FOTOT/ Balla inspekton rrugën Cërrik-Belsh-Grekan: U shërben mijëra banorëve

27 Nëntor 2017, 16:25Politika TEMA
FOTOT/ Balla inspekton rrugën Cërrik-Belsh-Grekan: U shërben

Kryetari i Grupit Parlamentarë të Partisë Socialiste, Taulant Balla inspktoi sot punimet që po kryhen për ndërtimin e rrugës Cerrik-Belsh-Grekan, e cila u vjen në ndihmë mijëra banorëve të zonës së Dumresë.

Sipas Ballës, katër vite më parë Cërriku ishte një zonë tërësisht e lënë në harresë dhe falë investimeve të qeverisë, Cërriku po shndërrohet në një nyjë të rëndësishme të korridoreve rrugore në Shqipëri.

“Inspektuam sot punimet për ndërtimin e rrugës Cerrik-Belsh-Grekan, një aks i cili u shërben mijëra banorëve të zonës së Dumresë dhe jo vetëm. Kjo rrugë ishte kthyer në një gangrenë për banorët e zonës të cilët e kishin kërkuar prej shumë vitesh. Ky është një nga tre lotet e rrugës nacionale Cerrik-Ura Vajgurore.

Është një rrugë me të gjitha standardet duke parashikuar trotuare dhe ndriçim në zonat e banuara. Me këtë aks, përfundohen të gjitha rrugët hyrëse dhe dalëse të Cerrikut duke e kthyer këtë qytet në një kryeqendër të rrugëve lidhëse të Shqipërisë.

Me anë të kësaj rruge Berati e ka lidhjen me Tiranën 40 km më të shkurtër, ndërsa shkurtohet edhe largësia me Korçën, përmes Gramshit”, – theksoi Balla. Balla i bëri thirrje kompanisë zbatuese të projektit që të respektojë të gjitha standardet dhe afatet kohore të punimeve.

“Kërkuam nga kompania zbatuese e projektit jo vetëm të respektojë të gjitha standardet e cilësisë, por edhe afatin e punimeve i cili është parashikuar brenda vitit 2018.

Ndërkohë një detyrë e rëndësishme e çdo kompanie është të punësojë banorë të zonës ku zbatohet projekti. Më vjen mirë që nuk është hasur asnjë lloj problemi për zgjerimin e këtij segmenti pasi është gjetur një bashkëpunim i shkëlqyer me banorët”, – përfundoi Balla.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje