"Basha ka zhytur PD në financime të pista, që tani jane provuar"

25 Nëntor 2017, 19:21Politika TEMA

“Deklarata e shkruar nga avokatët e Lulzim Bashës tregon qartë se jemi para një skandali të rëndë, ku gjendet e përfshirë vula dhe emri i Partisë Demokratike”.

Kështu shkruan Taulant Balla.

“Partia Demokratike nuk e mohoi që i ka paguar 1 milion dollarë një kompanie të huaj për lobing. Madje, sot konfirmuan që 1 milion dollarë janë paguar, të kontrolluara sipas ligjeve të shtetit ku funksionon ajo kompani e huaj.

Tani pyetja është: Partia Demokratike ku e zhvillon aktivitetin!? Dhe, se në përgjigje të kësaj pyetjeje, çdo subjekt apo organizatë politike duhet të respektojë, të kontrollohet dhe të auditohet nga institucionet e Shqipërisë. Me “alibinë” e dalë boje 10 vite më parë po nga Lulzim Basha, që nuk kemi respektuar ligjin shqiptar por atë të një vendi tjetër, jemi para disa veprave të rënda penale.

Në vijim të nevojës që publiku dhe anëtarët e thjeshtë të Partisë Demokratike presin transparencë, PD duhet të sqarojë përse paratë e lobimit nuk janë deklaruar.

Nga vijnë ato para?

Përse nuk janë paguar nga PD, por nga kompani guackë të regjistruara jashtë Shqipërisë?

Cila është lidhja e kësaj kompanie guackë me PD dhe Lulzim Bashën?

Dhe për transparencë të publikut: shpenzimet e PD për fushatën zgjedhore të 25 qershorit raportohen vetëm 500 mijë dollarë, dy herë më pak sesa shpenzimet e kryera për këto pagesa për kompani lobingu.

E thënë më qartë, transfertat e konsulencës së PD-së për “Muzin Capitol Partners” dhe kompaninë tjetër lobuese “Barnes and Thornburg LLP” tejkalojnë të ardhurat e saj totale, të deklaruara në KQZ-së prej 88 milionë lekësh.

Me këto para pretendon se ka paguar të gjitha shpenzimet e fushatës së verës së kaluar.

Por në fakt, tani na rezulton se 1 milion dollarë PD i ka nisur vetëm tek kompania e lobingut në SHBA.

Nga erdhën këto para? Kush i dha? Pse nuk i deklaroi PD?

Këto nuk janë shashka, por vepra të rënda penale mbi të cilat ngrihen akuza dhe për të cilat Lulzim Basha duhet të përgjigjet personalisht”, shkruan deputeti socialist.

5 komente në ““Basha ka zhytur PD në financime të pista, që tani jane provuar””

  1. Eni says:

    ?? ALO!! BERISHA!! KU JE??

  2. edi says:

    TE ARRESTOHET KURVA E PD-SE MENJIHER
    CFAR PRITET ME ?

    AI POPULL S’KA TE HAJE
    NDERKOHE KTO BANDA FUNDERINASH PASI I VJEDHIN PARET E SHQIPTAREVE
    FINANCOJN BOTEN E KRIMIT POLITIKE -TI SJELL NE PUSHTETE
    ME BO KARIERE !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    DHE AI POPULL CFAR PRET AKOMA ?
    APO DEGJON E KOMENTON PRRALLAT QE FABRIKOHEN NGA BANDA E PD-SE
    CDO DITE -DHE ILISTROHEN NGA KAZANI MEDIES KOKSUMES ´MORE BOZE`
    POPULL ME IDIOT NE BOTE NUK KA

  3. Bariu says:

    Basha hajduti i rruges ,gjoja e kombit.

  4. kozmo says:

    KETO JANE BOMBA ,POR PD ESHTE MESUAR TASHME TI MINIMIZOJE DHE TI QUAJ AFERAT E SAJ SHASHKA .
    NE SE KA SHTET , LULZIMI DUHE TE PERBALLET ME LIGJIN , SEPSE DERI ME SOT, AI KA VETEM BOMBA .

  5. asd says:

    Në burg, hajdutin!
    Mos e zgjasni ,se do ju ikë në Hollandë!?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje