PD merr në pyetje Elona Gjebrean: Bashkëpuno me drejtësinë, ja pikëpyetjet e selisë blu

25 Nëntor 2017, 14:06Politika TEMA

Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi​ ka adresuar akuza të forta ndaj koleges së saj Elona Gjebrea.

Në një dalje për media ajo rendit edhe disa pyetje për të zbuluar nëse deputetja socialiste është e implikuar në çështjen “Habilaj”.

Selia blu deklaron një sërë pikpyetjesh ku i thotë  nëse është takuar ndonjëherë me Habilajt dhe cili ka qenë qëllimi i këtij takimi.

Deklarata e plotë

Krahu i djathtë i Saimir Tahirit për katër vjet në krye të Ministrisë së Brendshme, ka disa ditë që shmang pyetjen e thjeshtë, nëse ka udhëtuar në Greqi me makinën e vëllezërve Habilaj.

Dje, ajo refuzoi me arrogancë t’u përgjigjet pyetjeve direkte të gazetarëve për këtë çështje. Arsyeja është e thjeshtë: Elona Gjebrea ka udhëtuar më shumë se një herë në makinën e drogës së Habilajve.

Prandaj Elona Gjebrea duhet që të sqarojë publikisht:

· Pse udhëtoi privatisht për në Greqi?

· Pse në këto udhëtime nuk mori makinën dhe shoferin e saj?

· Pse nuk udhëtoi qoftë edhe me makinën e saj private?

· Pse zgjodhi të udhëtojë me makinën e Habilajve?

Zonja Gjebrea duhet gjithashtu t’i përgjigjet pyetjes:

· A është takuar ndonjëherë me Habilajt?

· Nëse po, përse është takuar?

Zonja Gjebrea duhet gjithashtu të sqarojë opinionin publik:

· Si Koordinatore Kombëtare Kundër Trafikimit a ka qenë ajo e informuar për trafikun masiv të drogës dhe të armëve nga Shqipëria në Itali dhe Greqi?

· Cilët drejtues të lartë të shtetit ka informuar?

· Çfarë masash ka marrë ajo për këtë gjë?

Si deputete e Kuvendit të Shqipërisë ajo sot duhet të përgjigjet edhe për një pyetje tjetër:

· A ndjen kjo përfaqësuese e popullit ndonjë përgjegjësi morale dhe politike për lulëzimin e krimit dhe të drogës në Shqipëri gjatë katër viteve që ajo ishte numër 2 i Ministrisë së Brendshme?

Është koha që Elona Gjebrea të përballet me përgjegjësitë e veta. Krimi në Shqipëri lulëzoi, se me të u bë palë direkt apo indirekt e gjithë qeveria, përshi Elona Gjebrean. Cilado qoftë apo jo përgjegjësia penale e Elona Gjebreas, sot është dita që ajo t’i kërkojë falje popullit të saj dhe të bashkëpunojë me drejtësinë.(TemA)

5 komente në “PD merr në pyetje Elona Gjebrean: Bashkëpuno me drejtësinë, ja pikëpyetjet e selisë blu”

  1. Barbuti says:

    Tani nqs prokuroria e krimeve te lehta dhe te renda e tropojes me è shquara ne shqiperi per sa i perket profesionalizmit te prokuroreve te gjithe me diploma te shurrosura nga sala dhe zeni le ta therrasin ne degjim sduhet te humbin kohe ju doni nje pergjigje te shpejte. O debila nuk vini me ne qeveri ju nuk keni me cti ofroni shqipetareve prandaj mos hani m.t kot

  2. Muri says:

    Ne shqipetaret dhe gazetaret bashke jemi ne pritje te na sqaroni se nga e kane prejardhjen 1 mln dollaret e paguara nga lulzimja per te dale resme me Trump! Mos beni pyetje por pergjigjuni atyre qe ju bejne juve.

    1. ben says:

      O muro
      Ti ku e di qe PD ka paguar 1 milione $ ??????????
      Apo keshtu shkruan Sorosi ( prandaj erdhi i biri ne tirane te merte thesin te rilindja) pastaj e thote taulant palla dhe pastaj tema dhe ti e ke te sigurt??????
      Apo eshte e sigurt qe orest sotes ju gjeten 1 milone $ bashke me patentat e tahirit. Qe kjo zonja ka udhetuar si pjestare e bandes rilondja me makinen e habilajve?
      Apo vari leshte tani e dime qe rilindja eshte nje bande dhe duhet tju kerkojme hesap te tjereve pse nuk jane te edukuar?
      PS; KUJDES 2 MIJE LEKSHIN E KOMENTIT MOS E LERE TE LLOTO E LAGJES.

  3. DALLTON says:

    PD -Shqiptare ka te drejte qe per cdo problem qe del per te thote: drejtohu “drejtesise “,por ajo drejtesi ka bere qe edhe “mushkat-pjellin”vaj medet drejtesise te “plepave-te Durresit”.Ajo drejtesi eshte per te mbrojtur :1)familjen-berisha:2)familjen e ILIR-floririt:3)familjen e Lulezimes :4)familjen e Azemit :5)familjen e fahri-balliut e dallkaukeve te tjere se jane comp,nuk numurohen.

    1. Muri says:

      @ben i qete se nuk e le gjekundi i fus nje byrek me dhalle dhe komentoje perseri ??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje