Nga Ylli Pata
Lulzim Basha, me deklaratën e djeshme për Kryeprokurorin e Republikës, i ka krijuar shansin opozitës që të hyjë në një proces i cili mund të sjellë një zhvillim të rëndësishëm në vend. Edhe një herë tjetër, Basha ka përpara një shans shumë të madh përpara vetes.
Kreu i opozitës, doli dhe tha deklamativisht se nuk do të lejojë që mazhoranca, pra Rama, të zgjedhë një Kryeprokuror të përkohshëm vetëm me dëshirën e tij. Qëndrim mjaft normal për një opozitë. Edhe analistë të ndryshëm e shohin zgjedhjen e Kryeprokurorit nga mazhoranca, si një kapje të organit të akuzës. Në të shkuarën, zgjedhja e një prokurori të preferuar nga mazhorancat ka qenë një gjë thuajse normale.
PD-ja në 1992-shin emëroi Maksim Haxhiajn në fillim si Kryeprokuror, e shkarkoi kur kundërshtoi Berishën, dhe më pas zgjodhi Alush Dragoshin, i cili firmosi edhe urdhër-arrestin për Fatos Nanon.
PS-ja emëroi Arben Rakipin në 1997, më pas në 2002-shin, Ilir Meta dhe Sali Berisha bënë një ujdi me Rexhep Mejdanin, atëherë kreu i shtetit, duke krijuar të ashtuquajturat “aleanca fluide” që zgjodhën Theodhori Sollakun, këshilltarin e Berishës dhe Meidanit në krye të Prokurorisë.
Në vitin 2005, Berisha tentoi të largoi Sollakun dhe të vendosë një kryeprouror “luajal”, por nuk e pranoi Alfred Moisiu, në atë kohë President.
Kur në krye të shtetit u zgjodh Bamir Topi, ai shkarkoi Sollakun dhe emëroi një juriste të re, një grua Kryeprokurore, që ishte revolucion në atë kohë. Sali Berisha e cilësoi Ina Ramën një “Silvia Konti”.
Por tre vjet më vonë nuk u druajt ta quajë edhe “lavire bulevardi”, pas kërkesave për të marrë në pyetje krerët e Gardës, dy ditë pas 21 janarit 2011.
Në vitin 2012, në krye të Prokurorisë u zgjodh Adriatik Llalla, i cili kishte në lidhje të afërta me mazhorancën.
Më 3 dhjetor 2017, Adriatik Llallës i përfundon mandati. Ligjërisht çdo shtyrje e tij do të ishte jo vetëm një mision i pamundur, por do të fuste në ngërç sistemin.
Ka tre rrugë të pastra që opozita të hyjë në procesin e zgjedhjes së Kryeprokurorit, duke mundësuar një zhvillim, ku do të ishte jo thjesht një protagoniste, por vendimtare në instalimin e drejtësisë së re.
Nëse Lulzim Basha do të insistojë që Adriatik Llalla të rizgjidhet përkohësisht deri në emërimin e Kryeprourorit të ri pas instalimit të Këshillit të Prokurorisë, do të merrte pjesë në një proces që do ta dëmtonte shumë, vetë opozitën.
Argumenti i Bashës se Llalla është garanci për të vazhduar hetimet ndaj qeverisë së Ramës, nuk qëndron si në aspektin ligjor, ashtu edhe në atë logjik.
Llalla si Kryeprokuror nuk ka fuqi ligjore të drejtojë hetimet, pasi me ligjin e ri, kompetencën e hapjes së dosjeve e kanë Prokuroritë e rretheve, si dhe ato të Krimeve të Rënda.
EURALIUS dhe OBDAT, pra misionet e SHBA-së dhe BE-së për reformën në drejtësi kanë kërkuar që të zgjidhet një prokuror provizor deri në ngritjen e organeve të reja. Sipas ligjit, Kryeprokuror mund të zgjidhet një emër me përvojë në Prokurorinë aktuale.
Nëse mazhoranca mund të ketë menduar të zgjedhë një kandidaturë të preferuar, opozita duhet ta ndalojë këtë duke hyrë në negociata për të zgjedhur një emër të pranuar nga palët. Kjo mund të bëhet ose me konsensus ose me short.
Pas zgjedhjes së Kryeprokurorit provizor, mazhoranca dhe opozita duhet t’i japin mbështetje hetimeve për korrupsion dhe krimin e organizuar nga prokurorët e rretheve, duke i lënë të lira hetimet, pa mbrojtur apo kundërshtuar palët.
Më pas, me ngritjen e Këshillit të Prokurorisë, opozita mund të futet si protagoniste në procesin e ri për të zgjedhur Kryeprokurorin e ri të Republikës, që duhet të kalojë me 84 vota, pra kërkon konsensus, dhe kryeprokurorin e SPAK.
Nëse në procesin e zgjedhjes së Kryeprokurorit të përkohshëm arrihet një rezultat pozitiv, ai mund të ndiqet edhe për dy rrugët e tjera, Kryeprokurorin e ri dhe kreun e SPAK.
Poqese procesi do të ketë një rezultat pozitiv, opozita del me kokën lart nga një raund negociatash, ku i ka siguruar vendit një rikthim të besimit të ndërsjelltë, paqes mes palëve, dhe ç’është më e rëndësishme, zgjedhjes së krerëve të institucioneve jo të njëanshme.
Andi Bushati, por edhe Fatos Lubonja e kanë shkruar ditët e fundit se Rama nuk duhet lënë të zgjedhë një Kryeprokuror të tij, pasi s’duhet të kapë një pushtet siç është ai i ndjekjes penale. Por topi në këtë rast është në këmbët e Bashës. Nëse Basha hyn në proces, mund të sigurojë një moskapje.
A, nëse mazhoranca refuzon procesin, atëherë do të ishte e vërtetë akuza e Bushatit se kërkon kapjen e Prokurorisë. Por thënë sot, është paragjykim. Dikush duhet t’ja japë provën Edi Ramës. Vetë ky i fundit, ka thënë në Parlament se është gati të nisë një diskutim edhe me opozitën.
Nëse Basha synon të luajë kartën “O Llalla o rash e vdiqa”, atëherë këtu nuk kemi të bëjmë me proces, por thjesht me një tekë e cila ka pasoja të rënda për Republikën. Adriatik Llalla, konsiderohet nga ana e opozitës, si një “aset” apo “hero” ndaj korrupsionit?!
Ok, atë nuk mund ta tregojë me mandat të mbyllur, por duke e aktivizuar në politikë si një zë publik, ku ndoshta mund të denoncojë atë që nuk ka vepruar. Rrugë tjetër nuk ka.
Doqirenena.
O Ylli Sorra çfar është deklamativisht. Idiot gazetar.
Cesht kjo cudi me kreun e PD qe kerkon mme cdo kusht te mbaj adriatik LLallen. Nje krue prokuror qe per pes vjet ka qen thuajse ne sherbim te PD, berishes e bashes. Kjo duket ne mos hetimin e disa njgjarjeve te medha qe kan tronditur poliiken shqiptare, ku protagonist esht, ish kryeministri Berisha e Basha, nga rruga e Kombit, deti, vrasjet e 21 Janarit, CEZ, e deri tek thirjet per armatosje per rezimin e qeveris Rama.
Kushtetuta e re , nderkombetaret po e thon troc dhe shqip, qe kryeprokurorit LLalla, i mbaron mandati dhe duhet te largohet . Kete e ka parashikuar edhe kushtetuta qe edhe PD e miratoi..
cjan keto maskaralleqe te Bashas e Berishes qe kerkojn ta sabotojn zbatimin e rreformes ne drejtesi dhe kushtetus ne vecanti per zevendesimin e prokurorit te pergjithshem. Do behet nonjeher shtet serjos vendi yne, apo dote mbetet rrumpall si ai qe instaloi Berisha dhe e do Basha.
Ky eshte nje muhabet i mbyllur per ata qe kane dy para mendje dhe dine se çfare eshte ligji dhe kushtetuta. Per çdo tolerance tjeter, do te thote heqjen zvarre te shqiptareve. Sali Berisha , vetem me voten e Kastriot Islamit mbajti qeverine dhe beri kerdin qe e fundosi vendin dhe e shpuri ne katastrofe per tre-kater muaj e pastaj thoshte qe Edi Ramen do ta gjej si Papandreun dhe PASOK. Dhe kete e beri ne emer te kushtetutes dhe ligjit. Po Edi rama, pse duhet tu krehe bishtin zagareve te kesaj kohe dhe te mos zbatoje kushtetuten?! Paqe shqiptare s’ka per te pasur sa kohe jane gjalle kriminelet e mbeshtetur nga prokuroria dhe gjyqtaret kanibale. Zbato kushtetuten te jeshe ne rregull me veten dhe ata qe te votuan , Edi Rama! Vetem keshtu do filloje era e re e demokracise dhe e ligjit ne Shqiperi. Duhet shkaterruar nga rrenjet ajo “plejade” kriminele dhe tradhetare, hajdute dhe antishqiptare qe ka ndertuar Sali Berisha. Keto jane momenttet per te pasur nje shprese drejtesie dhe shqiptarie. Asnje tolerance per ate qe nje shoqeri ka 27 vjet qe po torturohet, se eshte brezi i trete i shqiptareve qe po vuan nga padrejtesia. Kush do revolucion, revolucion le te behet; po nuk u turbullua, nuk kullohet, por hiq mos e keput, nuk shtyhet me.
Prokurori I perkohshem zgjidhet sic e ka ligji.
Me shumice te thjeshte.
Ka edhe nje rruge te KATERT.
LULEZIMJA le te beje shumice ne parlament dhe te zgjedhe ke te doje, madje edhe Argita ose Shkelzen Berishen, se edhe ata jane juriste, pra te fushes se drejtesise/padrejtesise.
Ndryshe te qepe gojen/halen dhe te zbatoje ligjet e shtetit, ashtu sic ka bere edhe PS kur eshte emeruar DHALLA, DRAGOAHI, SOLLAKU, INA RAMA, ku PD I ka zgjidhur sipas qejfit, pa pyetur fare, dhe PS ka fryre syte. KAQ.
Madje nese une do te isha ne PS, do te kerkoja qe ajo te gjente nje PROKUROR qe do te betohej jo vetem per ndershmeri dhe paanshmeri ne hetime, por mbi te gjitha DO TE KERKOJA NJE PROKUROR QE DO TE BETOHEJ GJITHASHTU SE DO TE RIHAPTE QE DITEN E DYTE TE PUNES HETIMET PER
21 JANARIN
DHENIEN E DETIT GREQISE
GERDECIN
SHITJEN E NAFTS SERBISE
VRASJEN E REMZI HOXHES
VRASJEN E KOSTA TREBICKES
PUCIN USHTARAK TE VITIT 1998
PRANINE E DAMIR FASLLIC NE MBLEDHJEN E KESHILLIT TE SIGURISE KOMBETARE
SHITJEN E PASURISE KOMBETARE DHE FAVOREVE PER DAMIR FASLLIC
PRISHJEN E RRETHRROTULLIMIT TEK ZOGU I ZI,
MASAKREN ZGJEDHORE TE VITIT 1996 KU U SULMUAN BRUTALISHT GAZETARE TE HUAJ, KU NE TV SHTETERORE NE MENYRE TE PATURPSHME GJAKU U BE BOJE, DEPUTETET E OPOZITES U TERHOQEN ZVARRE DHE U THYEN EDHE DHEMBET E ARBEN IMAMIT.
URDHERIN PER SULMIN E JUGUT NE 1997 ME LENDE HELMUESE LUFTARAKE, KU DY PILOTE SHQIPTARE PER MOS TE KRYER KETE URDHER QE PERBEN KRIM KUNDER NJERZIMIT U ARRATISEN ME AVION NE ITALI DHE ZBRITEN NE BARI
CESHTJEN E CEZIT
FILMIMIN E TE NDJERIT DRITAN PRIFTI ME ILIR METEN KUR KY I KERKON PRIFTIT TE BEJE FAVORE DUKE DHENE HIDROCENTRALE PER TE MARRE TE MARRE NE SHKEMBM MILIONA EURO.
FILMIMIN KU ILIR META NE ZYRE NE KOHEN E FUSHATES ZGJEDHORE U KERKON TE TIJEVE QE TI THOSHIN (dikujt nuk ka mbaj mend emrin) QE “……….. TE NA SJELLE EDHE 200 TJERA NGA ATO….”
MENYREN SE NGA I SIGURON GE ARDHURAT SHKELZEN BERISHA QE NUK PUNON, POR PERKUNDER KESAJ GJITHE KOHEN E KALON JASHTE, MADJE JO VETEM, NEPER VENDET ME TE SHTRENJTA TURISTIKE.
HABILAJT
OFICERET E POLICISE TE PERFSHIRE ME MARJUANE
PASURITE E GJITHE POLITIKANEVE, GJYKATESVE, PROKUROREVE, AVOKATEVE, DOKTOREVE (sidomos kirurgeve) KRYETAREVE TE BASHKIVE ETJ…..
sakte nje prokuror i tille duhet, te shpresojme si gjithmone,por duhen edhe gjykates patriot e te ndershem per kete te fundit duhet te presim,do jete nje proces shume i veshtire i gjate ,po rendesi ka per njerezit e thjeshte qe tu jepet e drejta ,besoj dicka do behet
Popull mjeran , na paskan thene Andi shurra dhe Lubovici se Rama s’duhet te zgjedhe prokurorin , hajde mendje , kush jane keto vemje si dirigjokan politiken , keta duhet te shporren sa me pare nga televizionet se e bene popullin lemsh , vendi i ligjeve eshte parlamenti jo studio e Fevzos dhe e ati matufit Rakipi
Nuk mundet kurresesi te shkelet kushtetuta per hir te inatit e xhelozise personale te Fatos Lubonjes e Andi Bushatit : Ata e kane inatin me Edi Rams e u ka mbete hatri qe Edi nuk ua perfilli ish grate etyre e nuk ua palloi.Ky eshte gabimi e faji i Ed Rsmes po cfaj kemi ne ne kete rast?!
Po si i behet nese kryeprokurori i perhershem duhet zgjedhur me 84 vota?! Po PD-ja me 84 vota i ka zgjedhur kryeprokuroret e saj?!
Me vjen keq, por per kete person , qe ka shkruar kete shkrim do te ishte e tepert ta komentoja.