Nga Roland Qafoku
I rrethuar nga 200 milicë dhe me një pistoletë dhe dy bomba në dorë, Qemal Stafa, në ato momente kishte dy rrugë: ose të arratisej, ose të vritej. Kishte shumë pak mundësi me të parën, rrjedhimisht ndodhi e dyta. Ishte ora 09.35. kur baza në Tiranë ku strehoheshin ai dhe 6 persona të tjerë u zbulua dhe të gjithë dolën nga prapa banesës me synimin për t’u larguar. I pari kishte dalë nga shtëpia Isuf Keçi për të marrë disa materiale, por kur u kthye gjithë e lagjja ishte me policë dhe shtëpia ishte e rrethuar. I dyti kishte dalë Beqir Minxhozi, por befas ai ishte arrestuar. Në xhep i kishin gjetur kontratën e shtëpisë që kishte marrë me qira dhe emrat e atyre që strehoheshin. Bashkë me të arrestuarin policia arriti të gjejë shtëpinë dhe e rrethoi atë. Sapo nisi beteja mes tij dhe milicëve ai u plagos dy herë në këmbë. Ashtu çalë-çalë rendi të largohej nga pas shtëpisë ku terreni ishte i hapur me disa ara. Arriti të kalonte tre prej tyre, por në këtë moment u gjet nën breshërinë e plumbave të milicisë të cilat i shkaktuar vdekjen. Menjëherë pas vrasjes makinat daktilografike në polici punuan pa pushim. Në njoftimin që kuestori Pandeli Papalilo i dërgonte menjëherë pas ngjarjes Zyrës Mbretërore të Policisë dhe Kuesturës së Tiranës shkruhej:
“Rreth orës 14 të datës së sotme, gjatë një operacioni të papritur në një shtëpi që ndodhet në rrugën Lumi, në afërsi të kolegjit muhamedan (medresesë)… agentët kanë hasur në rezistencë nga ana e disa personave që u orvatën të iknin për t’i shpëtuar arrestimit. Janë hedhur kundër agentave tri bomba dore të gjitha eksplodonjëse dhe janë zbrazur shumë fishekë revolveri… Agentat janë përgjigjur me armë duke vrarë komunistin Qemal Stafa, i të ndjerit Hasan dhe Sabire, lindur në Elbasan më 12.9.1921, student”.
VRASJA E QEMAL STAFËS E SHOKOI PARTINË KOMUNISTE
Kjo ishte humbja më e rëndë e saj që nga themelimi. 7 ditë pas vrasjes Partia Komuniste nxori traktin e saj në të cilin mes të tjerave jepte variantin e vet.
“Në Tiranë, në shtëpinë ku banonte bashkë me shokë të tjerë lufte Qemali u gjend i rrethuar nga agjentët shpirtkazëm të barbarëve fashistë. Qemali i përcolli me të shpejtë shokët nga një anë e shtëpisë dhe vetë qëndroi që t’u lejonte shokëve të largoheshin sa më parë. Kur agjentët u afruan mjaft me bombat në njërën dorë dhe me revolen në dorën tjetër hapi zjarr duke shtrirë dy prej tyre të vdekur dhe dy të tjerë të plagosur rëndë. Me këtë mënyrë e çau rrethimin, doli jashtë dhe iku duke luftuar me agjentët e tjerë që po e ndiqnin. Por në një luftë ineguale një plumb tradhtari e mori Qemalin sydragua. Pak nga pak plaga iu ftoh, fuqitë iu prenë dhe ra në tokë.”
Me nota të fryra heroike komunistët zbuluan te viktima një motiv për t’u mbajtur fort. Trakti mbyllet me një episod që jo vetëm pak besohet sot, por të bën të qeshësh.
“Kur pa se afroheshin, shoku Qemal i mblodhi forcat që i kishin mbetur dhe thirri me sa fuqi pati: Rroftë Shqipëria e lirë demokratike! Rroftë komunizmi dhe shoku Stalin! Vdekje egërsirës fashiste!”
