“1 mln dollarë për lobing”, Gjylameti: Vetëm 500 mijë $ PD i pagoi për krijimin e farsës që SHBA mbështeste çadrën

24 Nëntor 2017, 13:24Politika TEMA

Deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti akuzoi kreun e PD Lulzim Basha, për shpenzimet marramendëse për një kompani lobiste në SHBA dhe pagesa që ai ka bërë për vizitën në Uashington

Përmes një deklarate për median Gjylameti tha PD i ka dhënë mbi 500 mijë dollarë  një kompanie lobiste, me krijimin e farsës se Washington-i mbështet çadrën dhe opozitën.

“Basha nuk mund t’i shpëtojë këtij skandali, duke na akuzuar, për të hequr baltën që ka mbi vete.

Kush i pagoi këto para, cili është burimi i tyre, pse prokuroria nuk nis hetimet. Ai duhet të shpjegojë se çfarë bëri në vizitën e tij në Washington.

Janë mbi 500 mijë dollarë të një kompanie lobiste, me krijimin e farsës se Washington-i mbështet çadrën dhe opozitën. Shpenzimet e Partisë Demokratike nuk janë deklaruar.

Raportohen vetëm 500 mijë dollarë të shpenzuara për fushatë në zgjedhjet e 25-qershorit, 2 herë më pak nga sa janë fshehur.

Asnjë prej këtyte pagesave nuk rezulton e deklaruar në raportin financiar të dorëzuar nga PD në KQZ për zgjedhjet e 25 qershorit. Kjo ngre dyshime serioze për origjinën e këtyre parave.

Ku i ka gjetur PD dhe Basha 1 milion dollarë, këta që flasin për ditë për para, për vota të blera pse PD ka përdorur llogaritë e një kompanie ofshore për të bërë pagesa në emër të PD?

Në mos Basha ka bindjen që edhe DASH është i kapur nga krimi duhet të dalë sot të thotë cfarë bëri në 22 mars në Uashingon? Pagoi para nga kompani fantazëm”, tha Gjylameti.  (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje