Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka tentuar të përgatisë një skenar si ai i socialistëve, disa vite më parë, për t’i dhënë mandatin e deputetit kreut të Partisë Agrare Ambientaliste, z. Agron Duka.
CityNews.al ka mësuar se skenari i përdorur nga socialistët për të futur në Parlament Arben Ndokën, në mandatin e kaluar parlamentar, u tentua pak kohë më parë të përdorej nga Lulzim Basha, por ai ka dështuar.
Mësohet se Lulzim Basha ka thirrur në takim, deputeten e zgjedhur, e dyta në listën e Qarkut të Durrësit, Fatbardha Kadiu , së cilës i është ofruar që në këmbim të tërheqjes së mandatit të deputetes, të vendosej në krye të një institucioni që i ofrohet opozitës nga qeveria.
Institucioni është Autoriteti i Konkurencës, i cili pritet të merret nën drejtim nga Partia Demokratike.
Mësohet se deputetja Fatbardha Kadiu ka refuzuar ofertën e bërë nga Lulzim Basha, i cili sëbashku me largimin e saj kishte mbledhur edhe dorëheqjet e të gjitha femrave që ndodheshin në listën e PD-së, për qarkun e Durrësit.
Burime zyrtarë i thanë se Lulzim Basha ka tentuar që me ketë skenar të çojë në parlament dhe t’i japë mandatin e deputetit kreut të Agrares, Agron Duka, i cili ndodhej i pesti në listën e qarkut të Durrësit.
Pasi ka dështuar në skenarin e tij, Lulzim Basha ka ngelur me kokë mënjanë edhe me deputeten e Partisë Demokratike, e cila gjatë zgjedhjeve parlamentare të Qershorit u akuzua se ishte vënë në listë krejtësisht në mënyrë klienteliste dhe korruptive, pasi nuk përfaqësonte Partinë Demokratike.
Të njëjtat burime theksuan se skenari i dështuar është tentuar për disa javë më parë që t’i jepte mundësinë Agron Dukës të hyjë në parlament, pasi situata dhe gjendja që ka vetë PD -ja në Durrës është mjaft shqetësuese dhe dhënia e mandatit Agron Dukës si deputet do ta ndihmonte jo pak Partinë Demokratike, e cila ndodhet në një situatë thuajse katastrofike, në qarqet bastion të saj.
Nuk dihet nëse vërtet Basha ka bërë të gjitha përpjekjet e duhura për të larguar deputeten Fatbardha Kadiu dhe mandatin t’ia japë Agron Dukës. Basha njihet si një njeri që është totalisht i pabesueshëm dhe shpesh bashkëpunëtorët e tij i gënjen, por në rastin konkret Duka ka besuar Bashën.
Nuk dihet nëse kreu i PD ka bërë të gjitha përpjekjet që ti hapë dyert Agron Dukës, duke i dhënë mandatin.
Për Bashën në fakt vlen më shumë një deputete e panjohur dhe e paaftë, por besnike në rrjesht të tij se sa Agron Duka, pragmatist dhe i fortë elektoratisht.
DUKA,LEGEN I LEGENAVE.!
DO PA TJETËR PUSHTET POLITIK , SE KA FRIKË SE MOS HUMBET PARATË, TË CILAT NUK I KA TË PASTRA TË GJITHA.
KUSH S’KA Ç’TË FSHEHË, SI FUTUT KËSAJ MERD?
POLITIKE.
?????????????????
Nuk eshte normale qe te ribotohet shkrim per klikime kur ka nje jave qe eshte botuar te bulevard news. Nderkohe qe shkrimi serviret nga nje portal tjeter…kur vidhni ju njeri tjetrin pse te mos beje dhe Basha me Duken pazare. Portale kazan….