SI NDODHI RRETHIMI DHE VRASJA
Deri në orën 08.00 të 5 majit në banesën ilegale të marrë me qira ndodheshin 7 persona: Qemal Stafa, Kristo Themelko, Beqir Minxhozi, Isuf Keçi, Drita Kosturi, Gjystina Sata dhe Marie Lezha. Dëshmitë më të rëndësishme të kësaj ngjarjeje janë të dy dëshmitareve okulare, Drita Kosturit dhe Gjystina Satës. Të dyja vajzat e reja ndodheshin në atë shtëpi si komuniste, ndërkohë u bënë dëshmitare të njërës prej vrasjeve më të bujshme në Shqipëri, jo vetëm të asaj kohe. Kosturi e jep kështu versionin e saj:
“Qemal qenkemi rrethu, i them dhe shikoj krejt rrethimin. Shulja,(Kristo Themelko), i fortë fizikisht, del nga prapa shtëpisë, i bie banjës me grusht. i pari kërcen Qemali. Kërcyen këto dy vajzat Gjystina me gjithë Marien. Unë mbetem e fundit po mblidhja ca letra me hangër ndonjë gjë ndonjë letër, kur mbërritën. Mua më kapën të fundit. Kur dola unë e fundit, Qemali mori rrugën djathtas, Shulja mori majtas. Më arrestojnë dhe më çojnë në kuesturë. Aty ku është sot Shkolla e Kuqe. Më datën 6, të nesërmen më pyesin të lidh gjë ty me Qemal Stafën? Po i thashë më lidh. Jam e fejuemja e tij. A e din që e kanë vra? U thashë mund ta kenë vra i thashë. A ke qenë aty ku u vra? Jo nuk e kam parë. Sikur ta shofësh, e njeh? E njoh ta shof. Më marrin në makinë më çojnë në spital. Nuk më lanë me e pa. Më treguan vetëm gjyslyket. I njeh këto gjyslyke më thanë. Po i thashë, janë të Qemalit.”
Gjystina Sata, (Flora Dishnica) jep pak a shumë të njëjtën situatë si Kosturi në dëshminë e saj.
“Beqiri (Minxhozi) doli në mëngjes për të psonisur. Ndërkohë ne ishim duke pritur. Prit Beqir e s’ka. Kur nga ora 1.(pasdite) hapëm perden për të parë shofim Beqirin që vjen me një tufë me policë, mes tyre ishte edhe një Gëzim i famshëm, spiun i SIM-it. Beqiri ishte i arrestuar, i lidhur. Them shpejt Qemal. Drita e shkretë u bë copë edhe ajo. Shulja që kishte ardhur në mëngjes kontrolloi xhaketën nëse kishte letra me emra shokësh. M’i dha mua dhe Maries dhe ne fut në gojë dhe Qemali thotë të marrim çfarë kemi. Mori revolverin e vet, nja dy bomba çfarë ishin aty. Në këtë minutë nuk po shihnim Shulen. Ku është Shulja, tha Qemali. Kërko nëpër shtëpi, hiç. Shulja kishte hapur prapa banjon, ne nuk e dinim por Shulja e dinte. Ishte me dërrasa. Shpërtheu dërrasat dhe iku. Iku pa marrë, mirë ne, punë e madhe puna jonë, por Qemalin. Duhet ta kishte marrë Qemalin me vete. Në këtë kohë dalim ne. Drita thotë shpejt dilni. I pari Qemali, Maria dhe unë. Pa kaluar arën e parë na bie në këmbë një bombë. Ne menduam se bombën e kishin hedhur këta që na erdhën. Bombën e kishte hedhur Shulja. Shulja me demek hedh bombën për të kriju gjurulldi. Ajo bombë u bë shkak që erdhën ata nga prapa. Nga bomba ne u lamë në gjak. Jo ndonjë plagosje e madhe, por nga ciflat. Qemali përpara, ne prapa, kemi kaluar tre ara. Në këtë moment që ra bomba kthyem kokën prapa, dolën ato dhe Drita u kap. Na kapën edhe ne. Qemali qëllon me revolverin dhe plagos një nga këta në dorë. Bërtiti ai “Mama mia”, dhe këta qëlluan Qemalin. Edhe ai u plagos, por në dorë. Ne sa kishim fuqi bërtitëm “ik Qemal, ik Qemal”, ai na pa ne që na kapën dhe vazhdoi të ikte. Iku na shpëtoi nga sytë dhe ne nuk e pamë të vrarë. Një javë kemi ndenjur pa hangër nga mërzia e madhe. 10 ditë nuk na dhanë me hangër asgjë. Domethënë u bëmë kockë e lëkurë.”
VERSIONI I VETËVRASJES
Vetëvrasja e Qemal Stafës për herë të parë është përmendur vetëm pas rrëzimit të regjimit komunist. Ishte çmenduri që dikush të dilte kundër versionit zyrtar. Këtë version e jep Drita Kosturi. Ndonëse jo shumë i besueshëm si version, Kosturi i referohet një personi të cilit i ka dhënë vetëm inicialet dhe që sipas Kosturit, ka qenë një fshatar që ka kaluar rastësisht aty. Ky ka takuar Qemal Stafën dhe ka parë skenën. Gjithnjë sipas Kosturit, ai ia ka rrëfyer këtë të fshehtë të madhe pas vitit 1990. Kosturi rrëfen atë që i ka thënë anonimi:
“Dëshmitari i vetëm i atij çasti tragjik, fatkeqësisht ka mbetur për gjithë këto vite anonim. Madje vetëm vonë prezenca e tij është pranuar zyrtarisht. Ishte një fshatar tiranas, Y.B., që po ndiqte rrugën më të shkurtër për të mbërritur në qytet. Fshatari dhe djali me revole në dorë janë takuar përballë, fare pranë buzës së lumit. Ndjekësit ishin pas dhe ndihej qartë prania e tyre. Qemali ishte i plagosur. Nuk mund të ecte më. Kishte në dorë revolverin “Smithson” me dy fishekë. Fshatari ndaloi dhe i bindur që ishte një person i rezistencës, i propozoi të ndërronin rrobat bashkë. Djali nuk pranoi. Pa dhënë më shumë shpjegime, zbrazi plumbin e fundit mbi trupin e tij. Madje, pa i lënë tjetrit asnjë amanet”.
E fejuara e tij Drita Kosturi e komenton kështu këtë version.
“Qemali vrau veten. Unë e mësova që atë ditë, kur më treguan gjyzlykët e tij dhe më çuan në morg. Ata që qëndronin atje flisnin hapur për atë që kishte ndodhur. Ishte i plagosur dhe dy plumbat e fundit i kishte ruajtur për veten. Kur e gjetën, në pistoletë kishte ende një plumb. Unë nuk e kam thënë kurrë këtë, sepse për ngjarjen qe pranuar një version zyrtar”.
Por dëshmitarja tjetër që ishte bashkë me Kosturin aty Gjystina, Flora Dishnica, nuk e beson këtë version.
“Gjë të sigurt nuk mund të thuash, se duhet të kesh fakte”.
KUSH E SPIUNOI BAZËN KU FSHIHEJ QEMAL STAFA
Janë disa fakte që hedhin dyshime të forta që baza ku ishte Qemal Stafa është spiunuar. Madje nga vetë shokët e tij. Baza ku strehohej Qemal Stafa kishte tre ditë që ishte marrë me qira dhe ishte e pamundur që policia ta zbulonte kaq shpejt. Arrestimi i beftë dhe i çuditshëm i Beqir Minxhozit me të cilin policia shkoi në shtëpi dhe e rrethoi është një tjetër fakt i dyshimtë. Po cilët ishin ata që e zbuluan bazën? Tre janë personat ndaj të cilëve janë hedhur dyshime të forta për zbulimin e bazës ku strehohej Qemal Stafa: Kristo Themelko, Beqir Minxhozi dhe Enver Hoxha. Gjystina Sata është më e qartë në versionin e saj
“Ikja e Shules është shumë e dyshimtë. Në asnjë mënyrë nuk duhet të ikte vetë pa marrë Qemalin me vete. Beqiri nuk duhet në asnjë mënyrë ta sillte policinë aty. Ai u justifikua që i kam shëtitur nëpër Tiranë që të na shikonin shokët dhe të vinin të na lajmëronin ne. Kjo bie në kundërshti se kjo shtëpi kishte vetëm tre ditë që ishte marrë me qira dhe ishte sekrete. Kush ishin ata shokë që do ta donin se ku është kjo shtëpi. Në këtë kohë Beqiri ka qenë i arrestum. Darkën e kësaj nate ne mësojmë që Beqiri ishte arratisur nga Kuestura. Ne ishim dy femra, të lidhur na mbanin duart. Te këmbët kishim një krevat dhe këmbët na i kishin lidhur atje. Dyshimi i parë ishte si iku ky Beqir nga Kuestura. Unë i mësova pasi dola nga burgu se unë i kërkoja gjithmonë hesap. Justifikimi ishte se i kapën në xhep kontratën e shtëpisë. Ku e ke shtëpinë? Versioni tjetër ishte e kapën me revolver dhe e kam lejen në shtëpi. Pse ti sillte në shtëpi ai. Të thoshte e kam pa leje dhe pikë. Në dijeni Miladini dhe Koci Xoxe, U thashë ma shpjegoni se unë nuk e kuptoj dot. Si u bë ajo gjë? Ata u përgjigjën: Unë nuk e mendoja kurrë se ata do të bënin vrasjen e Qemalit. Kurrë nuk e kam menduar këtë. Pse Beqiri i pruri aty Ai bëri gabim që i solli dhe duhet të mos i kishte sjellë. Nuk ua mori mendja se ju mund të ishit aty. Kujtonte se i kanë parë shokët dhe u kanë lajmëruar juve. Kurse për Shulen më thanë: Ti e di Shulja aq ia prêt. Si pra aq ia preu? Të lërë shokun e ngushtë në aty?. “
Ndërkohë Beqir Xhepa në atë moment një djalë i ri, mik dhe korrier i Qemal Stafës tregon debatin e të atit të vet me Enver Hoxhën pas ngjarjes
“Babi im Ramazani shkoi te dyqani Flora dhe iu drejtua Enverit: Enver, gjakun e Qemalit e kërkoj te ty, sepse e di mjaft mirë që e di mjaft mirë që ai është tradhtuar nga shokët e vet”. Por Enveri iu përgjigje: Po gabohesh Ramazan.” (10 mars 2003, Dashnor Kaloçi, “Gazeta shqiptare”)
“Debat me Enverin ka bërë edhe Vançi Barjaktari i sapokthyer na Shkodra. i atë i kishte thënë Vancit përse e kishte lënë Qemalin vetëm. Por Vanci i kishte treguar se kishte qenë në Shkodër me urdhër të Enverit. Madje Vanci kishte bërë debate me Enevrin. Këtë ia kishte treguar vetë Vanci babait tim”.
Por dëshmitë Enver Hoxha e ka sjellë ngjarjen ne kujtimet e tij si melankolike dhe të dhimbshme. Ai thotë se ka qenë me Qemalin më 3 dhe 4 maj, një fakt që nuk rezulton të jetë i vërtetë. Hoxha ose e ngatërron se e ka harruar ose qëllimisht e vendos këtë fakt.
“Dita e fundit e pjekjes sime me Qemalin, ishte më katër maj. U poqëm në bazën numër 66, në Rrugën e Shëngjergjit, në shtëpinë e Hysen Dashit. Me Qemalin ndenjëm tërë ditën brenda në dhomë dhe punuam. Plaku na solli të hanim. Unë po përgatisja një leksion për Ushtrinë e Kuqe, Qemali përgatitej se të nesërmen, që në mëngjes, duke gdhirë 5 Maj, do të nisej për në Vlorë. Ramë e fjetëm afër njëri-tjetrit, në një minder të mbuluar me batanije. Në mëngjez u përqafuam dhe u ndamë. Ai u nis për në Vlorë, unë për një mbledhje me shokët. Sido që ne baritnim çdo herë, si thotë populli, “me qefin në kokë”, me kobure në brez dhe me bomba në xhepa, as nuk mendonim për vdekjen që na priste në çdo qoshe rruge. Si mund të mendoja unë se e putha dhe e shtrëngova për herë të fundit në kraharorin tim, shokun nga më të mirët e Partisë, shokun dhe bashkëluftëtarin tim të dashur, Qemal Stafën?! Në bazën ku isha, erdhi një shok dhe, duke qarë më tha: Armiku na vrau Qemal Stafën! Vura duart në kokë dhe nuk i mbajta dot lotët. Ku e vranë? I thashë. Në Tiranë, më tha shoku, në një shtëpi në bregun e lumit të Tiranës. U ngrita në këmbë dhe me shpresë i thashë: S’duhet të jetë e vërtetë, Qemali që në mëngjes u nis për në Vlorë. Për këtë jam i sigurt, mos e besoni se armiku hap parulla. Mjerisht, – më tha shoku, – kjo është e vërtetë. Qemali ra duke luftuar heroikisht dhe mbrojti tërheqjen e shokëve që shpëtuan. Ai harxhoi të gjithë municionin që kishte. Dhe më tregoi tërë historinë e ngjarjes që ka përshkuar historia”.
FATI I KEQ I DËSHMITARËVE TË RRETHIMIT
Të gjithë ata që ishin atë moment në rrethimin dhe vrasjen e Qemal Stafës i ka ndjekur një fat i keq në jetë. Dukej sikur secili kishte jetën e tij, fatin e tij dhe gjithçka nuk kishte lidhje me të tjerët, por kur faktet i bën bashkë ndodhesh përballë një situate që zor se mund të jetë rastësi. Të gjashtë dëshmitarët patën një jetë të vështirë plot andralla, deri në krime.
1,Drita Kosturi, e fejuara e Qemal Stafës, u arrestua menjëherë pas ngjarjes nga milicia, por pas tri javësh u arratis dhe doli partizane. Pas luftës u arrestua nga regjimi komunist si armike e partisë më 1946, u dënua me vdekje, bëri 13 vjet burg dhe pasi u lirua u internua deri më 1988. Vdiq më 2006.
2.Marie Lezha u arrestua gjatë rrethimit të shtëpisë nga milicia, por u lirua pas disa ditësh dhe doli partizane. Pas çlirimit u internua disa herë, deri në rrëzimin e komunizmit. Vdiq më 2009.
3.Gjystina Sata, (Flora Dishnica) u arrestua gjatë rrethimit, por pas disa ditësh u lirua. U martua me Ymer Dishnicën duke e ndjekur bashkëshortin në të gjitha internimet e tij. Jetoi në Berat dhe asnjëherë nuk foli për këtë ngjarje.
4.Kristo Themelko i vetmi që arriti të largohej nga rrethimi i banesës. Pas luftës u bë një nga njerëzit më të rëndësishëm të Partisë Komuniste. Por karriera vijoi deri në 1947 se më pas ai u arrestua dhe kaloi jetën në burg dhe internim deri më 1990. Vdiq në Tiranë më 1990.
5.Beqir Minxhozi punonjës banke doli nga shtëpia për të blerë ushqime, por u arrestua nga milicët dhe në xhep i gjetën letrën ku shkruhej kontratë e qirasë së shtëpisë që kishte marrë. Mbi bazën e adresës që kishte shënuar aty policia shkoi në shtëpinë ku ishte Qemal Stafa. Ai u lirua pas disa ditësh. Pas doli partizan në zonën e Matit. Pas luftës u përjashtua nga partia nën akuzën se më 5 maj 1942 nuk ishte treguar vigjilent. Vdiq në vitin 2002.
6.Isuf Keçi doli nga shtëpia për të marrë disa materiale. Kur u kthye shtëpia ishte e rrethuar dhe nuk mundi të futej më. Pas disa javësh doli partizan. Pas luftës u arrestua si armik, duke kaluar kalvarin e burgjeve. Vdiq më 1990, në Tiranë.
QEMAL STAFA
VIKTIMA: QEMAL STAFA
POZITA E VIKTIMËS NË MOMENTIN E VRASJES: Kryetar i Rinisë Komuniste Shqiptare
POZITAT E TJERA TË VIKTIMËS PËRPARA VRASJES:???
DATËLINDJA: 20 mars 1920
VENDLINDJA: Elbasan, Shqipëri
DATA E VRASJES: E martë, 5 maj 1942, ora 09.35
MOSHA E VIKTIMËS: 22 vjeç, 1 muaj e 15 ditë
VENDI I VRASJES: Tiranë, Shqipëri
AUTORI I VRASJES: Një karabinier shqiptar i panjohur, pjesëtar i operacionit për arrestimin e tij
Qemal Stafa për vdekjen:
“Shqiptari nuk tutet se vdes, mjafton që vdekja të jetë e ndershme dhe burrash, mjafton që vdekja të jetë për atdhe”.
Kur e pamë se kishte vdek, u afrum. Flokët i kishin ran mbi ballin e djersitur dhe një buzëqeshje e ambël ja praronte fytyrën.
Haki Stërmilli, shkrimtar
“…tek morën të ktheheshin hipur mbi kamionë, kufomën e e Qemalit për hakmarrje e hodhën mbi një karrocë të rëndomtë dhe e kaluan nëpër rrugë që të frikësonin popullin e hakërryer”
10 FAKTE
1.Qemal Stafa ishte një komunist idealist gjë për të cilën ai u dënua me burg gjatë regjimit të Zogut për të dalë kur u hapën burgjet, më 7 prill 1939. Ai ishte një nga themeluesit e Partisë Komuniste, më 8 nëntor 1941, në Tiranë
2.Qemal Stafa u plagos gjatë shpërthimit të burgut më 7 prill 1939, ditën kur Italia pushtoi Shqipërinë
3.Agjenti i kuesturës, Jani Kristo nga Përmeti, ndiqte dhe përgjonte nga afër të gjitha lëvizjet e Qemal Stafës
4.Agjenti Jani Kristo që gjurmonte Qemal Stafën u vra nga Kajo Karafili në një atentat
5.Familjes së Qemal Stafës për shumë vite pas luftës nuk iu dha pensioni i Heroit të Popullit
6.Në kohën që u rrethua shtëpia bashkë me Qemal Stafën ishin: Kristo Themelko, Drita Kosturi, Marije Lezhja e Gjystina Sata. Tri vajzat u arrestuan, ndërsa Themelko mundi të largohej
7.Mbi bazën e një urdhri të kuesturës milicët arrestuan paraditen e 5 majit Beqir Minxhozin, të cilit i gjetën me vete një pistoletë dhe kontratën e një shtëpie që kishte marrë me qira e ku qëndronte Qemal Stafa. Për këto arsye kuestura rrethoi shtëpinë
8.Qemal Stafa ishte i fejuar me Drita Kosturin e cila ishte arratisur nga një burg në Itali dhe pas kthimit në Tiranë ishte në të njëjtën celulë komuniste me Nexhmije Xhuglinin, Naxhije Dumen e Fiqeret Sanxhaktarin
9.Policia nuk e lejoi familjen të merrte trupin e Qemal Stafës në shtëpi, nga frika e ndonjë demonstrate. Ritet mortore familja i bëri në morgun e Tiranës, ku ndodhej edhe trupi i Qemal Stafës, që më pas u varros në varrezat e Bamit
10.Të gjithë karabinierët që rrethuan shtëpinë ilegale dhe qëlluan Qemal Stafën ishin shqiptarë
10 FAKTE QË QEMAL STAFA U SPIUNUA NGA SHOKËT
1.Udhëtimi i Qemal Stafës për në Vlorë ishte programuar për t’u kryer më 4 maj dhe u shty për më 5 maj
2.Shoqëruesi personal i Qemal Stafës, Vançi Bajraktari, u dërgua me shërbim në Shkodër më 4 maj, pra një ditë përpara se Stafa të vritej
3.Prefekti i Tiranës, Qazim Mulleti, lajmëroi mikun e Qemalit, Ramazan Xhepën 10 ditë përpara vrasjes, që të largohej nga shtëpia e tij ku strehohej, sepse e kishin spiunuar shokët dhe kuestura do ta arrestonte
4.Shefi i Policisë së Tiranës, Man Kuklaleshi, ishte personi që i tha direkt Ramazan Xhepës që Qemal Stafën e kishin spiunuar shokët e tij. Ramazan Xhepa dyshonte se njeriu që njoftonte në kuesturë për Qemal Stafën kishte qenë Enver Hoxha. Ramazan Xhepa u arrestua dy herë. Herën e parë si pjesë e grupit të deputetëve dhe herën e dytë sepse i gjetën flori. Regjimi arrestoi vëllezërit e tij dhe dy djemtë
5.Enver Hoxha akuzoi Zef Ndojën si njeriun që spiunoi Qemal Stafën. Ndoja, një i ri komunist nga Shkodra, ishte në burg kur Qemali u vra. Më pas doli partizan, por me një urdhër të Hoxhës u pushkatua nga partizanët si spiun i Qemal Stafës, në fshatin Priskë të Tiranës, në shtator 1943
6.Beqir Minxhozi mbante në xhep kontratën me adresën e shtëpisë që ishte marrë me qira, e cila ishte marrë që prej tri ditësh. Si ka mundësi që vonesa e Beqirit nuk krijoi shqetësim tek ilegalët komunistë që ishin në shtëpinë e tij. I vetmi shqetësim nisi pas më shumë se 1 orë nga vonesa e tij, një detaj i habitshëm ky
7.Përse policia kishte rrethuar lagjen dy orë përpara se të niste operacioni dhe të vinte bashkë me Beqir Minxhozin?
8.Si ka mundësi që nga 7 personat që ishin në atë shtëpi vetëm Qemal Stafa mbeti i vdekur? Si ka mundësi që pas kësaj ngjarje 6 personat e mbetur gjallë nuk u takuan kurrë me njëri-tjetrin?
9.Për një kohë të gjatë familja e Qemal Stafës u la në harresë. Nga njëra anë ai u shpall Hero i Popullit dhe kujtohej me nderime, nga ana tjetër familja nuk mori asnjë privilegj që i takonte. Përse familja e Qemal Stafës nuk e mori kurrë pensionin e dëshmorit?
10.Përse e ëma e Qemal Stafës nuk pranoi ta priste për vizitë në shtëpi Enver Hoxhën?
Drita Kosturi, e fejuara e Qemal Stafës, për parandjenjën e Qemalit për vdekjen
“Qemali më tha: Sikur të më vrasin edhe mua sot. Qesha duke i kujtuar se nuk ishte një Napoleon. Nuk mbarova ende frazën, kur pashë civilë të armatosur. Jemi të rrethuar thirra dhe Qemali u ngrit menjëherë në këmbë”.(AFP.al)
titulli mund te ishte: ” Ta futi Beqiri o Kemol…………”
ahahahahahhahahahahah ,
kazani medias po ushqen mire miletin .
lenemi mer qimolin atje ku asht ,se edhe violines si gabelat i binte .
pa le , na e kan ba ferr ngjjit stadiumit .
pasha zotin nuk ka turp mat´madh ,mi ngjit at emer stadiumit ,
nji njeriu qe si ka dhan asnji gja ,kombit por o vra ,si pseudokamunist ,
per pune dashnie se Bossi Kamunistave xhaVeri, donte mi mar token e me ja punue Loken .
turpe te tilla nodhin vetem ne albanistan .
hiqjani emrin atij stadiumi ,me te cilin ate qimol ,qe e vrane pse knonte kong komuniste ,
s’e lidh asnji gja. madje qimoli sdinte si gjuhet topi fashist.
Te te quash krimb haleje eshte nder per ty
Ah more Enver, legeni i udb se kominternit.
Plehre
Qafok ose je i pa afte ose je kazan plehrash.Te merresh me Qemalin do bythe qe ti nuk i ke.Te marresh dokumentat gati dhe ti redaktosh eshte njelloj pune e mire ,por interpretimin Ti nuk e ben dot sepse nuk ke ideal.Sipas Drita Kosturit ,Qemali ngeli i fundit vetem per xhentilese qe femrat te largoheshin te parat,nqs do te kishte ikur qe ne fillim mund dhe te kishte shpetuar.E dyta Qemalit i rane gjyslyket pertoke dhe ai ishte i verber,nuk shihte me dhe nuk vraoi dot.E vrane.Na bej nje krahasim te Qemalit psh me ndonje Hero te Saliut dhe beji kronollogjine.Do te shohesh Qafok se eshte vrare per pune te pista dhe aspak per ndonje ideal.E shoh qe zinxhiri nuk te ponon.
qafok,cfare shkruan eshte pjeserisht e vertete,sepse atyre qe iu intereson ,e kane deformuar.qemali ishte nisur per ne vlore,u kthye ne bazen e siperpermendur per te pershendetur te fejuaren.spiunimi i bazes eshte bere nga ludoviku,agjent i sim i cili ishte infiltruar ne ate grup qe rrembeu vajzen e man kukaleshit.vajjen e qemalit ne ate baze e ka mesuar nga fiqeret shehu.beqir minxhozi eshte kapur jo ne mengjez,por pak pas dreke.,jo duke dale nga shtepia,por duke paguar energjine elektrike ne nje agjensi qe ka qene diku aty ku eshte ministria e drejteise..pas kesaj ,gradualisht ne fshehtesi eshte mbyllur rrethimi.ne baze do zhvillohej mbledhje e komandanteve te njesiteve guerile te tiranes.lufta ka filluar rreth mesnates.te gjithe jane shperndare per te care rrethimin.edhe qemali doli nga rrethimi.ka kaluar lumin e tiranes ,ku eshte takuar mr njerez te cetes se abaz kupit.morri informacion se te gjithe kishin dale vec kosturit dhe nje shok i plagosur,te cilet akoma ishin ne rrethim.qemali u nis drejt vendit ku degjoheshin akoma krisma armesh.i gjeti dhe porositi te fejuarente ndihmonte shokun dhe te largoheshin ne drejtim te zallherrit.vete i mbulonte me zjarr.ketu ka mbetur i rrethuardhe ka luftuar deri ne fishekun e fundit.eshte vrare,apo ka vrare vehten asnje nuk e di,sepse eshte gjetur i vrare.kosturi ka dhene nje interviste.une keto i kam degjuar nga ish pjestare te njesiteve guerile te tiranesjo sot as para 27 vjetesh,por para rreth 50 vjetesh.ato komente qe beni sot jane prralla te atyre qe duan te lajne mutin me shurre.e pra qemali u fut ne rrethim per te shpetuar kosturin dhe ate tjetrin te plagosur.deri vone,dyshimi ka renduar mbi beqir minxhozin meqe u kap.edhe marrja e tij me force ne drejtim te shtepise eshte bere per te mbuluar spiunin e vertete.me te permbajtur me balten ,qafok.qafa e shtrember nukte drejtohet,po qafok do mbetesh.
Vajza e Qazim Mulletit nuk u rrembye nga Ludoviku, por nga Isuf Keçi.
tgrdf1 pederast keto me te futur kane qene ne c’do vend dhe ne romiot e tu ne greqi kane ndodhur edhe me keq o pederasti i janullles.
Ai komb (njerezit e tij) qe nuk nderon heronjte e tij eshte funderine!
Shkrim qafokesh. Per qafoke. Se kush dreqin ia blen librat ketij, nuk e kuptoj. Apo meqenese nuk po i shitet libri, ia botojne pjese-pjese neper gazeta.
Ka aq shume pasaktesira e kapercime llogjike ne kete “analize”, saqe vetem nje qafok si ky idioti, mund te arrij te beje nje lemsh te tille.
Turpi eshte is shtepise botuese Onufri dhe redaktorit e bordit qe ka pranuar te botoje nje liber te ndertuar vetem mbi hamendje dhe lajthitje, pa asnje prove shkencore dhe mbeshtetje te faktuar (dokumenta arkivore ose intervista) te ketyre trillimeve.
Me vjen keq qe shtepia botuese Onufri perkrah botimeve prestigjoze te Ismail Kadarese, Rexhep Qoses, rreshton ne fondin e saj dhe kete pallacollek!
KETrroft stalini e shtove nga xhepi jot o qafok , ktu genjeve , te rroj partia e shqiperia po e kemi lexuar ne shkoll , stalinit gjeji venin trap ,vetem balt hidhni ku te mundeni , edhe tek heronjt e kti vendi hidhni balt , se per qafoket sot heronj jan ish tradhtaret dhe bashkepuntoret e nazifashizmit dhe antishqiptaret , se ata luftonin per demokraci , o kokrrat e legenave lat nam e shperfytyruat dhe kte pak histori qe kishim.
KETrroft stalini e shtove nga xhepi jot o qafok , ktu genjeve , te rroj partia e shqiperia po e kemi lexuar ne shkoll , stalinit gjeji venin trap ,vetem balt hidhni ku te mundeni , edhe tek heronjt e kti vendi hidhni balt , se per qafoket sot heronj jan ish tradhtaret dhe bashkepuntoret e nazifashizmit dhe antishqiptaret , se ata luftonin per demokraci , o kokrrat e legenave lat nam , e shperfytyruat dhe kte pak histori qe kishim.
Nena e dinte ,sikur drita se ajo nate i kishte nda enverin e qemalin perjetesisht…
Njeri më pat treguar: Sot jam shume i gëzuar. … . Ja pse:. “Une dhe shokë të bazave ilegale pas themelimit të Partisë vajtëm dhe uruam Nexhmijen pe 60 vjetorin e Ditëlindjes.
Kur po dilnim me thirri mua: “Ti MA qendro pak” dhe sa po u ulem me pyeti: Të kujtohet ty MA, ç’datë e prillit ishte, kur erdhi Enveri dhe na njoftoi se baza jonë ishte zbuluar dhe e braktisëm. Më duhet kjo datë se po shkruaj ditarin dhe dua t’a shënoj tamam si ditën time të vërtetë të fejesës me Enverin”.
Mandej ai shton: “Ngjarjen e mbaj mend por datën jo: Erdhi Enveri me biçikletë dhe thotë : “S’qenkeni njoftuar? Kjo baze është zbuluar duhet t’a lëni menjëherë. Mu drejtua mua Ti MA, i ke të sigurt kushërinjtë . .. . . Mirë pra shko aty. Ti Qemal shko në filan bazë. Ti Nexhmije eja me mua dhe e mori në biçikletë. Kështu e braktisëm bazën.
Konkluzioni im: Duhet pyetur Nexhmija në lidhje me kete ngjarje dhe ditën që e mori Enveri ku e çoi që faktikisht u fejua me të dhe të tregojë emrin e vendin e bazës nga e cila, me njoftimin e Enverit, iku Qemali, si dhe, për në ç’ bazë e orientoi Enveri Qemalin. Duhet të pyetet edhe nëse u takua ajo perseri me Qemalin deri në diten fatale 5 Maj. Etj.
Mos ndoshta nisja e Qemalit për në Vlorë është sajuar, sepse s’kish pse te nisej mbasdrekën e asaj dite. Të sqarohet nëse Baza e 5 Majit ishte ajo që e orientoi Enveri.
Jo me kot mbiemrin e ke Qafoku.Te mbeti qafa shtrember o i zi por nuk behesh dot as gazetar i rendesishem pa le historian duke mbajtur qafen shtrember.Qendro drejt o kopuk e mos shtrembero te vertetat se mbase do shenohesh diku ne librat e historise si nje gazetar i ndershem ne kohen e shpellareve qe kane pushtuar Tiranen.
keto shkrime duhet te hetohen pasi mendoj se jane jashte normave te demokracise ..! Me bje erre e rrende e njerezve te vegjel qe shtremberrojne sakrificat e njerezve te ndereshem per qellime fitimesh ..! Sa gazeta u shiten ..?! Tu vije turp ..!
Nuk eshte rrembyer vajza e qazim mulletit,por e man kukaleshit.ne grup ka qene fiqeret shehu,tonin jakova ,nje tjeter qe ia kam hattuar emrin,por per ta identifikuar ka qene antar i qarkorit te tiranes,pas kesaj u perjashtua,u dergua ne peze partizan i thjeshte,dezertoi duke u dorzuar te bejleret e ndroqit,u fut ne tirane,u be nje nga udheheqesit e rinise se ballit kombetar,i drejtoi rinise shqiptare thirrje per tu dorzuzr para pushtuesit,e derguan edhe per eksperience ne gjermani,etjne kete grup mund te kete qene edhe isuf keci,nuk e ve ne dyshim,por ne kete grup ka qene edhe ludoviku,qe une permenda me lart..pastaj historia e fiqeret shehut vazhdon ne korce ku e cuan,pastaj ne brigaten e pare,etj,etjhistorine e fiqeretes me vajzen e manit dhe me tej e kam mesuar ne nentor 1966 kur duke kaluar bulevardin ne tirane te ura e madhe pashe perballe nje burre te lart,veshur me pallto gub,.me terhoqi vemendjen dhe vazhdova ta shoqeroj me shikim.bashkeshoqeruesi im ,ish antar i nje prej njesiteve guerile ,qe e njihte mire gjithe historine e tij dhe te fiqeretes,me tregoi per ate qe rrefeva me siper,por edhe per vojo kushin ,si u dekonspirua dhe nga kush.kur u arrestua fiqeretja,doli vepra e dyte e ribotuar e e.hoxhes,ku per here te pare pas clirimit flitej per ngjarjen me vajzen e manit.ne botimin e pare nuk kishte gje,sepse i krahasova.
Agron Corati
Kane filluar nje grup idiotesh gazetaresh te shkruajne brockulla duke menduar se m. t te behen shkrimtare duke filluar nga qerozi Fejziu e mbaruar tek ky trapi Qafoka. Mjaft shkrojtet idiotesira se na nxoren zoret o zoraxhinjte Qafoku me shoke
Terroriste ishin te gjithe. Edhe Qemali megjithto. I hengren kokat njeri tjetrit.
Zoti Qafoku, nga komentet duket se shkrimi jot eshte ne nivelin e thasheyhemeve. Nuk mund te gjykoj kush ka te drejte. Personalisht gjej ne prologun tend nje genjeshter kolosale : Kristo Themelko mbas luftes nuk eshte arrestuar, nuk ka vuajtur,nuk eshte persekutuar apo internuar. Enveri e permend tek libri Kur lindi Partia, se paska qene pro jugosllav dhe paska demtuar partine. Por edhe ketu, sado projugosllav te kishte qene, nuk ja kalonte dot Enverit !
Edhe ju qe botoni shkrime historike keni gabim qe nuk verifikoni, te pakten ç’ka eshte e verifikushme.