“Afera CEZ”, Taulant Balla: Berisha do të përgjigjet, dosja më e madhe e korrupsionit s'mund të mbyllet

24 Nëntor 2017, 12:41Politika TEMA

Nese disa dite me pare kerkesa e nje prokurori per mbylljen e dosjes me te madhe te viteve te fundit per nga permasat e aferes korruptive, afera e CEZ, u quajt si trill i tij, tashme perpjekja e tij eshte nje realitet.

Prokuroria e Tiranës i ka kërkuar gjykatës mbylljen e dosjes së CEZ, referuar nga Kuvendi i Shqipërisë pas një hetimi disamujor, ku në listën e të kallëzuarve ishin edhe Sali Berisha dhe i biri i tij, Shkëlzeni.

Pikërisht në seancën gjyqësore që po zhvillohej sot, organi i akuzës nuk ka pasur përfaqësues, ndërsa i pranishëm ka qenë edhe dëshmitari Nue Nik Kalaj.

Përfaqësuesi i Kuvendit të Shqipërisë, Taulant Balla ne cilësoi qesharake mungesën e tyre, ndërsa i qëndroi tezës së tij se kjo dosje nuk do të mbyllet.

Ai ka vijuar kritikat ndaj Prokurorisë, në lidhje me skandalin  teksa deklaron se nuk është paraqitur sot në seancën gjyqësore, në përpjekje për të mbyllur dosjen më të qartë të korrupsionit në këto 27 vite.

Balla paralajmëron të gjithë ata që mendojnë se e kanë çuar dosjen ‘CEZ’ për varrim e kanë gabim, pasi këto skenarë të vjetër 27 vite me radhë do të marrin fund me drejtësinë që po vjen.

“Qesharake mungesa e Prokurorisë kur pretendon të mbyllë një prej dosjeve më të mëdha të korrupsionit në Shqipëri.

Cështja CEZ nuk do të mbyllet. Provat janë të qarta. Paratë e ryshfetit për pushtetin e Sali Berishës u paguan në sytë e publikut, 7 milionë euro”,- tha ai.

Balla shkruan në ‘Facebook’ se Prokuroria nuk u paraqit sot në Gjykatën e Tiranës për të dhënë arsyet se pse vendosi të mos marrë fare në konsideratë një material të shkruar me fakte komprometuese e me emra peshqish të mëdhenj, si Sali Berisha me shokë.

Më tej, ai paralajmëron të gjithë ata që mendojnë se e kanë çuar dosjen ‘CEZ’ për varrim, se e kanë gabim, pasi sipas tij, këto skenarë të vjetër 27 vite me radhë do të marrin fund me drejtësinë që po vjen.

“Prokuroria nuk u paraqit sot ne Seancen Gjyqesore, ne perpjekjen te mbylle nje per dosjeve me te qarta te korrupsionit ne keto 27 vite, skandalit “CEZ”, pa kryer asnje hetim minimal, pa marre ne pyetje asnje te akuzuar, asnje deshmitar, asnje person ne dijeni, pa marre ne konsiderate asnje prej gjetjeve te Raportit perfundimtar te Komisionit hetimor parlamentar.

Prokuroria nuk u paraqit sot ne Gjykaten e Tiranes per te dhene aresyet se pse vendosi te mos marre fare ne konsiderate nje material te shkruar me fakte kompromentuese e me emra peshqish te medhenj si Sali Berisha me shoke dhe te vegjel te dyshuar per krim ekonomik e korrupsion me permasa tronditese, por pasi e mbajti dosjen ne sirtar per pak jave vendosi t’i vendose edhe nje vule ne Gjykate duke kerkuar mbylljen e saj!!!

Por keto skenare te vjeter 27 vite me radhe do te marrin fund me drejtesine qe po vjen dhe qe ka tmerruar politikane prokurore e gjykates te korruptuar! Kurre nuk do ta mbyllin dot dosjen “CEZ”, shembulli flagrant i shperdorimit te detyres, me prova te medha te ryshfetit te qeverise se vjeter diten me diell 7 milione euro ne thes. Kush mendon se e kane cuar dosjen e CEZ-it per ta varrosur, pa asnje lloj procesi minimal hetimor, e ka gabim!”, shkruan Balla.(TemA)

6 komente në ““Afera CEZ”, Taulant Balla: Berisha do të përgjigjet, dosja më e madhe e korrupsionit s’mund të mbyllet”

  1. bishti i qenit says:

    Po u mbyll kjo dosje,gjithcka merr fund,s’ka me shprese per shqiptaret.Eskobari,kryemafiozi,krye-poliagjenti dhe tradhetari i interesave te shqiperise,krimineli,hajduti dhe vrasesi i te pafajshmve,grabitesi i personave te ndryshem etj etj,Salihu nga vicidoli duhet te pergjigjet para togave te zeza per grabitjen e CEZ-it por dhe per te gjitha te zezat qe ka bere ne kete vend.Ai eshte personifikimi i djallit ne shqiperi dhe duhet me ne fund te japi llogari.Te jape llogari dhe per vrasjet e 175 tropoijaneve,per zhdukjen e fisit te Haklajve,per 4 te vratet e 2 prillit ne shkoder,per Azemin,O lldashin,Trebicken,per tragjedine e gerdecit,per nxitjen e urrejtjes kombetare veri-jug,per urdherat kriminale per goditjen e jugut me aviacion,per firmat piramidale dhe grabitjen e tyre,per grushtin e shtetit te 1998-tes,per poshterimin e kryeporokurores Ina Rama publikisht dhe bllokimin e hetimeve te 21 janarit .Per shkeljen e bllokades se naftes ndaj Serbise dhe mbeshtetjen e hapur e te fshehte te Miloshevicit,per veshjen me poste shteterore te agjenteve te serbise si puna e Flamur Nokes,agjent i tyre etj etj.Nuk duhet te vdese ky qen i zgjebosur pa vizituar burgun 313 ne Tirane apo kudo qofte…

  2. amy says:

    hiqni Lallen kete fshatar gramshiot , qe te behet drejtesi ne kete vend,

  3. shqiptari says:

    MJAFT amon se naj shpifet , nja nje milion her e kemi degjuar kte , hajdeni pra çoeni ne gjyq po patet byth , mos beni si qent kot.

  4. enter"" says:

    Po boll se na e shpifet
    Thate do pergjigjet per firmat piramidale…………….lesh
    Thate do pergjigjet per 21 Janarin…………lesh

    Pse beni kot aman kur e dini shume mire qe Berisha nuk do denohet kurre????

  5. Tahipi says:

    Hahhahaha o Shqiptar o hajdar…po ne gjyq e kane cuar o lumadh dhe gjykata me prokurorine po tentojne ta varrosin o car!!! Prandaj po flet dhe balla kshuqe pse tu shpif ty??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje