VIDEO/ Petrit Vasili: Të gjithë se bashku për të mbështetur të varfrit dhe shtresat në nevojë

27 Nëntor 2017, 13:43Politika TEMA

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili, është shprehur se forca politike që ai përfaqëson do të mbështesë të varftit dhe shtresat në nevojë në seancën parlamentare të ditës së enjte.

Vasili  tha se në seancën e së enjtes qeveria duhet të tregojë se anën e kujt mban.

“Kjo do të jetë seancë e rëndësishme për qëndrimin përfundimtar, për një ndarje në raportin e qeverisë në njërë anë, dhe opozitës në krahun tjetër.

Amendamentet e LSI-së që janë paraqitur që i shkojnë në ndihmë të mijëra njerëzve të varfër, është një ndarje se ku do vendoset përfundimisht kjo qeveri.

Është një qeveri mike e oligarkëve që e ndihmuan në zgjedhje, dhe armike e popullit të varfër.

LSI ka kërkuar TVSH-ja për ushqimet bazë të zbresë nga 20%  në 5%. Këto artikuj të shportës janë artikuj bazikë për familjen shqiptare, ushqime pa të cilat populli shqiptar nuk bën dot.

Qeveria do të tregojë dhembshuri ndaj qytetarëve, apo do t’i dhunojë përfundimisht ata.

Do të vendosen në krahun e oligarkëve apo popullit të thjeshtë, nuk duhet të tregohen kaq të egër me ta.

Mijëra shqiptarë mbijetojnë falë bizneseve të vogla, por që në fakt janë mbijetese, me njerëz që duan të ushqehen e shkollojnë fëmijët e tyre, nuk mund t’i përballojnë taksat e reja që do t’i vendosen,” shprehet Vasili. (TemA)

3 komente në “VIDEO/ Petrit Vasili: Të gjithë se bashku për të mbështetur të varfrit dhe shtresat në nevojë”

  1. lora says:

    I thoni Petrit Vasilaqit qe keto propozime te ja çoje presidentit qe nuk i beri kur ishte ne pushtet qofte me Saliun dhe qofte me Edi Ramen. S’ka pse ti beje sot qe ka dale ne sokakun e te marreve e leh si zagor. I paska dashur shume te varferit i mallkuari, bile ndaj ka konçensione me presidentin deri ne Kongo, pa lere Qipron.

  2. Niku says:

    Tani ne opozite u kujtove per te varfrit ti ne tet vjet habi si su kujtuat per popullin se ishit ne pozita te rezonit qeverine po skishte te varfer ne ate kohe se e kishit zhdukur varferine… skeni turp ju ka ikur fytyra fare…

  3. Haka Tekizoti says:

    Ky po. Po qe se je i varfër ky të mbështet. Plehu i partisë që udhëhiqet nga plehrat. Këta që vetëm në zgjedhje japin ndonjë gjoja lëmoshë, sepse për ca thërime u kërkojnë të uriturve e hallexhinjve kartat e identitetit të tërë fisit e rrethit shoqëror të tyre. Apo edhe atyre që i pjnësijnë u marrin një përqindje të rrogës pë interesat “e larta” të partisë. Këto vemje pushteti të ndihmojnë…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje