaktuar detyrimet e Policisë së Shtetit, përcaktimin e personave përgjegjës që marrin përsipër të mbajnë nën kontroll dhunuesin, si dhe aplikimin gjerësisht të mbikëqyrjes elektronike për rastin e dhunuesve brenda familjes
Këto, janë ditë reflektimi për gratë dhe vajzat për të shtuar aktivizimin në mbrojtje të të drejtave të tyre, familjes dhe femijeve të tyre.

2 komente në ““Selia blu” e shqetësuar për dhunën në familje, zbardhet përmbajtja e rezolutës”

  1. Tahir says:

    Dhuna ne familje vjen si rezultat papunesia,ekonomi e dobet,
    Ekonomia e dobet,sjell c`thurje ne familje ose detirohesh te dergosh gruan tek beu!!!
    Kjo lind debate ne familjen shqiptare sepse nuk jemi mesuar te shesim nderin per cope te bukes!!!
    Pushteti lokal eshte i korruptuar dhe nuk ja ka haberin se pse ndodhet ne ate zyre sepse,ka ardhur ne ate zyre sepse ka grumbullu nr.e votave ne fushate por jo qe eshte profesioni i tij ajo pune!!
    Publikisht eshte cilesua se punedhenesit Shqiptare, jane pronaret me te pa edukuar boterisht,dhe kjo eshte nje shkak i dhunes ne familje por duhet analizuar!!
    E drejta e gruas nuk eshte qe gruaja te shfritezohet me pune si kafshe, sidomos grate familjare qe kane familje te rregullt, shteti duhet ti garantoje asistence personale, per te ju sherbyer femijeve sepse keshtu e ka rregulli i Evropes.
    Une nuk kam ndigjuar 27.vite ne demokraci,qe te diskutohet per ceshtje te familjes SHQIPTARE.
    Shqiptaret emigrante jane munduar me mish e me shpirte qe te ju sherbejne,babait,nenes sepse per pencionet qesharake qe jep ky shtet, duhet te kishin vdekur me kohe.,dhe kjo eshte shkak i dhunes ne familje sepse nuk i perballon dot ketyre problemeve ekonomike dhe ndodhin perplasje deri ne vrasje.!!!
    Pra ta mbyllim.
    Asnjera nga tre partite ne pushtet nuk ka ber gje per ket ceshtje dhe nuk mund te ju besohet fati i popullit ketyre me!!!
    RROGAT SI NE NIGERI DHE CMIMET SI NE ANGLI eshte e pa mundur qe te mos kesh probleme.
    Kjo politike 27.vecare duhet te largohet edhe si emer e jo me si politikane sepse ITALIA DISPONON 15.MILJON QEN ME DEKOMENTA DHE DOKTOR PERSONAL PER C`DO QEN, KURSE NE SHQIPTARET JEMI AKOMA PA DEKOMENTA SI NJEREZ DHE JEMI VETEM 2.MILJON QE JETOJME TANI PER TANI NE SHQIPERI. CFAR TE PRESIM NGA KTA POLITIKANE NE??
    KTA E KANE FUTUR SHQIPERINE BORXH NE BANKEN BOTERORE 50.MIJE EURO PER FRYME MORE DHE NUK E DIN NJERI SE KU KANE FLUTURUAR 300.MILJARD EURO!!
    KTA PARA BANKES BOTERORE DO TI PAGUAJN KTA FEMIJE QE PO I RRISIM ME ZOR, ME SALLAMERI QENSH DHE KOFSHA BRAZILI.

  2. ah ,mos ja fusni kot si kau peles .
    ju te pd-se , konsistoni ne sadomaso .
    femrat i keni te egra jo vetem ne pamje ,
    e meshkujt pedere .
    shife qysh m’surrat kte Vokshin ,a s’duket sikur te kerkon dhune or taj ?
    me ja rras hurin ku ti haj !
    po lylzimja e nones parti ,
    a s’po don nji hu pas ene ti ?

    QEN I PESHTIRE
    AFERAT KORRUPTIVE E KRIMINALE
    VRASJET E SHQIPTAREVE
    VJEDHJET E MILJOINAVE MESHYER NEPER BOTE
    DHE PAGIMI TE HUAJVE ME PARET E SHQIPTAREVE
    PER ME ARDHE NE PUSHTET NUK TE SHPETOJNE DOT
    NGA MANOVRA TE TILLA -E TEMA BYTHESH PEDERASH -(QI JU PELQEN ME BO KATSHE)

    DUKE E HUDH TOPIN NE BAHCEN E ” DHUNES” QE JU SHQETESOKA GJASME JUVE – PJELLAT E DHUNESHME TE BOREDELLOS PD

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje