Doni fotografi me Donald Lu? Ambasada amerikane ironizon Lulzim Bashën: Ja sa duhet të paguani

27 Nëntor 2017, 15:36Politika TEMA

Ambasada amerikane ka shpërndarë një foto-montazh në llogarinë e saj në Facebook ku shfaqet ambasadori amerikan Donald Lu dhe ylli i muzikës Elvis Presli.

Kjo fotografi shoqërohet me dixhiturën ironizuese:

“A e gjeni dot sa ka paguar ky person për të bërë një foto me ambasadorin Lu? | Can you guess how much this person paid for a #PhotoWithAmbassadorLu? #FotoSkandal” shkruhet në postim. 

Postimi i ambasadës nuk thuhet se kujt i adresohet konkretisht po duket si ironizim i përpjekjeve të politikanëve shqiptarë të cilët përpiqen me çdo mjet për të ngjarë si pro-amerikan.

Hera e fundit që një politikan shqiptar ka paguar për të pozuar krah Donald Trump, ka qenë lideri i Partisë Demokratike Lulzim Basha i cili shpenzoi 20 mijë dollarë për ta siguruar. 

Ndërkohë së fundmi janë publikuar edhe disa skandale të Partisë Demokratike ku sipas dokumentacionit ka shpenzuar të paktën 1 milion dollarë për të siguruar mbështetjen e amerikanëve.

Kjo ironi mund të jetë edhe një mesazh për portalin e Çim Pekës që financohet nga Shkëlzen Berisha i cili botoi para dy ditësh një “fake news” se ambasadori i SHBA-ve në Donald Lu kishte dalë në foto me kryebashkiakun e Kurbinit dhe duke e akuzuar ambasadorin se ishte paguar nga kryebashkiaku. Më pas lajmi u përgënjeshtrua pasi ishte gënjeshtër. (TemA)

12 komente në “Doni fotografi me Donald Lu? Ambasada amerikane ironizon Lulzim Bashën: Ja sa duhet të paguani”

  1. Brahoo says:

    Kan filluar dhe amerikant te tallin trapin me Bashen…. U bo ky Lul Basha i shkret si Gzim Kulufi….

  2. tallje kari says:

    talleni rakun me kyt popull pse jo

    1. like says:

      kur paska qene Basha popull sipas teje?

  3. Shqipja says:

    Nje lutje per miqte dhe armiqte tane: Na kurseni o njerez. Boll u tallet me ne.Nuk jane te gjithe shqiptaret te tille .Jane “liderat” tane qe na kane turperuar e po na turperojne ne sy te gjithe botes.Sidomos ata qe jo vetem shesin e dhe bythen e tyre per nje foto por edhe shajne e shpifin per vendin tone kudo ku gjejne rastin per ta bere.Mallkuar qofshi!

    1. lul palla says:

      Athere hiqi qafe liderat qe te turperojne o qaraman.

  4. koli says:

    Mos e ka per Edin ambasadori?
    Edi pagoi 80 000 per nje foto me Obamen . U fut ne ceremoni si gruaja e nje biznesmeni . Zonja Edi Rama.

    1. kol gruaje says:

      @koli,
      koli duhet ta kishe nickname kali. Ose mund te hiqje l-ne dhe te vije rr. Je komplet organ genital.

  5. Ollga Toronto says:

    Gjithmone pyes veten,si eshte e mundur qe nje njeri i pa cipe si Lulzim Basha eshte kryetar i nje partije qe pretendon te vij ne pushtet. Si ka mundesi,qe pasi pagoj mijra dollar per te bere nje fotografi me Ttumpin,pritet ne Rinas si triumfator,nje karagjoz i tille eshte i peshtir dhe kur e ke perball ne nje tavoline kafeje.

  6. vang says:

    E pergenjeshtruan lajmin per ambasadorin amerikan se nuk u a mban.Mendoni sesa shpifin per te tjeret.

  7. lobimi basha says:

    aman se keta amerikanet e kthejne pllaken nje here folen per tahirin per ramen tani per bashen, te ishin korrekt do shikonin punen e tyre si ambasade e nuk do nderhynin e do influenconin kaq shume ne punet e shtetit.
    Lobimi i Bashes, sa dollare paguajti per nje foto me trump e gjni ketu

    http://spiderinformazione.blogspot.de/2017/11/lobimi-ne-shba-prokuroria-cfare-po-ben.html

  8. says:

    Duhet t’ja kthej 200 000 usd Laçit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje