Besnik Mustafaj ndan me publikun qendrimet e tij per zhvillimet me te fundit politike, duke filluar nga zgjedhja e kryeprokurorit te perkohshem e deri tek qendrimi i opozites, dhe teprimi i saj me akuza duke intereferuar prokurorine.
Ish-ministri i PD-së, publicisti dhe shkrimtari Besnik Mustafaj, thotë se Prokurori i Përgjithshëm që duhet të zgjidhet i përkohshëm në këtë detyrë, duhet të ketë mbështetjen e të gjitha palëve politike. Në rubrikën “Opinion” në “News24”, Mustafaj tha se mazhoranca duhet të tregojë vullnet për të përfshirë edhe opozitën në këtë proces.
Sipas Mustafajt, prokurori i përkohshëm duhet të tregojë këmbëngulje dhe angazhim për të vijuar çështjet që janë në proces.
“Në këtë tension që ka krejt opinioni publik, përtej skandaleve të denoncuara, por tashmë që faktuara, që lidhen me implikimin e zyrtarëve të lartë të policisë dhe politikës me elementë kriminale, zgjedhjen e një kryeprokurori të përkohshëm bëhet edhe më e vështirë.
Është një çështje e ndërlikuar, delikate, pasi kërkohet që ky prokuror që vjen me vetëdijen se është i përkohshëm, duhet të ketë mbështetjen e të gjithë palëve. Ky prokuror i tranzicionit duhet të ketë mbështetje të gjerë që të vazhdojë këtë punë të nisur, por edhe të tjerat që ne nuk i dimë, me të njëjtën këmbëngulje dhe angazhim të madh.
Opozita nuk ka një mekanizëm të tillë që të jetë faktor në zgjedhje e këtij prokurori. Por nëse mazhoranca nuk e ka këtë vullnet për të përfshirë të gjitha palët në këtë proces, atëherë do të ketë qëndrime të tjera”, u shpreh Besnik Mustafaj.
Ish ministri demokrat, Besnik Mustafaj komentoi 3 urdhër arrestet për 3 ish zyrtarët e policisë si të përfshirë në trafikun e drogës si dhe dekonspirimin e operacionit për kapjen e tyre. Mustafaj tha se ka mungesë të vullnetit për të dëgjuar denoncimet nga Edi Rama, ndërsa Prokuroria nuk ka kryer detyrën kushtetuese deri më tani.
“Akuzat rreth implikimit të drejtpërdrejtë dhe menaxhimit të drogës për disa zyrtarë janë bërë nga mediat dhe opozita në 3 vitet e kaluara. Në pranverë ka pasur akuza të shumta, por këto janë konsideruar nga Rama si çështje të zhargonit të tij. Problemi i parë i Ramës është mungesa e vullnetit për të dëgjuar denoncimet qoftë nga opozita dhe media.
Ne kemi tashmë një vënie në lëvizje të policisë dhe drejtësisë. Pra Prokuroria nuk ka kryer detyrën e vet kushtetuese deri tani. Nuk ka pasur bashkëpunim mes policisë dhe prokurorisë, pasi kjo e fundit nuk ka marrë për bazë denoncimet. Nuk është ndonjë çudi që ish- zyrtarët u zhduken, pasi mund të kenë pasur hapësira. Policia duhet ti mbante nën vëzhgim 3 ish- zyrtarët”- tha Mustafaj.
Ndër të tjera Besnik Mustafaj tha se me rëndësi është që ka nisur hetimi për këta 3 ish zyrtarë, ndërsa opozita duhet lavdëruar për denoncimet.
“Opozita duhet lavdëruar, por duhet të ruajë këndin e denoncimeve dhe nuk duhet të intereferojë me punën e Prokurorisë. Opozita ka plot çështje të tjera për të denoncuar. Për mua është e rëndësishme që nisi ky hetim për 3 ish zyrtarët”- tha ai.
Po ky Mustafaraj eshte budalla apo I merr te tjeret per budallenj?
Partia e ketij halabaku politik ka zgjedhur prokuroret sipas qefit, I ka hedhur ne rruge ato qe nuk I kane pelqyer partise, I ka share nga zyra e kryeministrit, dhe e ka bere prokurorine dhe gjygjesoring paradhomen e partise. Tani qe po behen pastrimet do ‘pelqim te paleve’ qe ne gjyhen e PD-se do thote nje lloj nga sherbetoret e saj qe I ka futur ne shkolle partia, i ka promovuar partia, dhe kane treguar me fakte qe I binden partise. te jemi te qarte ketu, partia eshte bere me kohe ‘Argita e co’.
Pfff delengjinj PD-je
mavri me boje kur nuk beni konsesus brenda partis si mund te japin konsesus per gjera me te medha
Tiku kryprokuror ka bere gjumin letargjik tani ne fund te shkarkimit po ben lojra politike dhe dekosprimin e bene prokuroret vajmedet per prokurorine politike..