825 mijë USD për lobim në Uashington, PD: Janë dokument publik

25 Nëntor 2017, 14:59Politika TEMA

Partia Demokratike përmes një deklaratë ka mbajtur një qëndrim për dokumentet e publikuara të cilat e implikojnë në një skandal të madh financiar lidhur me kompanitë e lobimit.

Për selinë blu, kontratat janë të dokumentuara dhe se nuk ka asnjë shkelje.

Më tej, ata kanë ftuar mazhorancën për të hetuar.

Deklarata e plotë e PD-së

Kontratat e lobimit të Partisë Demokratike janë dokument publik që janë të depozituara në Departamentin Amerikan të Drejtësisë. Kontratat dhe pagesat e bëra janë subjekt i ligjeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe janë audituar dhe kontrolluar nga qeveria amerikane.

Megjithatë Taulant Balla dhe Blerina Gjylameti janë të mirëpritur t’i hetojnë ato në çdo kohë. Partia Demokratike u vë në dispozicion një kopje kur të duan. Madje janë të mirëpritur të marrin edhe Sajmir Tahirin dhe Agron Xhafën dhe Moisi Habilajn në ekipin e hetimit.

Shpërqendrimi i vëmendjes nga kriminalizimi i qeverisë dhe Partisë Socialiste është shërbim ndaj krimit dhe minim i interesit publik. Vetë Taulant Balla dhe Blerina Gjylametaj duhet të jenë më të shqetësuar për fatin e partisë së tyre që ka rënë nën kthetrat e krimit.

Sidoqoftë, shashkat dhe tamtamet e tyre nuk mbulojnë dot bëmat ndaj shqiptarëve dhe Shqipërisë të Saimir Tahirit, Vangjush Dakos, Qazim Sejdinit, Elvis Roshit dhe të vetë Edi Ramës që janë zhytur në krim dhe trafik droge duke vënë në rrezik sigurinë kombëtare, sistemin politik dhe të ardhmen ekonomike të shqiptarëve.(TemA)

​ 

8 komente në “825 mijë USD për lobim në Uashington, PD: Janë dokument publik”

  1. Eda says:

    Ha ha ha cfare llogjike.Gjithmone PD-ja fantastike-torollake komplet,e papergjegjshme dhe shkelse e rregullt e ligjit.Asnje nuk po i kerkon se cfare ka bere kompania americane,e ka rregjistru companine ne DASH,a ka deklaru pagesen,a pagon taxat etj.Me kete deklarate,nga halli,PD-ja,vetedeklaron se parate ja ka dhene,por se ku i gjeti,nuk i deklaroje ne KQZ etj.Keto duhet te shpjegoje PD-ja,dhe duhet me patjeter,jo t’ja fusi me deklarata kot,pa lidhje.

  2. Haka Tekizoti says:

    Po pse nuk janë deklaruar në KQZ kur qenkan publike? Mesa duket janë këshilluar me semsionin e PD-s në prokurori se ç’duhet fë thonë publikisht.

  3. Terri Verri says:

    Qe neser,kush kompani shqiptare ka problem me taxsat dhe me transaksione…NUK I PERKET LIGJISTRATURES SHQIPTARE!(e tha luli,per koke te babit.)
    Kush ka pashaport te huaj dhe ka bisnes ne shqiperi…nuk do paguaje me tvsh,taksa,detyrime…NUK I NENESHTROHET LIGJEVE TE SHTETIT(e tha luli per koke te babit)
    Ke pashaporte te huaj?shkerdheni lulin se nuk u kap ligji…e tha vete luli.

  4. Populli says:

    Per njerzit e pergjegjshem ne PD dhe per tere popullin shqiptar duhet te behet e qarte se siguria kombetare nuk eshte aq shume ne rrezik nga kanabisi, te cilen e lejuan te gjitha qeverite, por nga:
    1. Nga miqesia juaj me Gruevskin, Putinin, nga lidhjet tuaja shume miqesore me ruset dhe qendrimet shume armiqesore me perendimin.
    2. Nga shitja e sovranitetit fetar dhe e Detit Jon Greqise. Per hesapet tuaja elektorale nxoret ne ankand autoritetin autoqefal shqiptar tek njerz qe kane per mision te percjellin orekset greke kunder perëndimit, kunder katolicizmit, kunder races shqiptare. Per hesapet tuaja elektorale shitët Detin Jon, marreveshje te cilen Gjykata Kushtetuese e rrezoi, qe do te thote automatikisht ju duhet t’i kaloni Gjyqit per Tradheti Kombetare.
    3. Nga kthimi i shtetit si sistem politik ne instrument per te terrorizuar popullin. Dy here e keni kthyer shtetin ne instrument per te pushkatuar popullin shqiptar: nje here ’97 dhe heren tjeter ne 21 Janar.
    Keto jane rreziqe te ndodhura, jo te imagjnuara. Kane autoresi dhe autoresia eshte qeverisja juaj e Shqiperise.

  5. Alidemsi vjeter says:

    Ja dhe grupi “Harlemi” i Parlamentit shqiptar,kaubojsat e lagjes PD te Bregut te Lumit.

  6. zeqo says:

    Mire po perse sjane deklaruar ne KQZ ! Po perse jane bere pagesa nga kompani OFshore te lidhura me drogen ! Po perse sillnit lapanjoze ne cader kur ligji zgjedhor nuk lejon pjesmarrjen e te huajve ne fushate elektorale ! Po perse nuk tregoni ose fshihni burimin e parave ku i gjetet ! Perse paguani para per makiazh kur fytyren e keni te shemtuar ! Juve thjesht jeni nje Bande kriminale !

  7. Ilir says:

    Ne Amerike nuk te le njeri pa i deklaruar por problemi i hajduteve te pd qe ky regull eshtedhe ketu te ne duhet ti deklarosh dhe ti futesh dhe ne bilanc si shpenzim.Pd nuk i ka deklaruar per shkak se duhet te thote ku i ka marre keto para.Tani qe be publike thote qe i kam deklaruar ne amerike por puna eshte se duhej ti deklaronte ketu dhe ne kohen e duhur kur ka bere pagesen.

  8. ALPINI.

    DO te merrnim edhe Moisi Habilin .por rezulton Konflikt interesi me qe Habilajtjane pjese e familjes se kunatit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje