Nuk fshihet dhe eshte shume i lexueshem ne kritikat qe i ben kreut demokrat Lulzim Basha per sjelljen e tij dhe per punen ne krye te opozites shqiptare.
Madje ai njihet tashme per qendrimet e hapura, shume here edhe kritik direkt i kryedemokratit Lulzim Basha.
Aktori i humorit, Jul Deda është një ndër anëtarët e Partisë Demokratike, në një intervistë për ‘Mos i fol shoferit’ nga Rudina Dembacaj ne “Ora News”, ai ka treguar se si i ka marrëdhëniet me kryetarin e partisë, Lulzim Basha.
“Marrëdhënie institucionale besoj. Se unë jam anëtar i partisë dhe anëtar i Këshillit Kombëtar. Për statuset e fundit në Facebook, nuk më ka bërë vërejtje drejpërdrejtë por më kanë thënë të tjerë pse i bëj.
Unë i them disa gjëra se duhen thënë. Ndonjëherë kur i sheh disa gabime te vetja, të bën dhe më të besueshëm dhe tek të tjerët. Unë kam këndvështrim tjetër për opozitën. E shoh më aggresive, më konservatore,” – u shpreh ai.
Juli shtoi se opozita duhet ta shfrytëzojë faktin që ka shumë skandale dhe duhet të jetë sa më pranë njerëzve në nevojë.(TemA)