IRONIA/ Braçe: PD e martuar tani me një tjetër parti(LSI). Spaho: Po ti kur u martove...!

27 Nëntor 2017, 12:24Politika TEMA

Replikat kanë qënë ato që kanë shoqëruar mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë në ditën e sotme, teksa nuk kanë munguar gjatë gjithë javës përplasjet mes mazhorancës dhe opozitës.

Në “pararojë” të përplasjeve kanë qënë kreu i komisionit, deputeti socialist Erjon Braçe dhe deputeti i PD Edmond Spaho.

Këtë radhë “mollë” sherri ka qënë LSI, teksa Braçe ka ironizuar aleancën e PD me të, duke thënë se ishin martuar bashkë.

Kjo ka ndezur debatet, ndërsa Braçe e ka kthyer duke thënë “bashkëjetesë”.

Braçe dhe Spaho janë përplasur, teksa po diskutohej për taksën mbi pronën.

Debati ka devijuar ne ironi, teksa Braçe ironizoi bashkimin e PD me LSI, teksa tha se tani PD është martuar me një tjetër forcë politike.

Spaho: Ai ministri rrogën e 30 viteve të ketë mbledhur nuk e blen dot tokën. Ndaj duhet të fillojë hetimi pasuror.

Braçe: Do ta dënoj me çdo gjë. Ky rast do të ndëshkohet me përgjegjësi penale.

Spaho: Këto janë skandaloze.

Braçe: Nuk do luajmë lojën e PD, që tani është martuar me një tjetër forcë politike.

Spaho: Po lëri këto, po ti kur u martove.

Braçe: Thashë bashkëjetesë.

Tabaku-Bushatit: Mos u shqetëso për PD, por ju duhet të mblidhni mendjen.(TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje