Në 14 nëntor të vitit 2017, sipas BIRN, firma lobuese “Muzin Capitol LLP” deklaroi në departamentin e drejtësisë amerikane faturat e shërbimeve ndaj partisë demokratike, që në total arrinin në 675.000 dollarë. Këto shërbime përkthehen në organizimin dhe planifikimin e takimeve të Bashës me zyrtarë të lartë në Washington apo dalje mediatike.
Lexo.al ka siguruar këtë faksimile të axhendës së përgatitur nga firma lobuese, sipas së cilës në 21 mars, Basha do të takohej personalisht me republikanin Ed Royce, Pete Sessions, Michael McCaul.
Gjithkush e kujton mirë një prononcim të Bashës për portalin “BreitBart”, nga ku deklaronte se vendi i tij ishte kapur nga kthetrat e krimit. Siç mund ta shihni në dokumentin e “Muzin Capitol”, edhe për këtë prononcim është lobuar me paratë e padeklaruara. “Muzin Capitol” kishte planifikuar, sipas asaj që duket në dokument, që prononcimin Basha t’ja jepte përmes telefonit, gazetarit Neil Mc Cabe.
Por për fatin e tij të keq, këto janë të vetmet takime që firma lobuese ka mundur ti sigurojë Bashës në Washington, brenda dy ditëve. Axhenda paskësh qënë e planifikuar deri në 29 Mars, me takime pranë asistentëve të Donald Trump, por që kanë ngelur thjesht “kërkesa për takim”, pa një përgjigje nga ana e amerikanëve.
“Muzin Capitol” rendit në axhëndën e aktivitetit politik që ka kryer për Bashën, një listë të gjatë kongresmenësh republikanë dhe zyrtarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë, të cilëve iu ka dërguar kërkesa për takim përmes emailit, por që nuk morrën kurrë përgjigje. (shih emrat me rreth të kuq në axhendë).
Kjo axhendë është dorëzuar në 14 Nëntor në departamentin amerikan të drejtësisë nga firma lobuese “Muzin”, si një listë e aktiviteteve që ajo ka mundësuar për partinë demokratike, disa muaj para deklarimit.
Pra rezulton se firma thjesht ka asistuar përpjekjet për takime të Bashës me administratën Trump, me kontaktet e saj përmes emailit, por nuk deklaron në drejtësinë amerikane që ti ketë realizuar këto takime, sikurse deklaron takimet e 21 Marsit me tre republikanët, Ed Royce, Pete Sessions, Michael McCaul.
Mes personazheve që e kanë lënë me gisht në gojë Bashën, është edhe Paul Teller, Asistent i Presidentit Trump për Çështjet Legjislative, apo Matt Saunders, Asistent i përfaqësuesit të lartë për negociatat ndërkombëtare në Shtëpinë e Bardhë, si dhe Jasson Greblat, Asistenti Presidetit Trump për Negociatat Ndërkombëtare.
Këto përpjekje të ngelura nëpër emaile dhe mohimi i zyrtarëve të Trump, e bëjnë tashmë të qartë se pse Lulzim Basha nuk na tregonte gjatë fushatës, emrin e ndonjë zyrtari të Shtëpisë së Bardhë që kishte takuar matanë oqeanit.
*Në 24 Prill 2017 – Kërkesa për takim i drejtohet Departamentit të Shtetit për një takim midis Lulzim Bashës e Fatmir Meidut dhe të Emëruarit Politik në Departamentin e Shtetit. Të Emëruarit Politikë janë punonjës të misioneve të ngritura pranë DSH për marrëdhëniet në politikën e jashtme.
*Më 27 Prill 2017- Barnes e Thornburg LLP, deklaron në departamentin e drejtësisë një letër që ka dërguar drejt stafit të Presidentit, me kërkesën për takim mes anëtarëve të stafit dhe Luzim Bashës e Fatmir Mediut.
Bile bile gjysma e administrates dhe gjysma tjeter mezi po presin te takojne naltgjatesine e tij
Edvin droge kristaq Ramen po e duan te shoqeruar nga gazetari me fame boterore per bythelepirje MERO BAZE
Te gjitha keto takime qe do kryente kreu i PD- se, me administratore dhe kongresmene te djathte do ti bente me 10 mije $ ,per takim ose foto , megjithate ata ia refuzuan , imagjinoni sa negativ e ka namin PD-ja , dhe drejtuesit e saj ……….nje foto beri me Trump , dhe ate duke i kerkuar boterisht te falur per mbeshtetjen qe i kish dhene kundershtares se tij , i ka kerkuar te falur ne gjunje , dhe duke e blere foton me 10 mije $, megjithate gjith keto manipulime perfundimi ishte negativ , pasi praktika te tilla kane mbaruar me kohe , dhe se ai qe vlereson sot eshte vota e popullit shqiptar , dhe ai nuk e do dhe nuk ka per ta dashur Lulin kurre si kryetar shteti ………………
Kur nuk ke ndonje gje positive per te thene,me mire MOS ha MUT…
Po ca tho mo shoku,pse do ndyjne doren ata me 10.000 $ te qelbura te Bashes? Mbi 200.000 $ dhe nuk ke siguri te pranojne apo jo. Nga vitet 80′ emigracioni kosovar ka paguar 500.000$ per nje x senator qe te fliste ne senatin amerikan per ceshtjen e Kosoves. E kupton tani se sa para ka harxhuar PD dhe ai Fatmir Mehdiu te cilit i djeg bytha prej krimeve ne bashkepunim me Berishen dhe direkt mbi masakren e Gerdecit??? Ku i gjeten parate keta??? Me 10.000 $ fshijne bythen ne Amerike.