Çdo veprim që është kryer me arkivën është me përgjegjësi të madhe dhe vendimi nuk është marrë në SHIK, ai është konsultuar ose është urdhëruar nga lart. Dhe, mbi SHIK-un ka qenë vetëm Presidenti, se për Kryeministrin e kohës, SHIK-u nuk pyeste. Por një gjë duhet ta kemi parasysh, ai President nuk improvizonte, ka bërë shumë zullume, por gjithmonë i ka kopsitur mirë. Amnistia që bëri ishte një nga kopsitjet më të sigurta…
Pasardhësi i Bashkim Gazidedes në krye të Shërbimit Informativ Kombëtar, Prof. Fatos Klosi, në këtë intervistë ekskluzive për ‘DITA’-n u jep përgjigje një sërë pyetjesh që ne i bëmë pas publikimit për dy ditë me radhë të një procesverbali për zhdukjen e shumë dosjeve të rëndësishme të ish-Sigurimit të Shtetit gjatë periudhës 1949-1991.
Sikurse e kemi theksuar gjatë dy ditëve të fundit, ky akt ka ndodhur në periudhën kur në pushtet ishte Partia Demokratike gjatë viteve 1992-97, kur shef i Shërbimit Informativ ishte Bashkim Gazidede, ndërsa president i vendit ishte Sali Berisha.
E theksojmë këtë fakt, pasi, ashtu si dikur Sigurimi i Shtetit ishte arma më e dashur e partisë në pushtet, edhe kur demokratët erdhën në pushtet, u vazhdua në të njëjtën linjë. Fatos Klosi në këtë intervistë e lë të nënkuptohet qartë se në vitin e zi 1997 kur mori flakë e u dogj Shqipëria, drejtuesve të shtetit të asaj kohe, më shumë se çdo gjë u ka interesuar zhdukja e këtyre dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit? Pse? Shumë hamendësime mund të bëhen.
Shërbimi Informativ ishte arma më e dashur e PD-së, në të vërtetë e Sali Berishës, i cili kontrollonte gjithçka nëpërmjet këtij shërbimi. Fatos Klosi e thotë fare troç se “mbi SHIK-un ka qenë vetëm Presidenti, se për Kryeministrin e kohës, SHIK-u nuk pyeste.” Më qartë nuk ka se si thuhet.
Këtu duket se fle edhe lepuri: Pse Sali Berisha është përpjekur që fajet dhe krimet e Bashkim Gazidedes t’ia kalojë Irakli Koçollarit, që ishte paraardhësi i Gazidedes, “gjeneralit’ që mori përsipër të bëhej kryekomandant për shtypjen e revoltave popullore në pranverë të vitit 1997?
Pavarësisht se Fatos Klosi është nga të vetmit shefa të Shërbimit Informativ që komunikon me shtypin, ai e njeh shumë mirë profesionin dhe përgjegjësinë, ndaj ka dhe konvencionet që merren lehtësisht me mend për të mos i thënë të gjitha publikisht. Shto këtu edhe fakti se kanë kaluar mbi njëzet vjet nga ajo kohë… Gjithsesi, edhe nga kjo intervistë lakonike e zotit Klosi, ka shumë nëntekste dhe shumë gjëra merren lehtësisht me mend pse kanë ndodhur dhe si kanë ndodhur…
Intervistoi Xhevdet Shehu
– Zoti Klosi, gazeta “DITA” po boton për herë të parë procesverbalin e një inventari mbi gjendjen e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit që nisi menjëherë pas largimit të Gazidedes nga SHISH dhe zgjati 3 vjet me radhë fletë më fletë, kohë kur ju keni qenë shef i Shërbimit Informativ. Përse e keni kërkuar këtë inventar në atë kohë?
– Shpjegimi është shumë i thjeshtë. Unë mora drejtimin e SHIK-ut në gusht të vitit 1997, pas disa muaj që gjithë vendi ishte në një situatë të pazakontë. SHIK-u i kohës ishte i implikuar gjerësisht në ato ngjarje. Shumica dërrmuese e kuadrove të tij, duke e ndjerë veten fajtorë për të me bëmat e tyre, e kishin lënë Shërbimin dhe vendin. Për këtë arsye ne nuk morëm asgjë në dorëzim. Boll të kujtojmë që shumica e godinave të Shërbimit, përveç Tiranës, Fierit dhe Elbasanit, ishin të djegura apo të bastisura dhe të shkatërruara.
Në këto kondita, gjithë dokumentacioni arkivor dhe operativ i Shërbimit ishte grumbulluar në Tiranë dhe duhej inventarizuar, për të ditur se çfarë materiale po merrnim.
Më pas, pas ringritjes së godinave në të gjithë vendin, materialet e ardhura nga baza, u rishpërndanë në degët e rretheve.
– Nga të dhënat e inventarit rezulton se ka mjaft mungesa dosjesh dhe, ajo që bie në sy më tepër është “Dosja e drejtimit të Ambasadës jugosllave” ku përfshihet periudha 1948-1991. Përse është zhdukur kjo dosje, sipas jush?
– Ne inventarizuam gjithë materialet arkivorë dhe operativë, ato që Shërbimi kishte trashëguar nga ish-Sigurimi i Shtetit dhe ato që ai kish prodhuar, gjatë punës së tij. Për materialet e Sigurimit dolën shumë probleme, pasi për to ne nuk gjetëm një inventar të rregullt të mbajtur nga Shërbimi. Pas shumë kërkimeve gjetëm vetëm Proces-verbale të mbajtura gjatë procesit të kalimit të materialeve nga Ministria e Brendshme në SHIK-un e porsa formuar.
Kështu që rezultatet e Inventarit që bëmë, i krahasuam me këto Procesverbale. Rezultatet e këtij krahasimi, që ju tashmë i keni botuar, treguan se kishte shumë mungesa. Ekipi që e bëri këtë inventar, natyrisht, nuk i ka parë dosjet që mungonin, prandaj nuk e di përmbajtjen e tyre, dhe ne vetëm mund të hamendësojmë. Arsyeja, e para që të vjen ndër mend është se, dikujt nga ata që vendosnin, nuk i pëlqente përmbajtja e tyre dhe është shfrytëzuar situata e turbullt e krijuar në gjysmën e parë të vitit ’97, për “t’iu gjetur vendin”.
– Mendoni se ish-Sigurimi i Shtetit ka qenë më serioz se shërbimi inteligjent që erdhi më pas. Pra, pasi u përmbys diktatura?
– Sigurisht, Sigurimi i Shtetit ka qenë shumë më serioz se Shërbim pas tij, në mbajtjen dhe administrimin e dokumentacionit arkivor dhe operativ, kishte rregulla të qarta dhe që zbatoheshin me rigorozitet. Dënohej rëndë edhe neglizhenca më e vogël, le më pastaj, dëmtimet e qëllimshme.
– Ju e pranoni se shumë dosje të ish-Sigurimit janë ekzekutuar apo zhdukur. Pse ishin të interesuar t’i zhduknin ato dosje ata që erdhën në pushtet pas vitit 1990?
– E thashë pak më parë arsyen më të thjeshtë. Por për ta nxjerrë të vërtetën, duheshin vënë para përgjegjësisë ata që e ngacmuan fondin, dhe kjo duhesh bërë me kohë, por shefat që i kishin urdhëruar ata, i dolën përpara këtij skenari.
Është dënuar nga regjimi i Berishës, për t’ia lënë fajin atij, për asgjësim të paligjshëm të materialeve, Kryetari i parë i SHIK-ut, Irakli Koçollari, sigurisht që ishte një skenar farsë. Më pas, me amnistinë e vitit 1997 që bëri Berisha, ky krim u amnistua dhe asnjë tjetër nuk u çua para gjykatësve.
– A mund të ketë të dhëna se në të kanë qenë emra të cilët kanë pasur mundësi ta zhdukin?
– Një gjë duhet ta keni të qartë, çdo veprim që është kryer me arkivën është me përgjegjësi të madhe dhe vendimi nuk është marrë në SHIK, ai është konsultuar ose është urdhëruar nga lart. Dhe, mbi SHIK-un ka qenë vetëm Presidenti, se për Kryeministrin e kohës, SHIK-u nuk pyeste.
Por një gjë duhet ta kemi parasysh, ai President nuk improvizonte, ka bërë shumë zullume, por gjithmonë i ka kopsitur mirë. Amnistia që bëri ishte një nga kopsitjet më të sigurta.
– Mund të jetë Sali Berisha njëri prej tyre? Apo të tjerë në PD?
– Në se më pyet, mund apo jo, sigurisht që mund, por vetëm kaq, se nuk kam parë gjë.
– Një tjetër pikë e konkluzioneve të grupit që ka bërë inventarin del së mungojnë dokumente SRV, të cilat thuhet së janë shfrytëzuar barbarisht për qëllime politike nëpërmjet botimit në media, si për shembull listat e “vdekjes”. Përse nuk keni bërë një kallëzim për një shkelje kaq të rëndë?
– Edhe kallëzimi është bërë. Në marrëveshje me Komisionin Bezhani, i cili ishte shumë i interesuar për përmbajtjet e dosjeve të Sigurimit (jo vetëm emrat e dosjeve) vendosëm që kallëzimin ta bënte Komisioni, dhe ashtu u bë. Pas ca kohe, Prokuroria ktheu përgjigjen që krimet e kësaj natyre para prillit të ’97 ishin amnistuar dhe nuk mund të ndiqeshin.
Për këto probleme, pas kryerjes së inventarit dhe konstatimeve pasonjëse, ne kemi raportuar dhe në Komisionin e Sigurisë në Kuvend, tek Presidenti dhe Kryeministri.
Raporti i plotë i dokumenteve të zhdukura nga SHISH
INFORMACION PËR INVENTARIN
Mbi përfundimin e inventarizimit dhe marrjen në dorëzim të materialeve të ish-Sigurimit të Shtetit
Drejtorit të Shërbimit Informativ Kombëtar,
Zotit Fatos Klosi
Në zbatim të urdhrit Tuaj, ju vëmë në dijeni se përfundoi para afatit kohor inventarizimi i imët (fletë më fletë) dhe marrja në dorëzim e fondit të mbyllur të ish-Sigurimit të Shtetit, e cila u krye në një periudhë 3-vjeçare kohe nëpërmjet dy fazave:
Faza e parë
Pasi konstatuam se në Drejtoritë e Aparatit Qendror si dhe në Degët e SHIK-ut në rrethe, ruheshin dhe administroheshin dokumentacione operative të të gjitha llojeve të ish fondit të mbyllur të Sigurimit të Shtetit, në kundërshtim me Ligjin e FHIK-ut dhe atë të Arkivave, organizuam menjëherë grumbullimin, evidentimin, inventarizimin dhe marrjen e tyre në dorëzim. Si rrjedhojë, u grumbulluan dhe u inventarizuan 2325 dosje të ndryshme operative, 1419 dosje të R.S.I. si dhe 3584 dokumente e materiale të ndryshme operative që ndodheshin gjendje pothuajse në të gjitha Drejtoritë dhe Degët e SHIK-ut në rrethe; duk mundësuar punën që Shërbimi Informativ Kombëtar të ketë në përdorim të përditshëm vetëm dokumentet që ka prodhuar e prodhon si SHIK.
Faza e dytë
Dhe më kryesorja ishte fiksimi, inventarizimi, marrja në dorëzim dhe sistemimi i fondit arkivor të ish-Sigurimit të Shtetit që gjetëm në arkivin tonë. Kjo ishte edhe faza më e vështirë me të cilën u përball Dega e Arkivit, pasi:
– Arkivi u gjend në situatë kaotike. 80 % e materialit të futur në arka dhe thasë ishin të vendosura dhe të shpërndara nëpër dhomat e arkivit, ku materiale në arka të një fondi ishin bashkuar me një fond tjetër, (shpesh për të gjetur materialet për shfrytëzim detyroheshim të lëviznim mbi 50 arka), pjesa më e madhe e arkave metalike dhe e materialeve SRV ishin të hapura (pa dryna) edhe ato arka që ishin me dryn, detyroheshim t’i hapnim me forcë pasi nuk gjenim çelësat e tyre,etj.
-Procesverbalet e dorëzimit të fondeve arkivore i gjenim me vështirësi, gjë që fillimisht na krijonte mjaft pengesa serioze për të verifikuar në kohë e me cilësi materialin konkret të kërkuar.
-Materiali arkivor mbahej për ruajtje dhe shfrytëzim në kundërshtim me Ligjin, jo vetëm pa inventar, por një pjesë e mirë e procesverbaleve të dorëzimit të ish Degëve P. Brendshme të rretheve, ishin të pa firmosura si dhe të pa shënuar në to komisionin apo edhe individin që i ka marrë në dorëzim.
Të dyja këto faza për nga pikëpamja e kërkesave të zbatimit ligjit dhe rregullave të Drejtorisë Përgjithshme të Arkivave, u realizuan nëpërmjet një pune të kualifikuar profesionale dhe ndjenje të lartë përgjegjësie, sipas një metodike të hartuar nga Dega e Arkivit dhe miratuar nga Drejtoria. Në të përcaktohej qartë jo vetëm taktika dhe strategjia e inventarizimit, por edhe problemet tekniko-administrative që do zgjidhte ky proces, duke filluar qysh nga akt-marrëveshjet (solidare) të arkivisteve fondruajtëse , organizimin e vogël të punës, plotësimin e regjistrave inventar të fondeve Model 14, në bërjen e procesverbaleve të marrjes në dorëzim për secilin fond më vete, në përcaktimin e rregullave të ruajtjes së sekretit dhe të vazhdimësisë së punës me komisionin “Bezhani” e shfrytëzimin e arkivit dhe deri në sistemimin përfundimtar të tij.
I theksuam këto jo vetëm se janë kërkesa te domosdoshme të zbatimit të ligjit si dhe pasqyrojnë kulturë tekniko-profesionale, por edhe për faktin se përfundimi i inventarizimit na përballi me shqetësime serioze në fushën e dokumentacionit dhe të pasqyrimit të punës nga paraardhësit tanë si:
– Mungesa e plotë e dokumentacioni që të pasqyrojë punën dhe aktivitetin e kësaj dege (me përjashtim të Komisionit “Mezini”); ka gjurmë të kësaj pune si kompjuterizimi R.S.I. dhe i disa fondeve, autorizime shfrytëzimi, fotokopjime, krijimi i fletoreve të fondeve, pa llogaritur këtu mungesat në informacione apo relacione te-ndryshme , tematika -pune e plane, analiza periodike e vjetore pune, ndonëse urdhri i titullarit për këto të fundit ka qenë, e cila është e pa dokumentuar e evidentuar.
Pa u zgjatur në vështirësitë dhe pengesat tona, si fizike ashtu edhe në marrjen e përgjegjësive mbi vete, arritëm të përfundojmë inventarizimin i cili përbëhet nga dy fonde kryesore të ish-Ministrisë së Brendshme, Sigurimi i Shtetit, si:
Fondin i kundërzbulimit ( ish Drejtoria I-rë), ku përfshihen materialet operative të arkivuara të Degës IV (kartoteka), Degës XIII-të që vepronte në drejtim të përfaqësive diplomatike të akredituara në vendin tonë, Degës X-të (shifra) në Aparatin Qendror dhe vazhdon me 26 njësitë administrative që fillojnë me ish-Drejtorin P. Brendshme Tiranë si dhe me Degët e P.Brendshme: “B.Curri”, Kukës, Shkodër, Pukë, Rrëshen, Dibër, Burrel, Lezhë, Krujë, Durrës, Kavajë, Elbasan, Lushnjë, Gramsh, Fier, Berat, Vlorë, Librazhd, Pogradec, Korçë, Ersekë, Tepelenë, Përmet, Gjirokastër dhe Sarandë i cili përveç se u inventarizua, u sistemua sipas kësaj strukture.
Fondin i zbulimit (ish Drejtoria II-të) , ku përfshihen materialet operative të arkivuara me emërtesat : fondi i Drejtorisë II-të që përmban materiale operative të arkivuara të degëve të kësaj drejtorie si dhe fondi i Kosovës, fondi i të huajve, fondi i të arratisurve, fondi ekonomik, fondin e veçantë, fondi administrativ dhe fondi i shifrës së këtij shërbimi, i cili përveç se u inventarizua, u sistemua sipas kësaj strukture.
-Dy fondet e mësipërme përmbajnë të gjitha materialet agjenturore-operative të ish-Sigurimit të Shtetit qysh nga koha e krijimit të tij e deri më 2 Korrik 1991 me shkrirjen me ligj të këtij organi.
Në arkivin tonë ndodhen gjithashtu edhe 135 dosje operative, fashikuj me implikime, me materiale për ish-anëtarë e kandidatë të PPSH, që i përkasin grupit të Mehmet Shehut, Kadri Hazbiut, Feçor Shehut, fëmijëve të tyre dhe 24 ish-shtetarëve dhe lidhjeve miqësore e shoqërore të tyre si dhe dy volume “Përgatitja e Prokurorit Përgjithshëm” (për këtë grup).
Këto dosje operative janë tërhequr nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ku ruheshin për llogari të Fondit të ish-KQ të PPSH pa asnjë lloj dokumenti. Meqenëse janë dosje operative, kemi mendimin të shfrytëzohen dhe të administrohen nga ne. Gjithashtu, krahas këtyre fondeve kemi edhe fondin e “të vdekurve” i cili përbëhet nga 6270 dosje të ndryshme. Të shprehur në shifra, këto fonde përfaqësohen: Fondi kundërzbulimit që ka 12335 dosje operative, 7891 dosje RSl pjesa më e madhe e të cilave janë të shoqëruara me dosjen e punës dhe 6097 njësi të ndryshme dokumentare që përbëhet nga procesverbale të ndryshme, regjistra e libra evidence, studime, përshkrime, tema, shkresa dhe dokumentacione të ndryshme operative.
Fondi i zbulimit që ka 28256 dosje operative, 3802 dosje RSI dhe kandidatësh për bp. si dhe 2266 njësi të ndryshme dokumentare që përbëhen nga procesverbale të ndryshme, regjistra e libra evidence, studime, përshkrime , tema , shkresa dhe dokumentacione të ndryshme operative. Të gjitha këto materiale u evidentuan në regjistrin inventar te fondit “Model 14” fletë për fletë, me një numër total fletësh të inventarizuara rreth 5.380.000 dhe me numrin total prej 58554 dosjesh të ndryshme, 9372 dokumentacione të ndryshme si dhe 215794 kartela të ndryshme. I tërë ky volum është futur e sistemuar në 1240 arka metalike dhe dy dollapë druri të mëdhenj me sirtarë , të ndara në 5 dhomat e arkivit.
Nga inventarizimi dhe ballafaqimi përfundimtar me këtë dokumentacion, na rezultojnë këto mungesa:
-Në fondin e kundërzbulimit mungojnë 82 dosje përpunimi dhe drejtimi, 3 dosje RSI (agjenture), 27 dosje hetimore e gjyqësore, 16 dosje dhe fashikuj të tjerë, 18 regjistra të ndryshëm dhe 146 njësi të tjera emërtuese, ku përfshihen procesverbale, lista veçimi, libra evidence, shkresa, dokumentacione të ndryshme, etj. ‘
-Në fondin e zbulimit mungojnë 52 dosje agjenture dhe të kandidatëve në studim (të fondit të veçantë) dhe 3 njësi dosje të ndryshme.
— Në këtë informacion po ju evidentojmë vetëm disa nga mungesat më kryesore dhe që për mendimin tonë janë të qëllimshme, si më poshtë:
-Dosja e drejtimit të ambasadës jugosllave, ku përfshihet periudha e viteve 1948-1991. Kjo dosje përfshin në vetvete 11 volume (fashikuj) të cilat totalisht kapin shifrën prej 3887 fletësh .
-Të gjithë regjistrat kryesorë të punës operative të ish-Degës P.Brendshme Mirditë (Rrëshen), degë e cila mbulonte dhe ish-Repartin e Riedukimit Spaç, si: regjistri i përpunimeve, regjistri i agjenturës, regjistri i këshillimeve dhe demaskimeve, regjistri i denoncimeve për krimet kundër shtetit (KKSH), regjistër për përpunimet paraprak e 2A, regjistër për të arratisurit, regjistër i dosjeve dhe fashikujve, regjistër për të riatdhesuarit, regjistër për informatat, regjistër për problemet e centralizuara, regjistër për të internuarit dhe të dëbuarit, etj.
Në arkiv mungojnë gjithashtu dhe 27 materiale SRV. Dokumentet e SRV janë shfrytëzuar barbarisht për qëllime politike nëpërmjet botimit në media, si përshembull listat “e vdekjes” etj.
Këto mungesa kanë dalë si rrjedhojë e krahasimit të gjendjes së inventarizimit me procesverbalet e dorëzimit, të gjetura nga ne në kohën e ardhjes.
Nuk dimë si mund të konsiderohen procesverbalet tip regjistri të fondit të Kosovës nga të cilët janë fshirë me korrektor (e ndaluar kategorikisht kjo gjë) 538 emra, të cilat dorëzuesi dhe marrësi në dorëzim i justifikojnë në fund të procesverbalit, por që çuditërisht këto dosje janë të evidentuara në kompjuterët e Degës së Arkivit qysh gjatë vitit 1996, kur ky fond është dorëzuar në arkiv në vitin 1995.
Përfundimi i inventarizimit të materialeve të ish-sigurimit të shtetit evidencoi disa probleme e shqetësime të cilat lidhen kryesisht me ruajtjen dhe shfrytëzimin e tij nga paraardhësit, që nga më kryesoret janë: Shfrytëzimi i arkivit është realizua nga ish-drejtuesit e arkivit në tre drejtime kryesore, të cilat bien ndesh me Ligjin Nr.7726, dt29.6.1993 “Për fondin arkivor kombëtar dhe për arkivat” si dhe me ruajtjen e sekretit shtetëror.
Konkretisht:
Pa autorizim me shkrim të titullarit të organit, është kompjuterizuar i gjithë rrjeti i fshehtë informativ i organeve të sigurimit të shtetit (1945-1991), mbi bazën e regjistrave themeltar të agjenturës si dhe një pjesë e madhe e fondit të zbulimit si fondi i veçantë (agjentura aktive, pasive dhe ajo në studim) , fondi i të arratisurve , fondi ekonomik , fondi Kosovës dhe ai i të huajve . Siç del dhe nga hetimi i prokurorisë për “disketat” , ( për problemin e të cilës ju kemi informuar më parë), në kompjuterizimin e këtyre materialeve kanë marrë pjesë edhe punonjës të tjerë jashtë strukturës së degës apo drejtorisë së arkivit dhe pa miratim me shkrim të titullarit të organit.
Pa autorizim me shkrim të titullarit të organit, janë hedhur nëpër fletore e blloqe të ndryshme të pasekretuara (26 të tilla), emrat e ‘ personave që kanë dosje në arkiv si bashkëpunëtor të sigurimit të shtetit apo si përpunime; emra personash të ndryshëm, kopjuar nga procesverbalet e asgjësimit apo listat e veçimit dhe që ju përkasin fondit të kundërzbulimit.
Ndonëse në arkiv janë gjendur disa autorizime të lëshuara nga titullari i organit, që lejojnë persona të veçantë të shfiytëzojnë materialin arkivor, nuk dihet se çështë bërë me këto materiale, pasi nuk gjetëm regjistrin e evidentimit të studiuesve në arkiv; pa shtjelluar në këtë pikë shfrytëzimet masive të arkivit pa autorizim. Vetëm “materiale të ndryshme”, që konsideroheshin ato dosje e materiale operative që shfrytëzoheshin, gjenden të grupuara në dhomën kryesore të arkivit rreth 450 dosje, informacione e materiale të tjera operative.
— Lidhur me shfrytëzimin e arkivit, mendojmë të evidentojmë edhe problemin e fotokopjimit. Kështu, janë fotokopjuar në arkiv materiale të rëndësishme arkivore, paautorizim me shkrim të titullarit të organit. Një pjesë e materialeve të fotokopjuara kanë qenë burim kryesor “informacioni” për median elektronike dhe atë të shkuar.
Zoti Drejtor, në këto ditë kemi filluar përpunimin e materialeve të hedhur në kompjutera dhe do të vazhdojmë me zbatimin e fazës së tretë, atë të kompjuterizimit të inventarëve, të përpunimeve e më vonë në hartimin e një softi të përshtatshëm për studimin e dokumenteve gjendje në arkiv.
Ndërkaq, jemi në pritje të vendimit Tuaj për problemin e mikrofilmimit i cili do të jetë dhe faza ” e katërt” që mendojmë të shoqërohet dhe me përmirësimin rrënjësor të kushteve teknologjike dhe të shfrytëzimit të kësaj pasurie të shërbimit dhe të kombit.
Burimi: http://www.gazetadita.al/kush-i-zhduku-dosjet/
Amnistia???!!! A është e zhprehur në ligjin për amnistinë e atëherdhme veprimtaria antishqiptare në favor të zbulimeve të huaja?????!!!!! Klosi duhej të kish urdhëruar gjurmimin e veprimit të zhdukjes së dosjeve, të autorëve, qëllimieve të tyre dhe ku kanë përfunduar ato. Të thuash që vjedhja e dosjeve ishte e amnistuar do të thotë që amnistia kishte shtrirje deri në territorin sërb për veprimtarinë e tij kundër Shqipërisë. Kjo logjikë është absurde. Ajo është një çështje që duhet gjurmuar deri sa të dalë e vërteta. Si mund të amnistohet veprimtaria e zbulimeve të huaja kudër atdheut?????!!! Kjo është logjikë e klyshëve të zbulimit sërb dhe jo e një stdhetari shqiptar. Si mund të kalohet kaq lehtë kjo ngjarje? A ëshqë shqiptar shërbimi informativ i shtetit? A është dhqiptare prikuroria e Shqipërisë? Po kuvendi i Shqipërisë a është shqiptar?
@haka.
plus kesaj qe thua ti, nuk e ndalon dot nje politikan apo president te shpalle nje amnisti, njesoj siç nuk ndalon dot nje president te ardhshem ta shpalle kete amnisti te paligjshme ose te pafuqishme. Ai i pari beri ligjet e veta, pse nuk bejne kta te tjeret ligjet e tyre?
Shqiperise i iku filli qe kur iku xhaxhi. Deshet televizora edhe makina, hajini mutin vendit tani.
Tha xhaxhi, doni bar edhe Shqiperi apo doni akullore edhe Shqiperine ta bejne pasticio.
Ju zgjodhet akullore, lepijeni mire tani!!
Pse lodheni kot me hamendesime nga me te ndryshme.Kryekrimineli Sali Ram Berisha eshte kryeagjenti i UDB qe zbatoj strategjine e ketij sherbimi per te shkateruar cdo gje ne Shqiperi me qellimin e vetem per ta bere edhe kete pjese te Ballkanit te tijen.Ishte fati i madh per te gjithe ne qe SHBA si gjate gjithe historise sone si shtet edhe kete radhe u gjend ne krah te popullit shqiptar dhe i dogji e beri hi keto plane ogurzeza te Milloshevicit e te birit te tij shpirteror Berisha.Sa per shkaterimin e arkivave te ish Sigurimit te Shtetit dhe vjedhjen e dekonspirimin e materialeve agjenturore keto te gjitha jane bere me urdher te Bashkim Gazidedes i cili zbatoj urdherin e eprorit te tij Berisha.Per te zbardhur te verteten si dhe per te gjetur se ku kane shkuar dokumentet sekrete te vjedhura nga arkivi le te meret ne pyetje ish drejtori i arkivit Kastriot Dervishi qe nuk rresht se botuari neper gazeta materiale sekrete te ketij arkivi.Per aq kohe sa organet ligjzbatuse ne Shqiperi kane per te qene vartes te Saliut i cili i ka komprometuar e i ka vene ne sherbim te tij asnjehere nuk kemi per te mesuar te verteten e shkaterimit total te Shqiperise dhe personat pergjegjes kurre nuk kane per te dhene llogari.
JOooooooooooooooooooooooooooooo.
… atehere cfare do beje apo ke do coje ne burg VETINGU ? … kur shume DOKUMENTA kriminale dhe spiuneve si p.sh. BERISHA jane djegur dhe zhdukur QELLIMISHT ?
… atehere i ngelet qe VETINGU te coj ne BURG apo denoje vetem POPULLIN E shkrete qe s’ka kush t’a mbeshtese ….
… POPULLI ashtu sic i premtuat me VETINGUN pret arrestimin e krye kriminelit BERISHA me shoke …
Per Klosin ish sigurimi i shtetit ishte nga me korrekti,kurse per Enver Hoxhen ishte strehe per mije kenetash se te gjitha zbulimet i kishte bere partia,pa harruar se per popullin ishte foleh grerezash qe parafabrikonin dosje sipas oreksit te luftes per leke te piset dhe pushtet pa kufi brenda jashteqitjes shqiptare ne dite e vite deri me sot.Mjaft me,me kloser e palo ajazer qe per nga ligesite jane nje me djallin.Dhe kjo eshte vertetuar me stimulimin e skemave piramidale,e gjakmarrjes,pa harruar hapjen e depove e grabitjen e pasurise kombetare e private nga riciklimi i botes se krim-korrupsionit-mafjozo-terrorrist-imoralo-politik ne krie te pushtetevd dhe kete e verteton kontrabanda e armeve dhe e naftes me vendet ne lufte si ish Jugosllavia e milloshevicerve,karaxhicerve,etj.Ne kete konteks dhe me amnistine me anti njerezore qe kopsiti berishovici ky shermim jo vetem ishte kthyer ne nje kenete per me mije kenetash per popullin,por deri me sot ai mbetet mashe ne duart e antishqiptareve qe jo vetem i dhuruan mbi 300kilometra katrore me rezerva te medha gazi e nafte por lane me gjak kodra,male,sokake e rruge dhe bulevarde dhe perseri vazhdohet ti behet avokatja,nje marri e shkuar marrise nje bashkefajesi,qe jo vetem nuke duhet injoruar,por hetuar dhe ndeshkuar me tere fuqine e ligjeve.Duan apo nuke duan klosistet,apo ajazevicet,berishovicet,bashkvicet dhe medijvicet e ramovicet nen hije plepit,drejtesia do te behet se sot e ka kerkuar me force SOVRAMI,USA dhe BE-ja.
FATKEQESIA KOMBETARE
– Me gjuhen e fakteve
– Nga Alban Dega , Nju Jork
– Si Berisha !
…. Jane nje shpure qyqesh qe krijojne nje kor sa injorant aq edhe fatkeq… Tamam nje kor qyqesh qe jane gati te japin edhe jeten per “nenen parti” . E heqin veten te djathte pa pasur asgje ne xhep pervec dashurise per “liderin e pavdekshem” dhe milionave te siguruara me korrupsionin dhe tenderat e Padrinos ne kembim te besnikerise dhe servilizmit te tyre pa kushte.
Kane vetem emra te ndryshem: Lulezim Basha, Flamur Noka, Arben Ristani, Fatmir Mediu, Oerd Bylykbashi, Edi Paloka, Fatri Balliu, Aleksander Frangaj, Blendi Fevziu, …” Klan”, “ Gazeta 55” , “ABC” … Gjithcka tjeter eshte pike per pike si Berisha.
Flasin si Berisha. Kercenojne si Berisha. Shajne si Berisha, Cirren si Berisha. Per te menduar nuk behet fjale. Kane vetem mendte, me mire te themi mendesine enveriste te Berishes
Lehin dite e nate per antikomunizem duke harruar shprehjen lapidare te disidentit te sprovuar Vaclav Havel se “nuk ka komunist me te keq se komunistin antikomunist”.
Haraci i mercenarit
Me nje mentalitet tipik komunist japin mesime morali kur imoraliteti eshte “virtyti” me i larte i tyre… Flasin per demokraci kur shpirti i tyre eshte prangosur pas nje partie dhe lideri qe pervec emrit asgje nuk kane te perbashket me demokracine…
Perbetohen per liri kur pervec servilit, sherbetorit dhe skllavit politik nuk dijne te bejne pune tjeter. Clironi shpirtin dhe mendjen tuaj nga prangat o fatkeqesi e vetvetes dhe e Berishes, qe po e demaskoni edhe me keq me genjeshtrat tuaja. Nuk e kuptoj si Berisha pranon te paguaje mercenare te tille qe po ia marrin krejt fytyren… ( !? )
Nese jeni “vullnetare me zor ” te 97-es coni perpara akrepat e ores edhe plot 13 vjet se nuk u shpeton dot as Berisha. Genjeshtrat tuaja i kane kembet edhe me te shkurtera se mendja juaj xhuxhe o “Skuadronet e Vdekjes” se Ajatollah Ruhollah Gazidedes me emrin e vetem real “Fatkeqesia Kombetare….”
Genjeshtrat e tyre i kane kembet shume me te shkurtera se rrenat e tyre dhe te padronit te tyre qe u kthen permbys jo vetem shikimin e botes por edhe te vertetat! A e keni informuar akoma Berishen se ku ndodhet Gerdeci !? Po se ku ndodhet Vicidoli!? Ka shume e shume vite pa e shkelur…. Po ….. Po… Nuk kane faj te gjoret. Nuk dine se cfare bejne. Eshte haraci i mercenarit
Shifrat enigmatike dhe
pasojat tragjike….
Cfare kuptimi ka shifra e UDB, e KGB-se dhe sherbimit sekret francez XY, qe ia permendi ish- deputeti Spartak Braho ne Komisionin e Ligjeve te Kuvendit Popullor!?
Si dhe pse e spiunoi tek Beogradi Xhelil Gjonin, te vetmin qe nuk e arrestoi dot bashke me bllokmenet e tjere !? Cili e rekrutoi i pari dhe sa u shit tek tjetri!? Jane pyetjet e tij jo te miat.
Jane bere gati kater vjet nga deklarata e deputetit Braho ne nje forum ligjor te Kuvendit Popullor dhe as Kryeministri e asnje zedhenes i tij nuk ka hedhur ose pergenjeshtruar akuzat shume te renda te tij ndaj Berishes. Nje akuze gjithnje quhet e vertete persa kohe ajo nuk eshte pergenjeshtruar me fakte apo nuk eshte provuar e kunderta e saj ne gjykaten e drejtesise …..!
Me shqetesojne seriozisht keto pyetje !? Nuk behet fjale per nje hafije a spiun ordiner a kaskete 80 lekeshe te ish- Sigurimit te Shtetit komunist. Behet fjale per nje udheheqes partie politike ne pushtet dhe per Kryeministrin e Republikes se Shqiperise qe ka ne dore fatet e vendit ! E di pse?!
Se pari, sa here lexoj lajme nga Shqiperia sot me kujtohen mallkimet e nenes sime te viteve 70 per ” Qoftelargun e asaj kohe qe “eshte ka e drejton vendin sikur t’ia kete inat popullit te vet”
Se dyti, as UDB serbe, as KGB-ja ruse nuk do ta drejtonin kaq mbrapsht Shqiperine si qeveria e korruptuar e sotme …
Se treti, emerimi i Bashkim Gazidedes, nipit te shefit te UDB-se per Kosoven ne ate kohe, si kryetar i sherbimit sekret shqiptar – SHIK, te cilin lideri dhe heroi i demokracise Z. Azem Hajdari e ka akuzuar mese njehere per shitjen e te gjitha dosjeve teper sekrete te paraardhesve te tij UDB-es serbe…
Zi e me zi per Shqiptari
Se katerti, kontrabanda e naftes dhe hapja e rubinetave te saj per makinen serbe te luftes dhe terrorit ne Bosnje, Kosove, cka perben nje shkelje flagrante jo vetem te ligjeve shqiptare, por edhe te atyre nderkombetare dhe te Kartes se OKB-se!?
Se pesti, ftohja dhe acarimi i marredhenieve me ish- Kryetarin e LDK-se dhe te Kosoves njekohesisht , Zotin Ibrahim Rugova ne vitet 1993- 1997, kur ai asnjehere nuk e vizitoi Tiranen.
Se gjashti, arrestimi i kryeheroit te Kosoves Adem Jashari dhe liderve te tjere te rezistences ilegale ne Kosove ne vitet 94-96 ndersa takohej me Milloshevicin
Se shtati , rrembimi , torturimi, ekzekutimi ne tortura dhe zhdukja e kufomes se atdhetarit kosovar Remzi Hoxha nga SHIK-ui i Gazidedes dhe mbrojtja me te gjitha mjetet e rrembyesve dhe torturuesve te tyre Sefgjini e kompani nga drejtesia shqiptare nen pretekstin me absurd te mundshem ” per te mos paguar demshperblime per denim te gabuar” duke i dhene vetes edhe rolin e krye-Kryegjykatesit te Shqiperise e duke penguar organin e akuzes shqiptare me emerimin e tij ne poste te larta ku ndodhen burimet kryesore te te ardhurave te shtetit shqiptar
Nga katrahura ne katrahure
Se teti, akuzat e befta dhe te pabesa kunder UCK-se dhe rezistences se armatosur ne kohe si “organizate terroriste…. marksiste- leniniste…. si dore e zgjatur e Beogradit” ne kulmin e saj per te dekurajuar luftetaret e lirise.
Se nenti, organizimi i katrahures 97 qe shkaktoi mbi 10 000 viktima, mbi 4 miliarde dollare deme ekonomike e financiare popullit dhe e shkermoqi krejt shtetin shqiptar duke e futur ne trazira vdekjeprurese e rrenim deri ne zhberje…
Se dhjeti, organizimi i grushtit klasik te shtetit te 14 shtatorit 1998. Ai shkeli jo vetem kodin e jetes, por edhe kodin e vdekjes. U keqperdor ne menyren me makaber deri edhe arkivoli me kufomen e heroit te dmeorkacise Azem Hajdari per te shqyer dyert e Kryeministrise, per cka ka protestuar mese njehere edhe vete bashkeshortja e Azemit te ndjere. Po te mos ishin paralajmerimet e Uashingtonit, do ta kishte futur Shqiperine ne nje katrahure te re… duke perdorur edhe mercenare te UDB-se serbe ne castet me vendimtare per Luften Clirimtare te Kosoves,
Se 11-ti, rekomandimet e mbrapshta per Delegacionin e Kosoves ne Konferencen e Rrambujese per te mos nenshkruar ate marreveshje, cka i solli fitim kohe dhe i sherbeu vetem Beogradit dhe Milloshevicit…
Nga dhuna ne terror
Se 12, tragjedia e Gerdecit e 15 marsit 2008 shkaktoi mbi 500 viktima, midis te cileve 26 shqiptare te pafajshem te vdekur , fakira qe punonin si skllever pa asnje sigurim shoqeror e pa asnje mase sigurie teknike e jetesore ne fabriken e vdekjes se qevezise Berisha. “ Kjo Mafia ka dale krejt jashte kontrollit” shkroi gazeta me e madhe ne Botes “ The New York Times”
Perparimi i regjimit te Berishes eshte i dukshem: nga “Qeveri e gangstereve” ne 97-en kalon ne nje “Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit” !!!
Se 13-ti, zullumi antikombetar i Berishes dhe qevezise me te korruptuar ne historine e Shqiperise po ashtu shenon lartesi te reja. Ne prag te zgjedhjeve te reja parlamentare ata miratojne marreveshjen atdheshitese te Otrantos me Athinen, e cila akoma mban ne fuqi me ligj gjendjen e luftes me Shqiperine, tashme nje vend aleat e e anetar i NATO-s.
Po te mos ishte kushtrimi atdhetar i Kolonelit te flakur nga detyra Myslim Pashai dhe vendimi i Gjykates Kushtetuese, Shqiperia do te kishte sot rreth 350 kilometra katrore me pak ose dhjete Shen Nauma me shume ne nje pellg ku flitet per nje det prej triliona fuci nafte e biliona tone metrik gazi natyror. Secili prej bashkepunetoreve te Berishes ne kete akt tradhetie kombetare gradohen ne majat e diplomacise, ushtrise. Spikat emerimi i“ Kolonelit te Asfalise greke me tre gishta” Arben Imami ne krye te Ministrise se Mbrotjes se Shqiperise!
Nga vjedhja e pasurive dhe votave tek …
Se 14-ti Berisha dhe qeveria e tij e korruptuar e atdheshitese nuk lene mjet pa perdorur per ta kaluar sa me shpejt kete akt atdheshitjeje Greqise para zgjedhjeve. Po ashtu ministrat e tij dhe krejt peshkaqenet e korrupsionit hidhen ne gare per te shperblyer mercenaret e Berishes
me tendera pa fund. Brenda 30 diteve te fundit te mandatit te pare te Berishes dhurohen mbi 50 tendera hidrocentralesh, rrugesh… me vlere prej rreth gjysem miliardi euro vetem per klanin e korruptuar rreth Berishes.
Se 15-ti, vjedhja masive e mundit e djerses, pasurive te taksapaguesve shqiptare, pasohet nga vjedhja masive votave te tyre ne zgjedhjet e 28 qershorit te vitit 2009.
“ Votat u numeruan keq ose shume keq ne 30 per qind te tyre” thekson raporti i vezhguesve te Evropes dhe Amerikes demokratike. Per cudi a per leverdi reciproke ata i japin note kaluese kesaj demokracie ala Ahmedinaxhad ne zemer te Evropes e Berisha qeveris me me pak vota popullore dhe me pak se nje te dhjeten e votave te trukuara e sakatuara edhe nga modeli Hollandezo- Spanjoll i Kastriot Islamit!
Qevezia e hajnave
Se 16-ti,si rezultat i ketyre vjedhjeve krijohet edhe qeveria e hajnave me ne krye Padrinon Sali Berisha. Ish- ministri i Transportit dhe i Puneve te Jashteme Lulezim Basha i akuzuar jo vetem nga opozita, por edhe nga Prokuroria e Pergjithshme per vjedhje qindra milioneshe ne autostraden kombit emerohet ne krye te Ministrise se Brendshme. Nje i akuzuar per shkelje rendi e ligji emerohet ne krye te forcave te rendit e ligjit!!!
Ish- Ministri Mbrojtjes Fatmir Mediu ne kohen e tragjedise Gerdeci, i akuzuar ligjerisht per korrupsion, shperdorim detyre dhe vrasje massive te shqiptareve … emerohet si Minister Mjedisi ne vend te dergohet per stazh drejtesie ne birucat e Bences !
Fjalet plumba dhe ….
Se 17-ti dhunes fizike te Berishes dhe regjimit te tij ndaj shqiptareve i shtohet edhe dhuna verbale, sharjet prej rrugaci, kercenimet dhe shperthimet skizofrenike kunder opozites shqiptare dhe liderit te saj Edvin Rama, kunder cilitdo qe i kundervihet paranojes diktatoriale te Sali Berishes, qe eshte kthyer ashiqare ne Luigjin e 14-te te Shqiperise “Ligji jam une” dhe klani im. Te tjeret jane “shiftaret e njerkes”!
Se 18-ti, shkelja flagrante e barazise se shtetasve shqiptare para ligjit , duke i ndare ne shqiptaret e Sales dhe ne shiftaret e njerkes eshte dhunimi me i madh jo vetem i Kushtetutes shqiptare, qe askush si Sali Berisha nuk e ka kthyer ne nje pacavure pa kurrfare vlere. Eshte po ashtu edhe shkelja me flagrante e Konventave Nderkombetare per te Drejtat dhe Lirite Njerezore. Eshte edhe ushqimi me dru i zjarrit te revoltes popullore.
Se 19-ti, kjo shkelje e flagrante e barazise se shtetasve shqiptare para Kushtetues dhe Konventave te te drejtave e Lirive Themelor te Njeriut shoqerohet me vete zvetnimin njerezor te kryeministrit shqiptar dhe qevezise se tij perballe greves se urise se dhjetra deputeteve te opozites para selise se tij. Bashke me kete degjenerim te cdo ndjenje njerezore vdes edhe iluzioni se ne shpritin e mendjen e kryeminsitri shqiptar ka mbetur qofte edhe nje gjurme e Betimit te Hipokratit, si ish- mjek.
Parzmorja e hekurt e diktatorit ne vend te bluzes se bardhe te doktorit
Se 20-ti, ne vend te bluzes se bardhe te mjekut, qe pat premtuar se do ta rivishte sapo ta kerkonin interesat e demokracise dhe subjektit kryesor te saj demosit, popullit shqiptar. Tashme ai imazh ka vdekur pergjithnje. E vetmja gje qe ka mbetur gjalle dhe e fuqishme ne shpirtin mendjen dhe praktiken e Sali Berishes eshte shpirti fanatik komunist, enverist, stalinist i tij.
“ Une do te qendroj ne pushtet edhe 30 a 35 vjet… aq sa te me jape ymer ai lart” deklaron Kim Jong Ili i Shqiperise. Komentet jane te teperta. Sali Berisha do te shfaqej keshtu me parzmoren e hekurt te nje diktatori komunist pranojak qe ashtu si babai i tij shpirteror ekzekutoi publikisht kater shtetas te pafajshem , qe shikon kudo armiq, puciste, bastuna, stilolapsa revolvere, pilula me helme.
Tragjedia e 21 janarit 2011 hoqi edhe iluzionin e fundit lidhur me antikomunistin 24 karat komunist Sali Berisha.
Perfundimisht ai doli para popullit dhe para Botes sic eshte ne te vertete, si ekzekutor publik i qytetareve te vete te lire, faji i vetem i te cileve ishte se kerkonin liri e demokraci, nje jete me te mire per veten, per femijet dhe femijet e femijeve te vet.
Si ta nxjerrim vdekjen nga politika shqiptare !?
Duke vrare kater prej nesh, ai na ka vrare secilin e te gjithe ne. Secili prej nesh mund te ishte ate dite aty ku ishin ata, ne betejen per liri e demokraci sipas modelit me te te perparuar e me te sprovuar ne Bote, asaj amerikane.
Bashke me plumbat e urdheruar te zbrazen mbi kater prej nesh, ne politiken e Sali Berishes ka hyre vete vdekja.
E vetmja gje qe e nxjerr vdekjen nga politika, thote Nobelisti Gabriel Garcia Markez , eshte denimi me vdekje i politikes se vdekjes.
Po aq ne mos edhe me sakte e tha edhe mendimtari kombetar shqiptar Akademiku Rexhep Qosja, dikur miku e perkrahesi me i vendosur i Berishes: Kush perdor dhunen ne politike nga dhuna do te vdese!
E tha hapur e teper njerezisht edhe diplomati i larte amerikan Countryman i cili e filloi konferencen e shtypit sot ne Ambasaden amerikane ne Tirane me ” trishtimin” per vrasjen e 4 shqiptareve me 21 janar 2011.
Kambanat bien per ata qe kane veshe te degjojne! Ato po bien cdo dite e me fort!
SHENIM : KY ARTIKULL ESHTE SHKRUAR NE FILLIM TE VITIT 2008. PERDITESUAR ME 27 MAJ 2011. RIBOTOHET PA ASNJE NDRYSHIM
CFARE ME THA RAMIZ ALIA PER SALI BERISHEN & CO.
SI AGJENTE JO VETEM TE BEOGRADIT !?
From: [email protected]
Date: January 7, 2017 at 5:56:40 AM EST
To: [email protected]
Cc: [email protected]
Subject: ATDHESHITESIT NUK MUND TE BEHEN KURRE ATDHETARE
O KRESHNIK RRENA:
ATDHESHITESIT NUK MUND TE BEHEN KURRE ATDHETARE
– Nga Alban Dega, Nju Jork
Dy bosat tu politike reali Berisha dhe figuranti Basha kane vite e dekada qe shkerdhehen dite e nate, here hapur e me shume fshehurazi me Beogradin e Athinen, me UDB-en e me Asfaline greke, me Milloshevicin e me Arkanin, me Mictapisin e me Bakojanin, me Putinin e Slobodanin e ti i duartrokisje si nje bythelepires i peshtire e i pafytyre!
Do te quaja thjeshte nje legen materniteti! Nuk po e bej sepse nuk dua ta ofendoj ate. Jo ty! Ti ofendon edhe ofendimin me te rende
Sot na beni edhe atdhetarin edhe qytetarin… E kush partia jote kusare e vrastare, atdheshitese e antishqiptare!
Partia jote u bie sirenave te dekriminalizimit kur eshte partia me me shume kryekrieminele ne Kuvend e jashte tij, ne baze e ne qender… Kudo !
Partia Demokratike ka nje agjent te vetdeklaruar te UDBse jo vetem deputet ne Kuvendin Popullor, Flamur Noken. Ka gati 25 vjet qe ben korrierin midis Berishes dhe UDB-es sepse ai e ka katapultuar ne forumet kryesore te saj e deri gati ne krye te Komisionit te Sigurise se Kuvendit ku vetem “Miku mbi mikut” te Sali Fazlicit, Damiri, nipi i bosit te Berishes ne krye te UDB-es se Sanisha Stanishicit i hapen dyert deri edhe te Keshillit me te larte te Sigurise Kombetare!
Pse them se Muli e ka vetdeklaruar rekrutimin etij si agjent i UDB-es gjakatare serbe ? Cilat jane faktet?
Me doren e tij dhe vullnetin e tij te lire ka shkruar ne deklaraten e vet per ministrine Brenshme te Shqiperise te asaj kohe se ishte marre disa here ne pyetje edhe ne Prizren, edhe ne Prishtine edhe ne Beograd ku ishte trajtuar mire prej UDB-es. Aq mire sa shefat e saj i kishin kerkuar te bashkepunonte me ta…. E megjithese gjoja , sipas fjaleve te tij, ai kishte kundershtuar ofertat e tyre per bashkepunim, Muli ishte lene i lire !!!!
Lind pyetja e thjeshte: cili sherbim i fshehte e aq me teper nje bishe barbare e gjakatare si UDB jo vetem te lere te lire por edhe te te trajtoje si nje “bir hazreti“ ( fiqiri ) pasi nuk ka pranuar oferten dhe kerkesen e saj te pangijshme per spiune e hafije ne Kosove e ne Shqiperi ku rrjeti i saj agjenturor ishte e eshte shtrire anembane me shume se asnjehere me pare e ne te gjitha fushat.
Absolutisht e pamundur! Me e pakta do ishin disa vite burg e tortura ala UDB. Nje plumb kokes , helmim apo zhdukje pa nam e nishan sic ka vepruar me mijera here kunder atdhetareve shqiptare ne Kosove, Mali i Zi, Maqedoni e bile edhe ne Shqiperi.
As kjo nuk eshte arsyeja kryesore qe ngjalle aq shume dyshime…
Katapultimi i nje Muli, nje mushk Hasi, pa asnje vlere as intelektuale, as qytetare nga nje shkalle ne nje shkalle me te larte karriere ne gjirin e PD-se ku komandon gjithcka Sali Berisha e bene ate korrierin me te besuar te tij ne kontaktet jo vetem me Beogradin, por edhe me Podesten amerikane, qe punon po ashtu prej vitesh per imazhin e qeverive serbe ne SHBA.
Te gjitha rruget e sherbimet e Mulit e te Berishes te cojne ne Beograd… Edhe rruga e tyre per ne SHBA kalon nga Beogradi qe e katapultoi edhe vete Berishen ne krye te PD-se dhe te shtetit shqiptar.
“Kemi pase informacione dhe raporte teper sekrete te zbulimit dhe kunderzbuklimit shqiptar se Sali Berisha eshte rekrutuar nga UDB-a serbe qysh ne mesin e viteve 70-te , me tha Ramiz Alia ne nje bisede teper konfidenciale pas nje interviste qe bera me te me kerkese te gazetes me te madhe spanjolle dhe e treta ne Bote “ El Pais “ fill pas vendosjes se tij ne gjendje arresti shtepiak ne shtepine e se bijes ne Tirane. Jo vetem nepermjet vjerres se tij serbe Milices qe bente loje te dyfishte edhe me UDB-en edhe me Sigurimin por edhe me kontaktet qe ka pase gjate specializimit ne France me nje bashkefshatar tuajin qe ka punuar dhe punon edhe per UDB-en edhe per CIA-an , e cila ka pasur nje nder qendrat e saj kryesore per Ballkanin dhe vacanerisht per Shqiperine ne kryeqytetin serb me ne krye William Rajerson “kumbaren” e Berishes per marrjen e timonit te PD-se dhe postin me te larte shteteror ne Shqiperi. Ai sipas informacioneve qe kemi marre herepashere ka rekrutuar edhe nje mik te ngushte te Berishes dhe timin gjate nje veprimtarie nderkombetarei rinore ne nje vend perendimor”
Keta jane bosat e tu atdheshites te serbit e te grekut, tek Moska e i biri dreqit.
Njesoj si ata edhe ti nuk nxjerr i nga goja pa rre…. Eshte zanati juaj numer nje. Edhe ate e beni si gjithe zanatet e tjera….
Orvateni te rreni por as te genjeni nuk dini… Trashe fare! Rrenat tuaja bejne mu! Lexohen fare lehte ! Jeni bere te gjithe “qytetar dixhital” domethene Sali Berisha .
A e mbani mend debatin qe beme me njeri- tjetrin kur ti Zevendes- ambasadori i Sali Fazlicit dhe Gazidede UDB-ashit ne Washington genjeje se gjoja SHBA do ti hiqte vizat me Shqiperine brenda nje viti, sipas qytetarit tend dixhital te rrenave ala Berisha ne Departamentin e Shtetit.
Po shtate pseudonimet qe perdore nga kulisat e SHISH-it gazidedian kunder fakteve dhe te vertetave te pakundershtueshme te dhjetra lexuesve nga mbare Amerika e jashte saj!?
Sa vjet e u bene qe atehere dhe edhe sot e kesaj dite kur marredheniet e Shqiperise me SHBA jane ne zenitin e tyre akoma nuk jane hequr vizat !?
A e mban mend damaskimin qe te beri botuesi i “Kritika” ne ate kohe per adresat e rreme te emaileve tua qe te zgerlaqen edhe me keq or zgerlaqje e Berishes dhe Lulit, i Bishes dhe i Mulit…
Ai rregjim kusar e vrastar nuk kishte dhe nuk mund te kishte ambasador e zevendes me te mire se sera jote dhe e atyre qe jane ne krye te partise tende ! Lanet !
From: Alban Dega
Date: MAY 29, 2016 at 9:30:21 AM EDT
Fakte jo vetem mendime
CFARE NUK DINE JO VETEM PER POLITIKANET TANE … !?
…. Jo vetem Perendimi demokratik por edhe Lindja eshte e Kuqe !!!
– Nga Alban Dega, Nju Jork
Nuk shtrohet pyetja cfare di Bota jo vetem per politikanet shqiptare!?
Ceshtja eshte cfare nuk di jo vetem Perendimi demokratik jo vetem per politikanet shqiptare…!?
Me mijera kilometra larg deri ketu ne Nju Jork vijne emra e bema ministrash e deputetesh, kryebashkiakesh e ish-kryekomunaresh . Per cdo sherbim publik qe e kane detyre ligjore, per cdo emerim apo shkollim, punesim apo gradim, promovim apo perkrahje kerkojne paga ne natyre apo me para ne dore e vetem ne euro.. dollare ose te dyja. Nuk kane kohe as ti numerojne leket e shkreta.
Ne flasim vetem per Gjykates e Prokurore te korruptuar por harrojme se kjo eshte vetem gjysma e se vertetes dhe cereku i se keqes. Harrojme se shume prej tyre per nje post te tille kane paguar 100- 500 mije euro per ato karrike!
Kujt !? Emertesave perkatese KLD-se , deputeteve e deri edhe Presidentit nepermjet nje lukunie sekseresh qe gjuajne si hienat cdo oferte per karrike e para, per p… jeshka e per sefa!
PPPSH Ja – jo Partia e Punes, por Partia e Pjeshkes dhe Parase Shqiptare ka mbreteruar e sundon kete vend jo vetem tani!
Zanati me i vjeter ne Bote! Ka mijera vjet qe Bota sillet e bie ne gjunje para tyre !
TREGU NXJERR CDO GJE NE TREG!
Sic na thoshte ish- Presidenti i Meksikes miliarderi Luis Echeveria Alvarez ketu e 30 vjet perpara ne shtepine e tij ne Cuernavaca ” Ne kapitalizem nuk ka te bukur e te shemtuar, te trashe e te holle, te Cdo gje matet me para! Je aq i zoti, aq i bukur, aq i mencur sa para ke. Para me cdo mjet e me cdo rruge !”
Si u siguruan votat e munguara per 2 presidentet e fundit te Republikes se Shqiperise Zoti Puritan!? Me vota te blera, me vota te trafikuara…
Kur shitet e blihet, kur trafikohet deri edhe posti i Presidentit ai vend ka marre fund!
Ka dale ne semafor ne pritje te klientit te radhes!
Ky eshte faji madhor i politikes shqiptare dhe krereve te saj! Kjo eshte zanafilla e korrupsionit qe fillon tek kryeplaku e kryebashkiaku, deputeti, … e perfundon tek Presidenti i Republikes!
E PABESUESHMJE PARA 37 VJETESH…
Ketu ne Nju Jork dhe me teper ne Washington e ne Bruksel, ju siguroj edhe ne Beograd e ne Athine, ne Moske e ne Pekinin larget e dine me emer e mbiemer e deri ne hollesite me te vogla veset, virtutet, cenet, miresite e dobesite, bemat dhe poshtersite e cdo politikani e zyrtari te rendesishem shqiptar…
Po sjell nje fakt te para plot 37 vjetesh nga nje reviste seroze spanjolle ” Cambio 16″. Duke iu referuar burimeve te sherbimeve sekrete ajo njoftonte se ish- KGB- Ja sovjetike kishte nepermjet Ministrise se Tregtise se Jashtme te BS kishte marre me qera nje “zyre tregtare” perballe selise se Ambasades amerikane ne Madrid… Aty kishte instaluar nje pajisje pergjimi te posacme qe rregjistronte bisedat e diplomateve amerikane nepermjet perplasjeve te valeve zanore te tyre ne xhamat rreth 5 cm te trashe te zyrave te tyre nga nje largesi prej 750 metrash..
E pabesueshme per kohen dhe teknologjine sovjetike te asaj kohe qe as mund te krahasohej me ate amerikane, japoneze, gjermane, franceze…perendimore ne teresi!?
FOTOT DHE FILMI QE NDRYSHUAN BOTEN
A keni degjuar per fotografite dhe filmin qe ndryshuan Boten!?
Gjate nje vizite ne Washington ish -Presidenti amerikan i tregoi disa fotografi ish- liderit te fundit sovjetik Mihail Gorbacov…
Njera prej tyre tregonte limuzinen e tij duke u futur ne strehimin e tij super sekret antiberthamor ne nje nga vendet me te fshehta dhe te sigurta ne BS-ne pa fund e pa ane…
Tjetra i tregonte targat e makines ne permasa reale dhe silueten e tij mbas perdeve te trasha te xhamave te zinj dhe te blinduar te saj duke u futur ne nje strehim tjeter teper sekret!
Te dy fotot ishin bere nga satelite spiune amerikane nga nje lartesi prej mbi 40 mije kilometrash nga Toka!
Gorbacovi u trondit tejet mase shkruan Regani ne kujtimet e tij.
Pas tyre dhe filmit te Hollivudit ” A day after” Bota do te ndryshonte!
PO SOT !?
Teknologjia ka arritur maja te paimagjinueshme vetem 10 vjet perpara. Po plaket cdo ore e cdo sekonde!
Sot ne hapesire numerojne rreth 5000 satelite artificiale. Vetem per telekomunikacionin sot veprojne ne hapesire mbi 1000 satelite te tjere nga rreth 25 shtete.
Pjese e luanit u perket SHBA-se, Rusise, Kines, BE-se….
Per publikun kjo. Po per institucionet speciale!?
Jane te pakten 5- 10 vjet perpara!
Puritanet e Tiranes bejne sikur nuk e dine!
Te gjithe pergjojne te gjithe!
Secili pergjon secilin.
Dine per secilin prej nesh shume me teper se secili prej nesh di per vetveten!
Dine edhe cka dime ne per vetveten… Dine edhe cfare dine e cfare thone te tjeret per secilin prej nesh.
… Nuk dine vetem cka ata nuk duan as nuk kane interes te dine per secilin e ne te gjithe!
Ndaj te mos bejme Puritanin dhe as te Virgjerin, te ndershmin dhe as engjellin, te Drejtin dhe te pakorrupturshemin….
Jemi ku jemi se jemi si jemi sepse te tille jemi…
Vendi me i bukur ne Bote me nje popull qe lind e rritet mbi nje truall flori duke numeruar qindarkat per te shtyre ditet e muajt, ndersa nje grusht politikanesh e kusaresh te pa dine e iman hyjne ne politike si te mjere e behen milionere.
JEMI KU JEMI SEPSE JEMI ATA QE JEMI!
Politika eshte bere mjeti dhe rruga me e lehte dhe me e shpejte per tu pasuruar dhe degjeneruar jo vetem veten e familjen, fisin e tarafin, por edhe shoqerine e shtetin ne teresi si ne Tirane edhe ne Prishtine, si ne Tetove edhe ne Malesi…
Ndaj Reforma ne Drejtesi eshte nje emergjence Kombetare!
Perndryshe, edhe do te jemi aty ku jemi sepse jemi si jemi, sepse jemi ata qe jemi!
E ka thene shume qarte ketu e 150 vjet me pare nje nder baballaret e demokracise amerikane Abraham Linkolni ” Cdo popull ka qeverine qe meriton”!
Nuk meritojme me shume…. Kenaquni shqiptare me p… jeshka. Nuk ka me plasi peshku!
Tani e tutje ka vetem plasi p…. jeshkat!
PLASI … JO PESHKU…. PJESHKAT!
Hani p….jeshka, pini p… jeshka qe politika e politikanet, gjykatesit e prokuroret, Sali Berishet e Fatos Nanot, Gjin Gjonet e Ylli Rakipet, Alekandender Frangajt e Adriatik Pallat, …. te hane rehat parate dhe pasurine tuaj, djersen e gjakun tuaj, te sotmen e te ardhmen tuaj!
Hajde p… jeshka me lesh!
Hajde p… jeshka pa lesh!
Paguan Paria e Tiranes….
Qe tu kaj me kollaj pjeshken jo vetem te Nanes!
Edhe Nanen e Nanes e te babes, memedheun e Atdheun tone te bukur!
E Bukura e Dheut- Shqiperia ne semafor!
SHENIM: SHKRUAR E BOTUAR PER HERE TE PARE ME 29 MAJ 2016
Dhe ty Alban dega te besoj qe i Ke me fakte se i di Keto pune si race spiunsigurimsi qe je
Dosjet e arkivit i ka vjedhur Kastriot Dervishi ,ai ka tre vjet qe xhdo dit nxier nga nje dosje , ju kerkoni hajdutin shtet ordiner ,keni 30 vjet tallni bythen me ne ,hajduti del ne televizor live ju e kerkoni neper vrima.
Dosjet e arkivit i ka vjedhur Kastriot Dervishi , ai ka tre vjet qe xhdo dit nxier nga nje dosje , ju kerkoni hajdutin shtet ordiner ,keni 30 vjet tallni bythen me ne ,hajduti del ne televizor live ju e kerkoni neper vrima.
Po kur erdhe ti ne krye te shikut pse nuk i gjurmove krminelet