Petrit Vasili ka bërë një status në Facebook ku kostaton se sot droga, krimi i organizuar dhe pushteti i kryeministrit Edi Rama janë bërë njësh me njëri-tjetrin.
Sipas tij, shefi i qeverisë nuk dëgjon nga veshët dhe se qeveria shikon vetëm ERTV
Vasili i referohet një artikulli të publikuar në AFP, nga korrespodentja Briseida Mema dhe Nicolas Gaudichet ku trajtohet situata politike në vend dhe çështja e krimit duke shtuar edhe akuzat e opozitës.
Statusi i Petrit Vasilit:
AFP foli, Ali Kimiku-kryeminister i Shqiperise nuk degjon nga veshet.
AFP-Agjensia France Press thote qarte se droga po minon integrimin europian te Shqiperise.
Droga, krimi i organizuar dhe pushteti i kryeministrit jane bere njesh me njeri tjetrin.
Kete e thote e gjithe media me autoritare e botes.
Po kjo qeveri sheh vetem ERTV, njelloj si Iraku i Sadam Huseinit, qe fliste me gjuhen e Ali Kimikut ministrit te propagandes, qe thoshte se Sadami po fitonte luften nderkohe qe ushtaret clirimtare amerikane po e arrestonin.
Ne e kemi Ali Kimikun tone ai eshte kryeministri dhe ERTV.
AFP megjithese ka nje autoritet boteror te jashtezakonshem po rrezikon shume qe Ali Kimiku -kryeminister i kazanit te droges, ta shpalle edhe AFP si media kazani.(TemA)
Uaaaa vazua doli dhe sot. Politike kurve eshte ne te gjithe boten! Por kjo qe ndodhe ne shqiperi sma merr mendja se ndodh ne bote ,perdite me deklarata perdite me shpifje sa gje e shpifur te pa durueshem.