DOSSIER/ Si u shkrepën fotot e Berishës në varkë me Hoxhajt dhe lidhjet e tij me familjen e diktatorit. Zbardhen dëshmitë

25 Nëntor 2017, 15:28Politika TEMA
DOSSIER/ Si u shkrepën fotot e Berishës në varkë me Hoxhajt

Në 10 dhjetor 2010, dy ditë pas festimeve të 8 dhjetorit, Sali Berisha në një intervistë me Blendi Feziun në TV Klan, iu përgjigj disa pyetjeve për të kaluarën e tij dhe ndër të tjera është zhvilluar edhe dialogu i mëposhtëm:

B.Fevziu: Po ju në atë kohë keni qenë Sekretar Partie dhe vazhduat të jeni deri në vitet 1990, apo jo zoti Berisha?

S.Berisha: Sekretar Partie kam qenë gjithsej absolutisht jo më shumë se 3-5 muaj, me sa mbaj mend.

Në cilin vit?

Në vitin 1978 nga fundi dhe fillimi i vitit 1979. Detyrë nga e cila më shkarkuan në mungesë.

Është thënë se keni qenë deri në vitin 1990 Sekretar Partie?

Absolutisht jo. Kjo është një gënjeshtër. Janë thënë shumë gjëra, se kam qenë shumë vite, se kam kuruar Enver Hoxhën…

Po në fakt, keni qenë apo jo pjesë e grupit që kuronin drejtuesit komunistë të kohës?

Unë kam qenë çdo ditë dhe çdo vit, pedagog në Universitetin Shtetëror të Tiranës. Nuk kam qenë, asnjë ditë, mjek i emëruar në klinikën e udhëheqjes. Kam qenë konsulent për të gjitha kategoritë e njerëzve, përveç Enver Hoxhës, duke përfshirë nga të burgosurit, politikë apo ordinerë në spitalin e burgut kur kishte nevojë, deri tek anëtarët e byrosë politike. Dua të theksoj se nuk kam qenë mjek i emëruar i byrosë politike sepse nuk kam pranuar.

Nuk keni pranuar, apo nuk ju është ofruar?

Nuk kam pranuar.

Për se nuk keni pranuar?

Nuk kam pranuar, sepse unë kam dashur shumë profesionin e mjekut dhe ajo ishte një transformim tjetër. Unë kisha shokët e mi, të cilët punonin aty dhe ata në disa aspekte humbisnin shumë.

Ju është ofruar të ishit mjek në klinikën speciale apo mjek personal i Enver Hoxhës?

Nuk më është ofruar kurrë të jem mjek personal i Enver Hoxhës, nuk më është kërkuar kurrë që të vizitoj Enver Hoxhën dhe as të kontribuoj në problematikën e tij shëndetësore. Ka pasur kritere shumë strikte Enver Hoxha në ata që përzgjidhte, dhe unë nuk përfshihesha, nuk plotësoja kriteret.

Çfarë kriteri nuk plotësonit?

Kriteret që më pengonin, ishin komplekse në fakt. Kishin të bënin me disa standarde të tij në lidhje me jashtë, ose me pozicionin gjeografik të shtëpisë sime, në Tropojë. Por unë kisha miq, pothuajse të gjithë ekipin që e trajtonte atë. Pra unë refuzova që të isha mjek në organikën e tij speciale. Nuk pësova asgjë ç’është e vërteta, bëra shpjegimet e mia se nuk dua pasi jam shumë i lidhur me shërbimin tim në spital…

Lidhur me këto pohime, DITA ka pyetur dy mjekë të vjetër të asaj kohe deh një pjesëtar të ish-familjeve të Bllokut shumë afër me ngjarjet që përshkruhen në copën e mësipërme të intervistës.

Kërkojmë mirëkuptimin e lexuesve për të mos i përmendur emrat e atyre që pyetëm, sepse kjo ishte një kërkesë strikte e tyre. E vërteta sipas këtyre burimeve është tjetër:

Jo vetëm që nuk i është kërkuar ndonjëherë të bëhet pjesë e mjekëve të Hoxhës, por mjeku Berisha ka këmbëngulur vetë për një kohë shumë të gjatë me mjete dhe ndërhyrje të shumta për të qenë në grupin e mjekëve të Enver Hoxhës.

Personi që ka lobuar më fort për të pranë familjes Hoxha atë kohë ka qenë mjeku I.K.

“I.K. bëri përpjekje të mëdha, thoshte se ai kishte dëshirë të jashtëzakonshme dhe ishte mjek shumë i mirë. U mendua që të shqyrtohej dhe u kërkua siç ishte rregulli një biografi e këtij personi, Berishës. Mirëpo mes dokumentave ishte një kompromentues që fliste për disa lidhje të familjes së të shoqes Liri Berishës me segmente dhe situata që nuk kalonin dot. Nexhmije Hoxha vuri veton, tha në asnjë mënyrë, ky, me këtë problem që ka e shoqja. Nexhmije Hoxha me sa di unë e ka përmendur vetëm një herë këtë gjë në një intervistë në një revistë kur sapo kishte dalë nga burgu. Por e vërteta kjo është, e shoqja kishte probleme që si dje si sot, janë probleme për një pozicion të atillë, të mos flasim për post qendror në krye të shtetit…”.

Po të lexosh me kujdes intervistën e sipërcituar të Berishës, ai me shumë dinakëri i lë vetes një shteg në këtë pikë. Lexoni çfarë thotë: “Kriteret që më pengonin, ishin komplekse në fakt. Kishin të bënin me disa standarde të tij në lidhje me jashtë, ose me pozicionin gjeografik të shtëpisë sime, në Tropojë…”.

Çdo të thotë “disa standarde të tij në lidhje me jashtë”? Burimi ynë sqaron që megjithë refuzimin, mjeku Berisha nuk u dorëzua.

“Nëpërmjet I.K. vijoi të transmetohej këmbëngulja dhe ai vazhdonte të gjente mënyra të tërthorta për të qenë përherë pranë grupit të mjekëve”.

Në këtë pikë burimi ynë sqaron dhe historinë e fotove të famshme të bëra në Pogradec ku Berisha shfaqet në një varkë dhe pranë një oxhaku me fëmijët e Enver Hoxhës dhe të tjerë.

Ishte koha që Hoxha rrinte gjatë në Pogradec, i pëlqente atje. Berisha ruante rastin, nëpërmjet ndihmës së I.K. vinte aty, si duket priste një rast të artë të bëhej i dobishëm, që të tejkaloheshin kundërshtimet, nuk e di… Por vinte. Ishte i ngjitur sa nuk e imagjinoni dot. Zuri miqësi nëpërmjet I.K. me çiftin e ri Hoxha të fëmijëve të Enverit, I.K. e ndihmonte, pikërisht gjatë këtyre përpjekjeve janë bërë dhe ato fotografitë që kanë dalë në media…”.

Në librin me kujtime “Jeta ime me Enverin”, Vëllimi II, faqe 331, Nexhmije Hoxha shkruan për një propozim të Hysni Kapos për mjekët e rinj të Hoxhës:

“Në listën që më tregoi Hysni Kapo ishte edhe Sali Berisha. Për çdonjërin kishte disa radhë me të dhëna biografike. Kur lexova që Sali Berisha kishte vjehrën serbe, ish- partizane, por në shërbim të UDB-së, unë në moment thashë: Larg nga lidhjet me serbët, aq më shumë me UDB-në”.

17 komente në “DOSSIER/ Si u shkrepën fotot e Berishës në varkë me Hoxhajt dhe lidhjet e tij me familjen e diktatorit. Zbardhen dëshmitë”

  1. shqiptari nga Shqiperia says:

    Si si ?? c`thote ne interviste?? : nuk kam qene mjek i udheheqjes se nuk kam pranuar ??? hahahahahahahahahahahahahahah cjane keto peralla ?? as ne peralla nuk eshte i sinqerte . Si tha Nexhmija ? kur takoi Enverin per here te pare nuk lau doren dhe nuk ja jepte askujti kedo qe takonte u krekosej se : me ket dore kam takuar shokun Enver , lamash o lamash , kete ndyresire kemi patur kryetar shteti , shqipo hesapi jemi , prandaj kishim Saliun , cte besh kur u ndane gjerat keto na rane ne pjese , Saliu Tosi , Luli, Iliri , hajduteri hesapi dhe njerez te ulet , ama shume te ulet , gjithe jeten e tyre qarkullojne duke u zvaritur si gjarprrinjte , dhe jo si shqiponja …………. pastaj ua kish fajin diktatura dhe Enveri , ikni o race e poshter ……udheheqesit tane gjasme ……..zhulsa muti , minj te peshtire …….

  2. Sali berisha ka qene(dhe eshte) nje servil klasik prototipi i komunistit karierist qe eshte gati te sakrifikoj cdo gje per te arritur qellimin.
    Edhe kreun e pdhit e arriti me prapaskena dhe me djallezit e komunistit.
    Ai ja kalon edhe djallit.
    Ai ka lindur per intriga dhe futjen pas shpine.

  3. mergim tari says:

    I.K eshte ISUF KALO.
    MJEKU PERSONAL I ENVER HOXHES
    KUR ESHTE PYETUR NE INTERVISTE …. KA THENE SE ENVER HOXHA ISHTE NJE PACIENT SI GJITHE TE TJERET.
    KETU KAM THENE, MJAFT ME KETA FELLIQESIRA, NJEREZ TE PESHTIRE.
    PROBLEMI I VETEM ESHTE SE KETA JANE PRAPE NE KRYE…..
    SALIU
    ISUFI
    KAPOT …… PRA BUSHATET ANDËT, VITOT,
    NUSHET …….
    PEZET ………..
    LUBONJET
    NGJELET
    ata ishin ata jane

    Ne qe jemi pronare ose me mire ish pronare, tani fryjme syte e nuk marrim dot pronat tona, prej ketyre monstrave.

  4. Pa vlere says:

    Ky bastard ka felliqur dhe malsoret,qe kane bese dhe nuk genjejne.
    Ky te fik deren me genjeshtra,dhe mashtrime.
    Ça e ka gjet Shqioerine me ket felliqesire, fat I keq I Shqioerise !!

  5. Bushi says:

    Ja pra kushe eshteSali Berisha,qe ne e mbajme me te mirin,me te besuarin,kur ai me mjaullitjet e tija na mashtron,na genjen,na hedhe hi syve,nje antishqiptare qe nuk duhet te jete ne ate vend ku eshte sot.Por si njeri ne sherbim te UDB duhej sot te ishte ne burg,dhe te mos na parrallise si sot pa pike turpi e dinjiteteti.Maskaraj,prandaj bene te gjitha perpjekjet kundra reformes ne drejtesi,vetingut, se e di qe eshte i dhjere deri ne kryqe.

  6. shqiptari says:

    E kuptoni qe jeni ber boz me kte histori , e kush nga ju te ter qe jetoni ne kte vend nuk do kishte dashur qoft dhe nje her te vetme ne at koh te bente fotografi me familjen e ENVER HOXHES , pse beni siku jeni me katolik se papa , nuk esht kjo histori qe po e demton kte popull ka 25 vjet , se ne at koh SALIU iste njeriu me korrekt qe egzistonte ne kte vend , ishte shembulli i virtytit dhe moralit e kam njohur qe ne at koh , por ai ishte saliu i kohes PPSHse kur morali dhe ndershmeria ishte gjeja me e shenjt , kurse ky nga 90ta e ktej esht SALIU kapitalizmit , pra kur nuk patet byth sikur nje her te vetme per SALIUN e kapitalizmit kto 30 vjet demokraci , me gjith kto vrasje shkaterrime e masakra qe beri SALIU si kapitalist i vendosur per ta derguar perpara drejteis , atehere byllni halen mjaft bet si goret si ato konet qe te rrokanisin koken duke lehur neper rrugica , burrat o flasin akuzojn dhe i gjejn vendin keqbersit ose bejn e han se nuk jan per gje tjeter , POR PER SALIUN E PPSHse nuk ka byth njeri te flas se ishte njeriu me korrekt ne teritorin SHQIPTAR , njeriu qe nuk kishte vesin me te vogel , nuk futej njeri do kudo tek ENVERI o njerez se ne at koh para se te hyje ne ate der , te ishte ber biografia dhe kaloje ne vrimen e gjilperes moret vesh apo jo , mjaft me kte histori fotografish , ne at koh te ter bythlepirsa keni qen nga i pari tek i fundit dhe deri tek te persekutuarit te ter duart gjak i benit neper mbledhje per partin dhe ENVERIN , por jeni njerez pa moral dhe lepini ate qe keni beshtyr qe te ter nuk keni turp , ai qe esht burr i vertet me karakter kur nuk e shau sa ishte ne fuqi ENVERIN dhe ne pushtet sot nuk flet por hesht , kaq kisha.

    1. Arian says:

      ju siguroj qe nuk eshte si thoni ju.Une asnjehere nuk kam dashur te dal ne foto ose te gjendesha qofte edhe prane E.H.Skam derdhur asnje pike lot ,bile u gezova kur vdiq.Im ate me thosh: mir ti qe ate koke ke e do shkosh ne burg, por ne çfaj kemi qe do shkojme ne internim te perjetshem?
      P.s. : Sali haleja thote se nuk pranoj.Po ku kish bure ti thosh JO Enverit.
      Pranoj faktin qe sot, qe njoh realitetin e kapitalizmit, jam kthyer ne komunist.

  7. Lumi A says:

    Ky eshte demokrati 24 karatesh o demokrat te nderuar. Ky eshte vertet ne te drejten e tij te thote cfare te doje por te pranosh kete fosile te dekompozuar si demokrat eshte vertet e habitshme se sa popull I trashe jemi. Ky komunist I pandreqeshem, bllokmen, spiun, agjent I serbise dhe greqise, hajdut I papermbajtshem, vrases, antishqiptar, lufte nxites duhet te ishte vrare si Caushesku I Rumanise dhe te merrte fund historia tragjike e kesaj monstre.

  8. Terri Verri says:

    Kush ” tiranas” ka pasur nderin te vinte ne pune me atobuzin e mengjesit ne vitet 80′ e di shume mire sjelljen e berishes doktor.
    Berisha qe te dukej dhe te mburrej,vishte perparsen e bardhe te doktorrit qe ne shtepi…qe ta kuptonin qe ky ishte doktor,,rrote kari komplet.
    Kur vinte ndonje” tiranas” intelektual i ri ne autobus,berisha prezantohej: Sali Berisha,doktorr i byrose!
    Salhiu filloje te krijonte njohje me intelektualet dhe ne mengjes pershendeteshin duke i dhene doren njeri- tjetrit.
    Nje dite salhiu rrefuzoi tu ipte doren…u thoshte plot mburrje: kjo dore ka takuar enver hoxhen.
    100% e vertete…intelektualet qeshnin me njeri tjetrin dhe kjo pune vazhdoje duku rreth nje jave.
    Madje kishte plasur dhe humori.Disa thonin qe salhiu lahej,por doren nuk e lante.

  9. BRSS says:

    ENVERI SA QE GJALLE IRRUAJTEN KARIN TANI HANI MUT SE AJO U KA NGELUR

  10. Majlindi says:

    Dakort o Shqiptari, por të gjithë do ishim fshehur ose do mbyllnin gojën, kurse ky e mohon sy për sy ,dhe ndërkohë gënjen dhe mënyrën se si pati mundësi ta takonte apo të ishte sekretar partie. Kjo është çështja ,dhe jo për ta denigruar saliu ,sepse tashmë e dinë të gjithë që është një kriminel dhe diktator i papërmnajtshëm.

  11. emigranti says:

    O Sali o derezi, po pse do te merte doren ty enveri se doje apo sdoje ti te ishe ne grupin e mjekeve. Kujt ja hedh keto o mut, po kishe byth ti ta kundershtoje ne ate kohe Enverin? Vjen e na tregon ti ketu se te kerkuan po ti nuk pranove se ishe i lidhur me profesionin. Se do te pyeste ty Enveri se doje apo jo. Le qe ti serviloseshe pas tyre. Kush ishte ai rob zoti qe i offrohej mundesia ti sherbente Enverit dhe nuk pranonte, se nuk i pelqente. Ishim te gjithe gati. Dhe mos te doje mos te pranoje, minimalisht do ishe i internuar ose me mire te them do ishe ne burg per agjitazion politik, dhe ty te eshte ofruar dhe nuk na paske pranuar, ahahahahahahaha, Po te lumte ty kur nuk doli nje burrrrrre me dy (R) te rraste ne burg, gllamis sa te duash. Keta jane burrecer, dhe mire ua ben ti atyre, Ti vrave, dogje, vodhe e ber baterdine, dhe nuk te hyri as nje gjemb ne kemb. Dhe as qe ka me shprese qe ti nje dite do dalesh para gjyqit. Te hengert nje mortje, te dalte majaselli ne vrime te bytthes.

  12. Tropojani says:

    Sali Berisha ANJEHERE NUK KA BERE PER PUBLIKUN SHQIPETARE TE NJOHUR “NJOHJEN” ME GRUAN E ARDHSHME SLLOBODANKEN….
    1-Si u Gjete Sllobodanka ne Shqiperi..pra alias Liri Berisha…dhe si u be Lidhja e Marteses??Kush ishte “Shkesi”???
    2-Nena e Sllobodankes ishte Togere e UZNOS-Jugosllave Paraardhese e UDB-se Famekeq…dhe c´uditerisht si u be Antare Partie Sali Berisha..kur ne ate kohe Biografia duhej te ishte e Paster???
    3-Si Shpjegohet qe Nena e Sllobodankes(Lirise) Jetonte ose jo ne ate kohe ne Jugosllavi, kurese Sllobodanka ne Shqiperi???
    Femijet e Sali Berishes Flasin shume mire Serbishten GJUHE qe asnjehere nuk e kane Deklaruar te “Njohur”..po vete Berisha a di Serbisht???
    ME KEQ AKOMA :SIGURIMI ISHTETI SHQIPETARE NE FILLIMET E VITEVE 70-80-ta e dinte se UDBja Jugosllave Operonte Ne Shqiperi nepermjete dy Kanaleve nga Veriu..dhe njeri prej tyre ishte pikerishte nga Vicidolli-Fshate i Sali Berishes….
    Interesante eshte se si mundi ky “Kallepi”, te ja Hidhte Sigurimit te Shteit???A thua sigurimi i shtetit ka Pasur nje Segment te Fuqishem qe Punonte per UDB-ne????

  13. pushuhesi says:

    Foto kishte te drejte te bente vetem Sulo Gradeci,ai kishte aparatin,njerzit qe fotografonte i njihte me liber shpie

  14. Nave Na says:

    Saliu asht hero per nave!
    Kena ndertu ku kena dasht, ne fusha e breg detit, kena hap qebaba mun te sheshi Skenderbej, kena hap lokale te Lana e ku kena dasht, kena ndertu ene siper pallatave, kena ba arsimin popullor dmth nxanesit kane mbaru shkollen e mesme e skane dite me shkrujt as emrin, me ne kry Azemin i kena vu flaken vendin!
    Na ka qit jashte shtetit e kena per te ngel jashte shtetit, ene kjo asht arritje e Sales!
    Lumi nave!
    Femijet tane gezojne tallavane e mundena me ju vu emra si Sergjo, Bryan, Majkelli, Beatrice e Paloma!
    Lumi Nave Na!
    Ti je ma i forte se Skenderbeu o i biri i Sheqeres!

  15. Mjafton te shohish kete foto qe ka dal me femijet e kryekriminelit te shqiptareve dhe c’do kush e kupton me cilin ke te bojsh

  16. Adi says:

    Përgjigja që nuk kam pranuar se kam dash profesionin bie në konflikt me faktin që këto 27 vitet e fundit i ka kaluar në politikë. Duket sa e di dhe e ka dash.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje